Zhiti dhe Gjergj Kola në festivalin
e artit e shkencës në Salerno

Zhiti dhe Gjergj Kola në festivalin<br />e artit e shkencës në Salerno
Një aktivitet kulturor ndërkombëtar që lidh artin me Shkencën organizohet nga Hypatiae festival në Salerno. Festivali Hypatiae 2016 – Shkenca dhe arti në bregdetin Amalfitana do të mbahet në datat 16-17-18 shtator 2016.

Presidentja e këtij festivali Tonia Loscu, është një nga organizatoret me reputacion të lartë dhe një njohëse e shkëlqyer e arteve. Ky festival mbështetet nga UNESCO dhe fton personalitete me kontribut te veçantë në fushën e shkencës, publicistikës dhe arteve. Në edicionin e sivjetshëm janë të ftuar disa artistë të njohur shqiptarë. 

Mes tyre është i ftuar edhe piktori shqiptar Gjergj Kola që do të prezantohet me dy ekspozita personale me temat “Dritëhije dashurie” dhe “Gratë që shikojnë lart, Nënë Tereza”. Ekspozita e dytë me temën e Nënë Terezës do të hapet se shpejti edhe në Vatikan dhe në vende të tjera. 

Gjergj Kola është një nga piktorët më të suksesshëm në Itali dhe është vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare për veprat e tij. Ai pohon për “Shqiptarja.com” se “Në këtë festival është i ftuar edhe poeti e shkrimtari Visar Zhiti për të recituar poezinë e tij "Salerno" dhe për të prezantuar ekspozitat, për të cilat do të flasë edhe një studiuese arti”.

Hypatiae Festival organizohet me pjesëmarrjen e artistëve të më të njohur botërorë. Të pranishëm do të jenë personalitetet e Arteve dhe Shkencave, të cilët do të prezantojnë krijimtarinë e tyre ditën e shtunë më 17 shtator, ku qytetarët do t’i shohin veprimtaritë në 10 deri në 17 në vende informale si në skelë, plazh, sheshet e qytetit, etj.

Ky festival ka pasur sukses për temat alternative që janë edhe "filozofia e shoqatës".

Në fakt, në Dhomën e Këshillit të qytetit nga e shtuna e 17 shtatorit nga ora 10 deri më 17.00, do të ketë shumë personalitete që do të flasin për artin dhe shkencën, duke mos e humbur konceptin kulturës publike.

Shkencëtarët në këtë ngjarje të madhe kulturore do të jenë nga ora 18 deri në 20:30 me seminare dhe tryeza të rrumbullakëta për të ndarë me pjesëmarrësit njohuritë e tyre.
Temat që do të trajtohen janë “Art për një marrëdhënie të shëndetshme midis burrave dhe grave.

Ndërkohë ekspertët do të adresohen për dhunën gjinore, ku trajtohen edhe temat e shëndetit mendor, skizofrenitë dhe depresioni në funksion të shërimit. Pastaj edhe një pikë tjetër do të jenë ligjërata për çajrat bimore me mundësinë e marrjes së një mesazhi terapeutik me tingujt e kambanave tibetiane, ku pjesëmarrësit do të shijojnë momente relaksi.
 
Fëmijët do të jenë protagonistë në hapësirat kreative kushtuar festivalit Hypatiae, Arti dhe Shkenca. Festivali Hypatiae do të përfundojë me zërat e fëmijëve dhe prezantimet e tyre.

festivali

festivali
   Visar Zhiti

festivali
Gjergj Kola

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë