-
Protesta te Unaza e Re/ Bllokohen dy akset e rrugës, Lulzim Basha: Ndaj banorëve ushtrohet terror psikologjik, marrin telefonata kërcënuese
Kjo është dita e 27-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit. Ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.
30 Nëntor 2018, 17:10 -
'Unaza e re’, PD sulmon qeverinë: Kompania përfituese e projektit nën sekuestro përmbarimi
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, deklaroi që kompania përfituese s Biba X, e 18 milionë eurove nga Projekti i Unazës së Re është vënë sërish nën sekuestro nga Përmbarimi. Sipas Zhupës, kjo kompani është fantazëm dhe duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit .
30 Nëntor 2018, 15:10 -
Protesta te Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën, arrestohen 2 protestues, procedohen 20 të tjerë
"Duam mbështetje, nuk tërhiqemi"-janë thirrjet që u dëgjuan ditën e 27-të të protestës së banorëve të Astirit. Kësaj herë veç prishjes së banesave, protestuesit kërkuan edhe lirimin e të arrestuarve për aktet vandale të kryera ditën e djeshme.
29 Nëntor 2018, 17:28 -
Protestuesit te Unaza e Re bllokojnë rrugën me blloqet e betonit (VIDEO)
Banorët e Unazës së Re që po protestojnë prej orës 17:00 kanë bllokuar rrugën me blloqet e betonit të cilët i kanë shtyrë duke i vendosur në mes të rrugës. Blloqet janë vendosur më herët nga kompania që ka nisur punën për projektin.
28 Nëntor 2018, 18:39 -
Protesta/ Deputetja e PD: Veliaj s’u takua me banorët, ata ishin policë dhe rrogëtarë
Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh në protestën mbrëmjen e sotme se Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla.
28 Nëntor 2018, 17:37 -
Protesta te Unaza e Re degjeneron në akte vandalizmi, rruga hapet pas 2 orësh (VIDEO)
Dita e 25-të e protestës së banorëve të Unazës së Re është shoqëruar me akte të dhunshme. Protestuesit rrëzuan blloqet e betonit, rrethimin e kantierit, shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat e plehrave. Në mbështetje të banorëve ishin sërish deputetë të Partisë Demokratike. Policia nuk ndërhyri.
28 Nëntor 2018, 11:47 -
Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese: Pjesa e Unazës e ndërtuar nga Basha, 14 mln euro për km, tani 12.9 mln euro për km
Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur Lulzim Bashës për akuzat e tij se faturat e ndërtimit të unazës janë të fryra disa fish. Afrim Qendro tha se pjesa e Unazës ndërtuar nga Lulzim Basha kushtoi 14 milione euro për kilometër, ndërsa kjo që do të ndërtohet tani, kushton rreth 12.9 milionë euro për kilometër.
27 Nëntor 2018, 19:29 -
Banori i Astirit: E mendoja Veliajn si njeriun më të keq në Shqipni, por sot takova një zotni
Një banor i zonës së Astirit, Ukë Idrizi Çelkolaj e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për gatishmërinë e tij për t'u ulur për bisedime me banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë me të e të mos sillen në mënyrë të dhunshme, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhja e problemit.
27 Nëntor 2018, 16:59 -
Veliaj takon banorët e Unazës së Re: Mund të rritim bonusin e qirasë, PD e pafytyrë, se e bëri vetë projektin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj u shpreh se zbatimi i projektit do ta kthejë këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.
27 Nëntor 2018, 14:35 -
Rikthehen mjetet e IKMT, Paloka: Banorët e Unazës së Re më thanë janë kërcënuar natën
Pas largimit për rreth një orë, punonjësit e IKMT bashkë me mjetet janë rikthyer te Unaza e Re, ndërsa banorët vijojnë që të qëndrojnë në krah të rrugës për t’ i bllokuar. Ndërkohë që deputeti i PD, Edi Paloka akuzoi se banorët janë kërcënuar gjatë natës.
27 Nëntor 2018, 12:22 -
Strehimi i familjeve te banesat sociale, Rama: Përgëzime që po ndahen nga lukunia e SHQUP-it
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të familjeve të para që preken nga projekti i Unazës së Re për t’u strehuar te banesat sociale. Shefi i qeverisë përgëzon familjet që sipas tij u ndanë nga lukunia e SHQUP-it për të marrë atë që u takon sipas ligjit.
27 Nëntor 2018, 11:24