-
Punësimi sezonal, 65 mijë vende pune në Greqi, ja si do përfitojnë shqiptarët
Athina zyrtare ka vendosur rregulla të reja, duke krijuar regjistrin e punonjësve sezonalë në vend, shumica prej të cilëve janë shqiptarë, të cilat kanë qëndrim të ligjshëm të përkohshëm ne Greqi, çka më parë ka qenë e pamundur.
6 Shkurt 2021, 22:25 -
-
Shifrat e COVID në Greqi dhe Itali, sa viktima dhe raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 14,218 raste të reja me COVID. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 270,507 testeve të kryera. Ndërsa betejën me COVID e kanë humbur 377 qytetarë, më pak se një ditë më parë ku u shënuan 422 viktima
5 Shkurt 2021, 18:03 -
-
-
Pas Gjermanisë edhe Francës dhe Greqia është e hapur ndaj përdorimit të vaksinës ruse kundër COVID-19
Pas deklaratës se djeshme të kancelares Angela Merkel dhe ministrit të jashtëm francez të cilët mbështetën përdorimin e vaksinës anti-COVID ruse edhe Lazaros Karnesis, mjeku i përgjithshëm dhe anëtari i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, tha se Greqia mund të përdorë vaksinën Sputnik V.
3 Shkurt 2021, 11:53 -
Mediat turke: 'Çështja e detit' mes Shqipërisë dhe Greqisë, nga marrëveshja e rrëzuar tek pritja për në Hagë
Aspektet që janë shoqëruar me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri në muajt e fundit, janë në lidhje me atë se sa mund ndikojë vendimi i Greqisë në shelfin kontinental të Shqipërisë dhe çështjet tjera përkatëse
1 Shkurt 2021, 16:23 -
Regjistrohet rasti i parë i variantit afrikanojugor të koronavirusit në Greqi, infektohet një prift
Regjistrohet i infektuari i parë me variantin e ri të COVID nga Afrika e Jugut në Selanik, Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një prift 36-vjeçar. Ai ka qenë në të kaluarën i prekur me COVID dhe në vazhdim kishte dalë negativ.
31 Janar 2021, 21:42 -
Gjetja e trupit të pajetë në Greqi, shqiptari 28-vjeçar jetonte prej një viti në manastir
Pas gjetjes së trupit të pajetë të një 28-vjeçari shqiptar në Greqi, autoritetet helene vijojnë hetimet. Sipas mediave greke, shqiptari që nga viti i kaluar jetonte në një Manastir ndërsa gjatë ditëve të fundit ishte larguar prej aty dhe ishte zhdukur.
31 Janar 2021, 17:38 -
Gjendet kufoma e një shqiptari në një ishull në Greqi, ka plagë në kokë! Prej 1 viti jetonte në një manastir
Kufoma e një shqiptari është gjetur në një ishull në Greqi. Mediat greke raportojnë se në ishullin Paro është gjetur një shtetas i moshës rreth 35-45 vjeç. Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtare të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë
31 Janar 2021, 09:15 -
U ndalua sot nga policia greke, flet ekskluzivisht për Report Tv 'mjeshtri' i arratisjeve Alket Rizai: Ja pse me ndaloi, jam në shtëpi
Mediat greke thanë sot se Alket Rizai është kapur gjatë një kontrolli rutinë dhe është arrestuar sërish, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Gjatë një komunikimi me Report Tv, Rizai sqaron se ai është shumë mirë dhe në shtëpinë e tij pasi kishte marrë leje nga burgu. Ndërsa ndalimin e policisë e sqaron se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së maskës anti-COVID.
30 Janar 2021, 20:13 -
Transportonin drogë me "Teddy Bear", kapet çifti shqiptar në Greqi
Një çift shqiptar në Mykonos është arrestuar për trafik kokaine. Ata udhëtonin në drejtim të Athinës gjatë dimrit për të zhvilluar edhe tregtinë e kokainës, të cilën ata kishin gjetur një metodë tejet të veçantë për ti transportuar nëpërmjet arushëve të pelushit.
