-
Në prag të kolapsit në spitale, varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë
Situata për sa i përket pandemisë së COVID-19 në Greqi është vërtet alarmante! Mjeku Georgos Pavlakis shprehu shqetësimin e tij duke thënë se shëndetësia është në një presion të madh, sidomos në rajonin e Atikës, për shkak të shtrimit të një numri të lartë pacientësh me koronavirusi dhe variantit britanik.
5 Mars 2021, 11:58 -
Ishte shpallur e vjedhur në Serbi që në 2011, bllokohet makina në Kakavijë, shoferi po shkonte drejt Greqisë
Një makinë e vjedhur në Serbi është bllokuar ditën e sotme në Kakavijë në tentative për të kaluar drejt Greqisë. Mjeti me targa shqiptare drejtohej nga P.P, 65 vjeç nga Saranda. Nga kontrolli i kryer në vijën e dytë kufitare prej shërbimeve të policisë kufitare dhe shërbimeve të Frontex, u kontrollua numri i shasisë ku rezultoi se numri original ishte ndryshuar mekanikisht dhe ishte falsifikuar.
5 Mars 2021, 09:40 -
Tërmeti ra në Greqi, u ndje edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë! Video nga lëkundjet në Durrës
Nga tërmeti në Greqi, lëkundjet janë ndjerë në pjesën në më të madhe të Shqipërisë. Në Durrës, përmes një video nga qytetarët tregohet se si ndihet tërmeti edhe pse epiqendra ka qenë në një tjetër shtet, atë të Greqisë. Neoni në një dyqan
4 Mars 2021, 20:13 -
Tërmet me magnitudë 6 ballë në Greqi, ndjehet edhe në Tiranë, Sarandë e deri në Lezhë! Video nga lëkundjet në Durrës
Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, Sarandë e deri në Lezhë. Nuk raportohet për dëme materiale.
4 Mars 2021, 19:46 -
Mbi 1 milionë të vaksinuar në Greqi, Mitsotakis: Jemi në fillimin e fundit të pandemisë së COVID-19!
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme bëri një deklaratë lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19 në vend. Ai tha se aktualisht janë vaksinuar mbi 1 milionë qytetarë dhe se procesi i vaksinimit po ecën me hapa të sigurt dhe shumë më të shpejt se shumica shteteve evropiane.
4 Mars 2021, 14:08 -
Tërmeti 6 ballë ‘shkundi’ Greqinë/ Shembet shkolla 9-vjeçare, drejtori: Është një mrekulli që shpëtuam dhe dolëm gjallë!
Ditën e djeshme një tërmet 6 ballë “shkundi” vendin fqinj, Greqinë. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Larsisas aty ku edhe lëvizjet e tokës ishin më të ndjeshme. Tërmeti ra në orën 12:00, dhe la pas dëme të mëdha materiale, si shembjen e ndërtesave, kishave dhe një shkolle 9-vjeçare në “Damasi”.
4 Mars 2021, 11:06 -
Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt brenda 1 nate, SHBA mund të na sulmojë ushtarakisht
Media greke Protothema shkruan se numri i "ekspertëve" dhe "analistëve" ushtarakë turq që shfaqen në televizionin turk është në një rritje të qëndrueshme, shpesh duke paraqitur teori që rrisin më tej tensionet me Greqinë.
3 Mars 2021, 19:55 -
Greqi/ Kisha dhe shtëpi të shembura nga tërmeti i mesditës, nuk raportohen të lënduar
Një tërmet 6 ballë “goditi” vendin fqinj, Greqinë në Elasona rreth orës 12 mesditën e sotme. Pavarësisht se tërmeti “shkundi” vendin, lëkundjet e të cilin janë ndjerë edhe në Shqipëri, fatmirësisht ende nuk është raportuar asnjë viktimë apo i l&
3 Mars 2021, 14:38 -
Tërmet 6 ballë në Greqi, kryebashkiaku i Elasonas: Njerëzit kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë rrugëve! Situata nën kontroll
Pas tërmetit që goditi mesditën e sotme Greqinë, raportohet se një person është bllokuar në Mesochori, Elassona . Sipas informacionit, një i moshuar ka mbetur i bllokuar në shtëpinë e tij, kur një mur u shemb për shkak të tërmetit. Pas tërmetit 6 ball
3 Mars 2021, 11:57 -
-
-
-
Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë 400 persona! Zgjatet karantina, test COVID-i edhe për shoferët e kamionëve
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID në Greqi, ku është parashikuar që të shtrëngohen kufizimet. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njoftoi se prej ditës së sotme (1 mars) deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë.
1 Mars 2021, 08:04 -
-
-
-
Kalimi në pikat kufitare, MEPJ: Shtohen kufizimet në hyrjen e territorit grek! Në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe në Malin e Zi udhëtohet pa test Anti-Covid
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me shtrëngimin e masave që Greqia ka bërë për parandalimin e përhapjes së COVID. Ministria njofton se në P
27 Shkurt 2021, 12:00 -
Nga e hëna shtrëngohen masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë 400 persona (jo 750)! Zgjatet karantina, test COVID-i edhe për shoferët e kamionëve
Ministria njofton se në Pikën e Kalimit në Kakavijë duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars pika kufitare do të jetë e hapur hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani. Po ashtu do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.
