Sipas raportit për vitin 2016 Shqipëria renditet e 75-ta në grupin e vendeve me Indeks të Lartë të Zhvillimit Njerëzor me indeks 0.764.
Vendi ynë paraqet një përparim të dukshëm në indikatorët e barazisë gjinore, arsimimit të popullsisë dhe rritjes së jetëgjatësisë.
Vendet me indeksin më të lartë të Zhvillimit Njerëzor janë Norvegjia, Austria e Zvicra me indekse 0.949, 0.939 dhe 0.939.
Vendet me zhvillimin më të ulët janë Guinea, Burundi e Burkina Faso përkatësisht me indekset 0.414, 0.404 dhe 0.402.
Sa i përket vendeve të rajonit Kroacia renditet në vendin e 45-të, Rumania në të 50-tin, Serbia renditet në vendin e 66-ta, Bosnje Hercegovina e 81-ta, ndërsa Mali i Zi në vendin e 48.