30 Janar 2021, 15:20 -
-
Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh
Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë. Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë
30 Janar 2021, 08:58 -
Sulmoi dhe i vodhi valixhen me 55 mijë euro kryebashkiakut grek, mbi 12 vite burg për shqiptarin
Vjedhja e kryebashkiakut të Zakynthos, Nikitas Aretakis e ndodhur në 2016 duket se është mbyllur përfundimisht nga gjykata greke me dënimin me 12 vite e 6 muaj burg për një 31-vjeçar shqiptar dhe 8 vite burg për ish oficerin e policisë, i cili organizoi vjedhjen.
28 Janar 2021, 20:48 -
Bisedimet Athinë-Ankara, reagimi i parë nga Turqia: Ishte shumë pozitiv, duhet të flasim për çështjet që na kanë ndarë prej vitesh
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se bisedimet e para me Greqinë, pas 5 vitesh shkëputje, ishin në një atmosferë pozitive dhe se shpreson që të vijojnë në këtë mënyrë edhe në takimet e tjera.
27 Janar 2021, 23:14 -
Mario Metaj i ekzekutuar në Greqi përcillet në banesën e fundit! Pistë hetimi, hakmarrja pas një sherri! Autori mund të ketë hyrë në Shqipëri
Pista e policisë greke për vrasjen e 27-vjeçari shqiptar Mario Metaj që u ekzekutua dy ditë më parë në Patra mendohet se është hakmarrja. Ngjarja lidhet me plagosjen e të vëllait të viktimë me thikë 10 ditë më parë pas një konflikti.
27 Janar 2021, 18:48 -
-
'Mërzitet' Greqia: Poshtërim i paparë! Ne prisnim investime në Kretë nga Emiratet e Bashkuara, paratë shkuan në Durrës
Marrëveshja 2 miliardë euro e qeverisë shqiptare me kompaninë e Emirateve të Bashkuara Arabe “Emaar Group” për transforminin e Portit të Durrësit, ka ngjallur reagime së fundmi në Greqi. “Newsbreak” i ka dedikuar një shkrim këtij lajmi, duke e titulluar “Pos htërim i paparë: Në vend të Kretës, Emiratet investuan në Shqipëri!”, shkrim i cili më pas është shpërndarë në disa media të tjera.
26 Janar 2021, 22:01 -
-
Njihuni me artistin shqiptar që po ‘çmend’ Greqinë me talentin e tij: Ju rrëfej sakrificat dhe vuajtjet e shqiptarëve në tokë të huaj …( VIDEO)
Në një intervistë në “ Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje në skype shkuam në Greqi, ku një shqiptar po korr sukses dhe famë si aktor. Ioannis Apergis është shqiptari, që me sakrificë dhe përkushtim ka arritur të bëhet një aktor i famshëm. Rruga drejt suksesit për një shqiptar në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë, Ioannis tregoi pikërisht sakrificat dhe vështirësitë që i është dashur të bëjë.
26 Janar 2021, 11:04 -
Greqi, 27-vjeçari shqiptar qëllohet me 5 plumba brenda makinës së tij, në kërkim 2 autorët! Dyshohet përplasje mes bandash (FOTO+VIDEO)
Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar 5 herë në kohën që ndodhej brenda automjetit të tij nga një makinë tjetër, gjatë kohës që ishin në lëvizje. Sipas mediave greke, shqiptari i plagosur njihet si pjesë e një grupi që merret me klubet e natës.
25 Janar 2021, 20:18 -
Nesër fillojnë negociatat Turqi-Greqi pas vizitave të Ramës, delegacionet takohen në Stamboll
Turqia dhe Greqia nesër ulen në takimin e parë të negociatave në Stamboll, pas 5 vitesh marrëdhënie të tensionuara. Ulja e tensioneve nga ana e Turqisë për fqinjin e tij Greqinë, pason nga vizita e kryeministrit Edi Rama në dy vendet ku dhe pati rolin e negociatorit për bisedime.
24 Janar 2021, 17:33 -
-
Kapshtica e bllokuar deri më 8 shkurt, MEPJ: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar në këtë orar! Përjashtohen këto kategori
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të palës greke, për të shtyrë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.