27 Shkurt 2021, 07:45 -
Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Greqi, zgjaten kufizimet
Shtetin fqinj, Greqia po shënon përditë rekorde negative për sa i përket pandemisë. Ditën e djeshme në një takim të zhvilluar mes ekspertëve të shëndetësisë dhe kryeministrit të vendin Kyriakos Mitsotakis, u vendosë se masat aktuale anti-COVID në fuqi do të zgjasin edhe 2 javë të tjera nga koha e parashikuar.
25 Shkurt 2021, 11:27 -
-
-
-
-
Dënimi i kryetarit të Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit/ Ky është aktiviteti ku u fyen simbolet e Shqipërisë, videoja u filmua nga Kostandin Kacifas
Mondi Kolila, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit është i dënuari i parë në Shqipëri për fyerjen e vendit dhe simboleve kombëtare. Bëhet fjalë për një aktivitet të zhvilluar në 15 maj të 2018. Report Tv ka raportuar më herët se me flamuj dhe simbole të vorio-epirit, grupi i udhëhequr nga
18 Shkurt 2021, 12:54 -
EKSKLUZIVE/ Fyerje ndaj Shqipërisë e simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg në mungesë kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit
Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg në mungesë, Mondi Kolila. Ky është dënimi i parë në Shqipëri për fyerjen e vendit dhe simboleve kombëtare.
18 Shkurt 2021, 12:21 -
'Deti', Meta: S'pranoj cënimin e interesave kombëtare! Rama s'ka marrë autorizim nga unë për bisedimet me Greqinë
Presidenti Ilir Meta, ka pritur në një takim aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.
17 Shkurt 2021, 14:19 -
Mbyllet për 24 orë pika kufitare e Kakavijës, shkak greva e punonjësve të palës greke
Dogana e Kakavijës do të jetë e mbyllur për 24 orë, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt. Shkak për mbylljen një ditore të doganës bëhet greva e punonjësve në doganë greke.
16 Shkurt 2021, 17:45 -
Stuhia e dëborës ‘Medea’ pushton Greqinë/ Bllokohet rruga nacionale Athinë-Lamia, termometri shënon -20 gradë dhe shumë zona mbeten pa energji elektrike
Stuhia “Medea” e shoqëruar me dëborë, erë, temperatura të ulëta dhe ngrica e cila ka pushtuar territorin e Greqisë, për pasojë rruga nacionale Athinë-Lamia është bllokuar dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.
15 Shkurt 2021, 11:46 -
Autoritete doganorë greke njoftojnë palën shqiptare: Nuk do të lejohen mjetet e rënda të hyjnë në Greqi
Për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit
14 Shkurt 2021, 11:56 -
-
-
Erdogan sulmon Mitsotakis: 'Do të njihni çmendurinë e turqve'
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë ende nuk kanë gjetur rrugën e normalizimit. Ditën e sotme presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka “fajësuar “ kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, nëse bisedimet për përcaktimin e kufijve detarë mes palëve ngecin.
10 Shkurt 2021, 15:28 -
-
-
-
'Maskarenj që i fryjnë zjarrit', Shpëtim Idrizi acarohet me Ramën: Po bën pirueta të rrezikshme me Greqinë për detin
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra ditën e djeshme nga Saranda, në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon duke thënë se ai po bën avokatin e Greqisë, sikur ato kanë të drejtë dhe shqiptarët jo.
8 Shkurt 2021, 17:16 -
Tensionet Greqi-Turqi, tanket turke “pushtojnë” kufirin, alarmohet pala greke (VIDEO)
Ulja e tensioneve dhe rinisja e bisedimeve për përcaktimin e kufijve detarë mes Turqisë dhe Greqisë, duket se nuk ka ndaluar ushtrinë turke të zhvillojë manovra të shumta ushtarake në kufirin me Greqinë.
8 Shkurt 2021, 12:21 -
Alpinistët e bllokuar, mjeku: Të gjithë janë mirë, njëri kishte shembje të lehtë të këmbës! Malo: U shpëtua i gjithë grupi
Alpinistët që kishin mbetur të bllokuar sot në malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull afër kufirit me Greqinë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë. Deputetja Artemisa Malo dhe një mjek që i ka kontrolluar aplinistët tregojnë se gjendja e tyre tanë është mir&
7 Shkurt 2021, 21:51 -
Alpinistët bllokohen duke u ngjitur në mal në Dropull, njëri rrëzohet dhe lëndon këmbën! Telefonojnë për ndihmë dhe shpëtohen
Një grup alpinistësh kanë humbur rrugën malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull afër kufirit me Greqinë, duke mbetur të bllokuar për disa orë. Njëri prej alpinistëve është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën. Kanë qenë vetë aplinistët ata që kanë telefonuar në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ku kanë kërkuar ndihmë
7 Shkurt 2021, 19:09 -