-
Shqipëria anëtarësohet në EUROJUST, Gjonaj: Nivel i ri bashkëpunimi me vendet e BE-së
EUROJUST ka hapur zyrëtarisht dritën jeshile për Shqipërinë. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka konfirmuar se ky institucion kyç i Bashkimit Europian ka vlerësuar të gjithë bilancin e arritur nga institucioni që ajo drejton, duke e bërë pjesë me të drejta të plota.
1 Nëntor 2019, 21:44 -
-
Mamografi falas për gratë e dënuara/ Manastirliu dhe Gjonaj: Sigurojmë çdo grua që të kryejë kontrollin e gjirit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar këtë fundjavë institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e dënuara.
27 Tetor 2019, 10:55 -
Gjonaj: Bashkëpunimi me 'EUROJUST' fuqizon luftën ndaj krimit dhe terrorizmit
Gjatë takimit, Tracol ka vlerësuar punën e bërë nga ministrja Gjonaj mbi çështjet kryesore të parashikuara në marrëveshje, duke theksuar rëndësinë që ka implementimi i saj pa vonesa me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit.
23 Tetor 2019, 15:07 -
Ndihmë juridike falas në çdo qark/ Gjonaj përuron qendrën e Elbasanit: Shërbime për çdo nevojtar
Ministria e Drejtësisë inauguroi qendrën e shërbimeve të ndihmës juridike parësore falas në Elbasan. Gjatë përurimit, ministrja Etilda Gjonaj vendosi theksin te rëndësia që ka ky projekt për qytetarët në nevojë me të ardhura të pamjaftueshme, duke siguruar se po vijon puna për të ngritur në secilin qark nga një qendër.
18 Tetor 2019, 18:12 -
-
Strasburg, Gjonaj mesazh 47 ministrave të KE-së: Çelja e negociatave, presion për reformat e mëtejshme në Shqipëri
"Kemi parashikuar krijimin e një qendre teknologjie informacioni për gjyqësorin që do të modernizojë sistemin e drejtësisë nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja."
15 Tetor 2019, 10:47 -
Sekretarja e Përgjithshme e KE pret Gjonajn: Puna e bërë me reformat duhet njohur me qëllim hapjen e negociatave
Nga ana e Sekretares së Përgjithshme u theksua fakti që bashkëpunimi do vazhdojë më tej duke vlerësuar në veçanti gjithë mënyrën se si është dizenjuar i gjithë procesi i vettingut dhe Reforma në Drejtësi.
14 Tetor 2019, 15:26 -
Ngrihet rrjeti anti- korrupsion në 16 agjenci/ Gjonaj: Në një vit e gjysmë 650 punonjës të ndëshkuar!
Në një vit e gjysmë, më shumë se 650 masa disiplinore janë marrë për punonjësit e administratës publike. 120 prej tyre në nivele të larta dhe të mesme drejtuese, janë larguar nga detyra, dhe më shumë se 40 zyrtarë publik janë dërguar me kallëzim penal në prokurori. Një shifër e tillë është bërë publike nga ministrja Etilda Gjonaj gjatë një takimi me ambasadorët dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.
12 Tetor 2019, 20:35 -
-
Shifra alarmante/ 9 nga 10 gra në Shqipëri e konsiderojnë dhunën ndaj tyre normale! Raporti i OSBE: 97% e rasteve s'e denoncojnë
Gratë shqiptare e konsiderojnë dhunën ndaj tyre si të zakonshme dhe vetëm shumë pak prej tyre i denoncojnë në polici! Turpi, frika nga dhunuesi dhe mungesa e besimit tek institucionet janë tre nga arsyet kryesore që "pengojnë" gratë shqiptare që të denoncojnë dhunën ndaj tyre.
8 Tetor 2019, 16:34 -
Negociatat/ Ministrja e Maqedonisë së Veriut: Nëse notojmë në të njëjtin det do të jetë më e lehtë për t’ia dalë
Ministrja Deskoska shprehu pritshmëritë e vendit të saj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë së bashku rrugëtimin drejt BE, duke theksuar se “kur notojmë bashkë në të njëjtin det me të njëjtat vështirësi, do të jetë më e lehtë për secilin prej vendeve t’ia dalë”.
4 Tetor 2019, 15:05 -
-
-
Rama zbulon si Angela Merkel mori 'PO-në' e Bundestagut (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama tha se integrimi në Bashkimin Evropian është një rrugëtim të cilin Shqipëria e meriton, duke e argumentuar këtë me faktin që vendi ynë i plotësoi kushtet e vendosura. Kreu i qeverisë u kthye pas në kohë, një vit më parë, në nisje të reformës në drejtësi, ku u k&
4 Tetor 2019, 10:37 -
Soreca: Pa reformën në drejtësi Shqipëria do duhej të priste vite për të shkuar tek negociatat (VIDEO)
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se në tre vitet e fundit Shqipëria ka bërë transformim që shumë pak vende në botë kanë arritur. Ai tha se reforma në drejtësi tashmë nuk do të ketë më kthim pas, duke vlerësuar se është një reformë që shumë vende
4 Tetor 2019, 10:17 -
Gjonaj: Reforma në drejtësi në vendin tim është mbresëlënëse (VIDEO)
Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë të gjithë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara.
4 Tetor 2019, 10:03 -
'A kanë faj që e pastruan sistemin dhe s’ka Gjykatë Kushtetuese?!' Si Merkel bindi Bundestagun për 'PO'-në e negociatave (VIDEO)
Mblidhen në Shqipëri ministrat e Ballkanit Perëndimor/ Kryeministri Edi Rama zbuloi detaje se si kancelarja Angela Merkel mori ‘PO-në’ dhe bindi Bundestagun gjerman që të vendoste pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Rama u shpreh se Merkel u tha deputetëve gjermanë se: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë?
4 Tetor 2019, 10:02 -
-
Reforma në drejtësi, gjermanët përgëzojnë ecurinë: Mbështetje për forcimin e shtetit të së drejtës
Delegacioni gjerman shprehu interes mbi luftën kundër korrupsionit dhe masat e ndërmarra duke siguruar mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në rrugën e reformave që po afrojnë vendin me Bashkimin Europian.
2 Tetor 2019, 16:01
