'Mos dëgjoni politikanët'! Mjeku apel për masat anti-COVID: Më dëgjoni ose ndryshe Europa do të na mbyllë

'Mos dëgjoni politikanët'! Mjeku apel për masat anti-COVID: Më dëgjoni ose ndryshe Europa do të na mbyllë

Mjeku Pëllumb Pipero në një postim në Facebook u kërkon qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, distancimin dhe mbajtjen e maskës. Referuar Malit të Zi që mbylli kufijtë, ai thotë se është trishtuese. Në apelin e tij për qytetarët, mjeku u kërkon mos të harrrojnë se virusi nuk ka ikur ndryshe 'do na ktheni shumë mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën! Ju lutem më dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanet sot! Dëgjoni specialistet" thotë ai. Numri i të infektuarve në tre javët e fundit ka pasur një rritje shumë të madhe për shkak të mos zbatimit të masave në biznese dhe nga qytetarët.

Postimi i plotë i Pëllumb Piperos
Nuk dua t’ju zgjoj,

por zgjohuni me nje mesazh nga une/dhe ne, të pa gjumit!

Eshte trishtuese te degjosh se Shqiperise i mbyllen kufijte, eshte edhe më trishtuese te degjosh se sot,disa muaj mbas fillimit te epidemise, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 te semure, shume më shume se sa u shtruan ne nje dite, ne fillim te kesaj epidemie ne vendin tone.

Dhe pse valle?!

Mos virusi u zhduk! Mos valle pandemia mbaroi! Mos valle virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne cdo dite, orë e minute!

Mos vallë shkenca zbuloi nje vaksine?!

Mos valle ne mjeket kemi ne dore nje medikament kunder ketij virusi ende vrases?

JO

Virusi eshte ende midis nesh!

Ne ende nuk kemi nje vaksine!

Ne ende nuk kemi nje ilac ndaj tij!

Po si dhe me cfar mund ta luftojme?!

Vetem me nje arme!

Me distance dhe me Maske!

Ndaj sot, ne fillim te kesaj dite te re, po ju lutem:

Ruani distancen dhe mbani masken!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa ne kohe, edhe pse te hapur brenda nesh, do jemi te mbyllur per Europen!

Ju lutem me degjoni SOT

Neser eshte shume von!

Qeveria nuk ka asgje ne dore!

Gjithcka eshte ne duart tona!

Ju lutem me degjoni mua! Mos degjoni politikanet sot! Degjoni specialistet!

Maska dhe distanca!

Vetem kaq mjafton!

Kaq pak, per te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspak izolim me botën qe po hapet cdo dite!

Na i hiqni kufite, duke i vene kufi virusit, thjesht dhe vetem me nje maske dhe distance!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 21/06/2020 15:47

    Ket e ben Edvin Mafia qe don me vjedh me vra e me pre shqiptaret.Nuk ka virus shpifjeVirus asht Edvini cohuni ta shporrim qelbesiren

    Përgjigju
  • Robert: 21/06/2020 13:05

    Cpo behet keshtu ne Shqiperi? Te gjitha sakrificat qe u bene per 2 muaj po shkojne dem. As nje lloj angazhimi dhe pergjegjesie nga pushteti qendror, vendor dhe njerezit. Shikon qeveritaret qe takohen dhe perqafohen me njerezit sikur te mos kete ne Shqiperi COVID-19. Fatkeqesi.

    Përgjigju
  • Per: 21/06/2020 12:35

    Je bo Edhe ti si politikon mbsj vendin qe tt takon mos fol Shum si gazetaret pk brj punen qe te tskon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë