-
-
-
Rrezikuan jetën e pushuesve! Policia bllokon 8 mjete lundruese në Kavajë dhe Dhërmi, gjobiten pronarët
Tetë mjete lundruese u bllokuan nga policia kufitare gjatë aksionit të fundit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar manovra të rrezikshme për jetën e pushuesve.
5 Qershor 2023, 11:14 -
Mungesë dokumentacioni dhe peshkim në zona të ndaluara, policia bllokon 2 mjete lundruese në Vlorë! Gjobitet pronari i skafit
Në prag të nisjes së sezonit turistik, duket se policia ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare për mjetet të cilat kanë mungesë dokumentacionesh. Së fundmi, dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia në Vlorë.
24 Maj 2023, 15:41 -
-
-
Sarandë/ Futi skafin mes pushuesve, 28-vjeçari nuk kishte dokumete, gjobitet me 110 mijë lekë, i bllokohet edhe mjeti
Pas tragjedisë së Himarës, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Këtë radhë, një 28-vjeçar është kapur nga policia duke futur skafin në mes të pushuesve dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.
15 Gusht 2022, 18:26 -
Tragjedia e Himarës “s’ndal” abuzuesit! Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë! 49-vjeçari gjobitet me 110 mijë lekë
Një tjetër skaf është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Por kur u ndalua për kontroll, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit. Për këtë arsye, pronari 49-vjeçar i identifikuar si J.M., është gjobitur me 110 mijë lekë.
14 Gusht 2022, 21:22 -
Turisti nga SHBA nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti për 30 ditë
Një pushues me origjinë nga Saranda që jeton në Florida duket se ka ardhur për pushime në Shqipëri, por nuk i respekton urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë për kontrollin e dokumentacionit të mjetit lundrues gomone.
11 Gusht 2022, 15:39 -
Sarandë, protestë para Komisariatit të Kufirit e pronarëve për bllokimin e mjeteve të ujit! Pronarët: Kemi 5 ditë që rropatemi
Për bllokimin e lëvizjes së mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë 5 ditë më parë në Potam të Himarës, kanë protestuar mesditën e së hënës edhe pronarët e mjeteve ujore në Sarandë. Bashkë me ta edhe ata të Ksamilit. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë
8 Gusht 2022, 14:15 -
Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pas Vlorës dhe Dhërmiut, dalin në protestë pronarët në Durrës dhe Sarandë: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë
Pronarët e motorskafëve dhe mjeteve të tjera lundruese në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit, pasi që prej ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një 7-vjeçareje në Himarë, ata nuk lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre.mje
8 Gusht 2022, 11:27 -
Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: Po lejohet lundrimi në mënyrë selektive
Pas bllokimit prej 4 ditësh të mjeteve lundruese, pronarët e tyre kanë protestuar dhe e kanë konsideruar të padrejtë vendimin. sipas tyre ata disponojnë dokumente të rregullta, ndërsa akuzojnë policinë kufitare se po lejon në mënyrë selektive një pjesë të mjeteve të lundrojnë.
7 Gusht 2022, 21:12 -
Policia bën bilancin: 200 mjete lundruese në verifikim! 65 mjete janë gjobitur gjatë sezonit veror! U zhvilluan 22 operacione për lirimin e plazheve
Policia ka bërë bilancin e operacionit për verifikimin e mjeteve lundruese dhe operacioneve për lirimin e plazheve. Nga Velipoja në Ksamil, gjatë 4 ditëve të fundit, pas tragjedisë në Himarë janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël. Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.
6 Gusht 2022, 13:08 -
-
