Malko në ‘Repolitix’: Berisha ka dy opsione për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit! Hajdari: Nëse Basha dhe ish-kryeministri gjejnë konsensus, do ketë garë të vërtetë! Haklaj: PD fiton 4 bashki

Rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Parlament, zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe deklarata e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishin çështjet që u diskutuan këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në 'Report Tv'.

Ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore tha se nëse dy kampet e selisë blu e shtyjnë 'luftën' përtej 6 marsit, do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhje.

PD është më e favorizuar, ka komisionerë, numërues, por që opozita shqiptare me 2 apo 3 kadidatë, nëse ndodh ndonjë mrekulli hyjnore. Opozita nëse thotë se e shtyjmë luftën pas 6 marsit, atëherë ka garë.”-tha Hajdari.

Teksa komentoi deklaratën e Escobar, Hajdari u shpreh se është një qëndrim që mund të lexohet në disa variante.

“Duket se Berisha nuk e merr dot me letra PD-në, pra duket se Escobar e mban lojën brenda Berishës. Por edhe ndonjë partie tjetër ndoshta që mund të ketë të shpallur non grata në të ardhmen. I mbetet institucioneve shqiptare nëse kanë të dhëna për Berishën, apo dhe të të tjerëve që nuk janë non grata, t’i bëjnë kërkesë SHBA-ve për informacione se çfarë kanë ata. SPAK, në dhjetor e ka mbyll me shqiptarët që u plotësua. BKH u bë i plotë. SPAK-un nuk e pengon askush që të fillojë hetimet. SHBA i ka dhënë rrugën nëse duan provat.”-u shpreh Hajdari.

Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko tha se Berisha ka dy opsione për zgjedhjet e pjesshme lokale, ose kandidat i pavarur ose koalicion me partitë e vogla të djathta, ku për këto të fundit tha se i ka të sigurta. Ndërsa për deklaratën e Escobar, Malko tha se rruga për drejtësinë shqiptare ka qenë e hapur prej kohësh.

“Zgjidhja më e mundshme, besoj se Berisha sado keq të jetë nuk çedon, do ta zgjidhi koalicionin me ndonjë parti të vogël, me LSI. Jo të jetë me siglën e një partie, përshembull PR dhe LSI në mes me koalicion. Besoj që minimalisht ai dy parti për koalicion i ka në xhep. Partitë e vogla të djathta i ka pasur nën ombrellë. Rruga për drejtësinë ka qenë gjithmonë e hapur, se nëse binin në djeni për korrupsion, apo diçka tjetër, mund të nisnin një hetim. Nuk ishte e nevojshme deklarata e Escobar nëse këta kanë një indicie dhe të hetojnë.”-tha Malko.

Ndërsa ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj, tha se deklarata e Escobar, tregon se kanë në vëmendje fenomenin e korrupsionit në Shqipëri ndërsa për zgjedhjet lokale të 6 marsit tha se PD fiton, Shkodrën, Dibrën, Durrësin dhe Lushnjën. 

"Kemi një marrëdhënie të shkëlqyera me institucionet tha. Nëse i nisni hetimet, do ju sjellin provat. Po përplasen dy mentalitete, një tribal, me vare, dhe një perëndimor që përfaqëson Basha. Takimet e Fierit, Korçës, Kurbinit, janë një fytyrë e re. Kjo parti me fytyrë të re nuk mund të jetë non grata. PD fiton në zgjedhjet Durrësin, Shkodrën, Dibrën dhe Lushnjën.”-tha Haklaj.

Ndërsa ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se shpreson që organet e drejtësisë së re, që për ironi të fatit drejtohen nga ish-sigurimsat e vjetër, të veprojë.

“Më duket si antikap që gjithë magjistratët kanë ik dhe gjyqtarë pas 90 kanë kaluar vettingun. Shumë studentë në 90 u ngritën kundër një regjimi. Jo Escobar, çfarë janë gjallë, vetëm të rrijnë te dera e SPAK, mund të belbëzojnë këta. Është deklaratë politike. Nuk e ka penguar njeri SPAK-un të nisë hetime për ndonjë.”-tha Murrizi.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër. Ndërsa i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Escobar, deklaroi sot se asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD apo e ndonjë partie tjetër.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?