Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza

Përgjegjësinë që zëvendëskryeministrja i kaloi për ngarkesën e mbetjeve toksike të nisura drejt Tajlandës, koncesionari që administron terminalin lindor në Durrës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e mohon kategorikisht. Një burim i Report Tv nga kompania tha se e vetmja përgjegjësi që EMS ka është vetëm për ngarkim-shkarkim, magazinim por jo për të bërë analiza mbi cilësinë apo mallrat që kalojnë paraprakisht nga dogana.  

I njëjti person me të cilin bisedoi shpjegon se çdo mall që shkon në terminalin e EMS  ka dokumentacion shoqërues, që është dorëzuar fillimisht edhe në hyrje të portit apo në doganë, dhe në rastin e mbetjeve toksike sipas tij në dokumentet e dorëzuara nuk është deklaruar se ishte mbetje e rrezikshme.

Po ky burim thotë se nëse mbetja do deklarohej si ngarkesë e rrezikshme, pronari i ngarkesës në atë moment dorëzon një sërë dokumentesh të tjera me më shumë informacion mbi rrezikshmërinë e ngarkesës, dhe se cilat janë masat shtesë që duhet të ndërmerren për të mbrojtur infrastrukturën, mjedisin dhe njerëzit. Si dhe tregon autorizimin nga institucionet për lejimin e eksportit të ngarkesës së rrezikshme. Pra në këtë rast kompania EMS është vetëm një hallkë e zinxhirit transportit të mbetjeve.

Qëndrimin e mbajtur në këtë rast, Report Tv e ka përballur edhe me kontratën e firmosur prej majit të vitit 2013, mes Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit me kompaninë gjermane EMS, kontratë 35 vjeçare.

Në këtë dokument në asnjë nen nuk thuhet se kjo kompani ka për detyrë të kontrollojë apo të bëj analiza të mallrave që trajton. Në nenin dy të kontratës citohet shprehimisht se: “Operimi i Terminalit do të përfshijë ngarkimin dhe shkarkimin kryesisht të anijeve me ngarkesa rifuxho, minerale qymyr etj por edhe të anijeve me ngarkesa të përgjithshme/gjenerale dhe për ngarkesa për projekte, sipas rastit. Përsa i përket përpunimit të ngarkesave rifuxho operatori do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur një shkallë të lartë specializimi me qëllim rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostove për njësi. Shërbimet që do të ofrohen do të përfshijnë gjithashtu dhe aktivitetet e lidhura me to, me anijet dhe ngarkesat të tilla si përpunimi i ngarkesave, depozitimi, magazinim, lëvizje ekstra, transportin, spontimi, marrjen dhe shpërndarjen dhe përfshirë marrjen e masave për burimet e kërkuara në infrastrukture, mjete, pajisje, sisteme, praktika, procedura, programe, organizim dhe burime njerëzore në përputhje me praktikat me të mira industriale dhe siç janë të specifikuara në Termat e Referencës”.

Prej javësh institucionet shtetërore përfshirë edhe drejtësinë janë vënë në lëvizje për 2 anije që dyshohet se kanë eksportuar drejt Tajlandës 816 tonë mbetje toksike, të prodhuara nga kompania KURUM, dhe transportuar në portin e Durrësit nga kompania Sokolaj SHPK.

Kontrata koncesionare me EMS (kliko këtu për ta lexuar

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • As ky rast: 30/08/2024 22:19

    Edhe ky skandal do kalohet me heshtje, besoj do shkruhet edhe nja ca dite dhe kaq. Ketyre hajduterve qe kane bere kasaphane do tju qepin letrat dhe do ti fshijne nga politika per gjera shume me te vogla. Kini parasysh Dakon e durresit, kush ishte e cfare ka bere 20 vjet ne durres dhe e spostuaj per qime b…e! Edhe Belen, tutorin e Beles e gjithe derrave qe kane ngelur ne Albani kane per ti spostuar per therrime buke. Keto jane skandale shume te medha dhe per keto linja trafiku ehuuuuu lepuri kushedi ku fle. Keta zhgarrot tone qe bejne si gangstera me popullin e raskapitur shqiptar jane fundi kavallit. Durim o popull se kemi akoma kohe per ta pare shqiperine zonjë. Inshalla se shtyjne kete gjendje edhe nje 10 vjeçar!!!

    Përgjigju
  • Altin Jace: 30/08/2024 22:09

    Vjen shume ere e keqe kjo puna

    Përgjigju
  • Beni: 30/08/2024 21:35

    E ka fajin mullixhiu ,hajde bela hajde.ka akoma budallenje qe u besojne ktyre politiqenve

    Përgjigju
  • joni: 30/08/2024 21:29

    Kësaj i thonë PIN PONG....

    Përgjigju
  • Futja kot: 30/08/2024 21:28

    Terminali nuk ka lidhje me analizat e mallit. Përkundrazi, mund te jete pale e vene ne rrezik nga mallrat toksike pasi kush duhet te kontrolloj nese malli eshte konform me cfare eshte deklaruar eshte Dogana, Kapitaneria dhe autoriteti portuale. Bej kete pune prej vitesh dhe terminalit ka përgjegjësi per ngarkim shkarkimin dhe depozitimin per pak ditë, kohen e duhur qe te mbërrijë anija.

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/08/2024 20:38

    Bela, kape prej veshi ate zarin e vogel qe ka veshur kostumin e babit dhe ben si minister, jepni te dy doreheqjen dhe paraqituni ne Spak te lutem pasi eshte hetim nderkombetar, nuk mbyllet duke i dhene ndonje gje Gaz Bardhit qe te mos bej ze.

    Përgjigju
    • ilir: 30/08/2024 21:09

      Baz Gardhi eshte ne hall per vete, nuk ka c'mbyll asgje. Keta te qeverise jane ne hall edhe me gjermanin e kalates lindore, sepse sollen arabin e u duhet vendi per investimin.Tani e sulmojne kot, sa per t'u treguar te zellshem para Km, se realisht gjermanit i hane ate qe s'thuhet.Kontrata 35 vjecare, deri me 2048 flet qarte.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Lideri i Syriza-s martohet me partnerin e tij në një ceremoni private, të ftuar njerëz të rëndësishëm të Greqisë

FOTOT/ Lideri i Syriza-s martohet me partnerin e tij në një ceremoni private, të ftuar njerëz të rëndësishëm të Greqisë