22 Janar 2021, 16:04 -
COVID-19/ Greqia shtyn afatin, Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt! MEPJ: Hyrja në vendin tonë do jetë e lejuar në këtë orar, për këto kategori
Në vijimësi të situatës epidemiologjike për shkak të koronavirusit, Greqia vendosi të shtyjë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt. Autoritetet greke njoftojnë se këto janë masa të ndërmarra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
22 Janar 2021, 10:35 -
Turqia reagon pas deklaratës së ministrit grek për t’u zgjeruar në Egje: Shkak për luftë
Miratimi i draftit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë në detin Jon, nga 6 deri në 12 milje, në detin Jon, ka ngjallur reagime të shumta në mediat turke. Gjatë seancës parlamentare Deklaratat e ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, tha se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës duke hapur mundësinë e zgjerimit edhe në detin Egje, por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Turqia.
21 Janar 2021, 12:09 -
DW: Marrëveshja e 2009 për detin dëmtonte Shqipërinë, u kundërshtua nga Rama! Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, e drejtë që s’mund t’i mohohet
Parlamenti grek vendos për zgjerimin e territorit ujor të Greqisë në detin Jon, nga gjashtë në dymbëdhjetë milje detare. Këtij hapi i parapriu një marrëveshje paraprake me Shqipërinë.
19 Janar 2021, 19:55 -
-
Pollo te ‘5 Pyetjet’: Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën të rrezikshme për vendin! Roli si ndërmjetës mes Greqisë e Turqisë, propagandë (VIDEO)
Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër BE-së dhe Francës në lidhje me vaksinën duke thënë se këto do të kenë një impakt për vendin tonë edhe pasi ai të iki nga qeveria.
18 Janar 2021, 23:10 -
I dënuar me 5 vite burg në Itali për trafik droge dhe me 50.000 euro gjobë, shqiptari arrestohet duke hyrë në Greqi
Arrestohet një shqiptar në Kakavijë i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane. Burime nga Policia Kufitare Greke në Kakavijë konfirmojnë për Report Tv se shqiptari u arrestua në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi.
17 Janar 2021, 09:02 -
-
Erdogan zbut tensionet me Greqinë: Gati të takohem me Mitsotakis/ Ulja e tensioneve pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në dy vendet
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohej të premten se do të ishte i hapur për të zbutur tensionet me Greqinë fqinje, duke hedhur mundësinë e një takimi ballë për ballë me Kryeministrin grek.
16 Janar 2021, 07:50 -
Roli i Ramës për konfliktin në Egje, historiani turk Hasan Oktay: Vizitat e tij ndihmuan ndjeshëm! Gazetari Guri: Kryeministri befasoi për mirë grekët
Roli i kryeministrit Edi Rama në ndërmjetësin e takimit greko- turk në 25 janar ka zënë titujt kryesore të lajmeve në të dyja vendet por jo vetëm aq. Turqia, Greqia kanë vlerësuar rolin aktiv të kryeministrit Rama në uljen e palëve në dialog pas 5 vitesh.
14 Janar 2021, 17:30 -
Shkoi në ndihmë të 2 djemve, por u qëllua për vdekje! Mediet greke nxjerrin video nga masakra, gruaja qan shqiptarin e vrarë
Mediat greke kanë publikuar pamje të panxjerra më parë nga masakra në sheshin 'Neos Kosmos' në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi si dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
13 Janar 2021, 23:08 -
Merkel inkurajon Ramën për rolin në ndërmjetësimin mes Turqisë dhe Greqisë! BILD: Rama si ndërtues të urave
Kancelarja gjermane Angela Merkel inkurajon kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë. Kjo është konfirmuar nga gazeta Bild, e cila shkruan se kryeministri Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi.
13 Janar 2021, 22:28 -
Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Gruaja: Autori ndoqi pas 2 djemtë deri sa i plagosi
Sipas dëshmisë së nënës së vëllezërve Anxhelo dhe Mihal Llangozi , e cila ka qenë në vendin e ngjarjes, dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Gruaja në deklaratën e saj ka thënë se përveç autorit të krimit, ai ishte i shoq&
12 Janar 2021, 14:40 -
-
-
Shkoi në ndihmë të 2 djemve, por u qëllua për vdekje! Ky është shqiptari i ekzekutuar në Athinë! Zbardhet shkaku! Report Tv siguron fotot
Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në sheshin 'Neos Kosmos' në Athinë. Ai është 54 vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi. Policia greke kërkesë për informacion palës shqiptare për familjen Llangozi.
12 Janar 2021, 12:43