Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme të Himarës është më e lartë nga ajo e votimit më 14 Maj 2023, kur u zgjodh me 19 vota diferencë ish-kryebashkiaku i dënuar Fredi Beleri.

KQZ njofton se deri në orën 11:00 kanë votuar 18,08%, ose mbi 4171 zgjedhës, në krahasim me 14,6% të vitit të kaluar. Tabela dhe krahasimet e tregojnë trendin elektoral.

Duke krahasuar shifrat statistikore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fasha orari përmbledhëse, dallohet qartë se kjo pjesëmarrje shkon në rreth 3-4 për qind diferencë.

Më konkretisht vetëm fasha e orarit të mëngjesit ka një shifër pothuajse të barabartë, pra e orës 08:00, teksa vitin e kaluar kishin votuar 2,18%, në krahasim me 2,8% ditën e sotme (4 gusht 2024).

Dhe diferenca thellohet në orën 09:00, me 7.09% ditën e sotme, në krahasim me 4,93% që ishte më 14 maj 2023.

Sipas raportimeve nga 34 qendrat e votimit deri në orën 10:00 të mëngjesit, ky numër votuesish ka shkuar në 12,44% pjesëmarrjeje, duke dalluar ndjeshëm nga viti i kaluar, me 9,74%.

Dhe publikimi i fundit zyrtar i shifrave vjen nga ai i orës 11:00, ku pjesëmarrja në votim ka shkuar në 18,08% në 36 qendra votimi të raportuara, teksa vitin e shkuar kjo shifër ishte në 14,6%, pothuajse më të njëjtin numër qendrash.

Sipas KQZ, deri në orën e mësipërme kishin votuar 4171 zgjedhës, nga mbi 23 mijë të regjistruar.

1722766337_pjesmarrjanevotime.png

 


Lajmi kryesor:

Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Pjesëmarrja deri në mesditë mbi 25 %! Celibashi e pranon: Janë 6 mijë votues me karta ID të skaduara


A.Q/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara zgjedhi sot kryetarin, 'jashtë' qytetarët me ID të skaduar! Tavo: Askush s'është mbi ligjin! Gjikuria: Vjet u lanë, llogarisin numrat

Himara zgjedhi sot kryetarin, 'jashtë' qytetarët me ID të skaduar! Tavo: Askush s'është mbi ligjin! Gjikuria: Vjet u lanë, llogarisin numrat