-
-
Partia e Lirisë kërkesë Policisë e Ministrisë së Brendshme: Na vini në dispozicion emrat e policëve që ‘rrëmbyen’ Ilir Metën, operacion kriminal
Operacion kriminal nga njerëz të armatosur dhe me maska e quan Partia e Lirisë arrestimin e Ilir Metës. Blushi, Vasili dhe Xhixho i kërkojnë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme emrat e policëve që kanë marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Metës. PL thotë se kanë afat deri më 7 nëntor, ose në të kundërt do t’i kallëzojnë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
4 Nëntor 2024, 11:54 -
Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
Në fokus të këtij takimi, krahas prezantimit mes palëve, ishin diskutimi rreth mundësisë së ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe rreth mundësive për shkëmbim vizitash dhe eksperzite, me qëllim aplikimin e eksperiencave dhe metodave policore më frytdhënëse.
2 Nëntor 2024, 15:48 -
-
-
FSK mbyll trajnimin dy-vjeçar nga Gjermania, Proda: Policia shqiptare partnere e besueshme dhe e barabartë! Hauto: Mbështetja me teknologji dhe ekspertizë do vazhdojë
Gjatë fjalës së tij, kryepolici Proda shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë Gjermane, Policisë Federale dhe Ambasadës Gjermane në Tiranë, “për bashkëpunimin e shkëlqyer, prej dekadash me Policinë e Shtetit, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen me shumë vlerë të konkretizuar nëpërmjet pajisjeve logjistike, trajnimeve, hetimeve dhe operacioneve policore të përbashkëta”
24 Tetor 2024, 15:27 -
-
Kryepolici Proda takon kreun e SPAK, Dumani: Bashkëpunimi ynë në stad tjetër, rrisim besueshmërisë mes palëve! Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit
Tema e diskutimit ka qenë “thellimi i bashkëpunimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit”, njoftohet nga institucioni. Gjithashtu theksohet edhe “ngritja e marrëdhënieve mes dy institucioneve në “një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”
22 Tetor 2024, 10:36 -
Hapet gara për pozicionet vakante të 12 drejtuesve policorë të qarqeve, kandidatët kanë afat deri më 29 tetor për të aplikuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shpalli sot zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve
21 Tetor 2024, 12:41 -
-
Drejtori i Policisë së Shtetit takon atasheun policor të Ambasadës të Austrisë në Tiranë, në fokus parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takim prezantues me Atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, Andreas Nagy.
17 Tetor 2024, 18:32 -
Tensionet te Parlamenti, Grupi i PD: Kallëzim penal në SPAK për Spiropalin, Hoxhën, Prodën, Vocajn dhe punonjësit e paidentifikuar të Policisë!
Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Partia Demokratike.Selia blu deklaron se:“Grupi Parlamentar i PD do bëjë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Pol
17 Tetor 2024, 12:58 -
Qeveria miraton Rregulloren e garës për 12 drejtorët e Policive në Qarqe! I njëjti proces për Zv/drejtorin e Përgjithshëm, drejtorët e Departamenteve dhe shefat e Komisariateve
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, konfirmon vendimin e marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit: Hap thelbësor dhe reformë e rëndësishme. Transparencë, meritë dhe profesionalizëm!
16 Tetor 2024, 13:39 -
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të policisë këtë të martë ku në fokus ishte analiza 9 mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë. Takimi vjen vetëm pak ditë para hapjes së garës për drejtuesit e rinj të 12 qarqeve dhe 6 departamenteve në DPPSH. Brenda javës pritet miratimi i rregullave të garës dhe hapja zyrtare e saj.
15 Tetor 2024, 18:48 -
Kryepolici Proda takon ekspertët britanikë: Vijojmë bashkëpunimin për të rritur performancën tonë policore
Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë një angazhim të përbashkët në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili synon menaxhimin e burimeve policore në nivel strategjik.
14 Tetor 2024, 19:29 -
Proda firmos tjetër lëvizje, Dhimitraq Ziu ikën nga Dibra në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit
Dhimitraq Ziu, deri tani drejtor i Policisë së Dibrës, do të jetë në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Bledar Çelikun, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë.
9 Tetor 2024, 11:35 -
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
Protesta e dhunshme e opozitës la pas shkatërrime dhe të lënduar në më pak se 4 orë protest me lëndë djegëse deri në Molotov.Por teksa ekspertët kanë nisur këqyrjen në vendngjarje dhe hetimet për të gjitha vatrat ku u sulmua, njoftohet edhe shoqërimi i 3 personave t&e
7 Tetor 2024, 22:04 -
Drejtori i ri i Policisë, Havari: Proda të zgjedhë njerëzit më të aftë, drejtorët e qarqeve të jenë ekskluzivitet i tij! Këtij populli i pëlqen të shkelet ligji, izolimi dhe radha e bukës
Në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, në Report TV, ishte sot ish-kryepolici Mit’hat Havari. Çfarë i këshillon drejtorit të ri Ilir Proda, për të cilin thotë se i pëlqeu që u emërua si “gjeneratë e re”. Nivelin e lidhjes së krimit me strukturat e shtetit, e cilëson si skandaloz dhe të turpshëm: Sëmundje e rëndë, e pashërueshme!
4 Tetor 2024, 16:02 -
Kryepolici Proda emëron shefe të Burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, bashkëshorten e dëshmorit Saimir Duçkollari! U vra në 2009 nga Dritan Dajti
Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Saimir Duçkollari.
4 Tetor 2024, 09:50
