-
Sarandë/ I vuri flakën kioskës pa leje kur IKMT po e prishte, arrestohet 46-vjeçari
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë në Sarandë, për shkak se më 7 dhjetor të këtij viti u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim të IKMT-së, ai prishi objektin duke i vendosur zjarrin.
19 Dhjetor 2018, 13:26 -
Prishi katër objekte në Tiranë dhe Vaqarrr, dënohet me burg përgjegjësi i IKMT, Fatmir Metaj
Prishi katër ndërtime përgjatë viteve 2013-2014 një me leje dhe tre në proces legalizimi, dënohet me 1 vit burg për shpërdorim detyre përgjegjës i ekzekutimeve të vendimeve në IKMT Fatmir Metaj. Objektet e prishura kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’, përgjatë rrugës së Vaqarrit dhe në ish “Uzinën Enver”.
14 Dhjetor 2018, 16:45 -
Akuzohet për dhunim e prishje të pronës, Florenc Hoxha shfaqet në krah të Bashës te Unaza e Madhe
Florenc Hoxha, është ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës gjatë kohës që bashkinë e kryeqytetit e drejtonte Lulzim Basha. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve gjatë kohës që drejtonte INT-në.
10 Dhjetor 2018, 22:46 -
Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të hënë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Kreu i PD-së Lulzim Basha gjithashtu i pranishëm në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë para për projektin e Unazës së Re.
10 Dhjetor 2018, 17:24 -
Xhelal Mziu sjell protestues nga Kamza dhe Paskuqani, kundër projektit të Unazës së Madhe
Kryebashkiaku i Kamzës kundërshton projektin e Unazës së Madhe, mbi të rëndojnë një sërë akuzash se ka tentuar të prishë ndërtesa para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare si mjet presioni për të përfituar vota për PD.
8 Dhjetor 2018, 19:10 -
'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta edhe në Shkozë, banorët i vendosin flakën kazanëve të plehrave
Një pjesë e banorëve të Shkozës, paralelisht me banorët e 'Unazës së Re', po protestojnë përkundrejt projektit "Unaza e Madhe". Ata vazhdojnë të insistojnë në përfitimin e një dëmshpërblimi për banesat që janë prishur dhe priten të prishen, ndonëse pak ditë më parë deklaruan se i kanë të palegalizuara.
7 Dhjetor 2018, 17:55 -
Banorët dhe PD-ja bllokojnë rrugën te 'Unaza e Re', pak metra më tej IMT vijon shembjen e banesave (VIDEO)
Siç shihen nga këto pamje të xhiruara pasditen e sotme në zonën e "Astirit" radhën e ka pasur një objekt dy katësh që është shembur në tokë, ndërkohë puna vijon per shembjen e një tjetër ndërtimi pa leje po aty.
4 Dhjetor 2018, 17:50 -
Shembjet në Laprakë, Veliaj: Ndërtesat pa leje, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar pasditen e kësaj të marte në rrjetet e tij sociale dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë objektet e ndërtuara pa leje, si dhe ka komentuar edhe rastin e ish-zyrtarit të kthimit të pronave të PD-së, Bajram Nela, duke e cilësuar si demonstrimin më të mirë të atyre që kanë përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve.
4 Dhjetor 2018, 17:38 -
'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta në Shkozë, Bumçi: Të dalim përpara Kryeministrisë, Rama duhet të largohet
Një pjesë e banorëve të Shkozës sërish kanë dalë këtë të martë për të protestuar kundër projektit të "Unazës së Madhe". Sikurse dje, ata po përkrahen nga deputetët demokratë. Aldo Bumçi deklaroi nga zona ku po zhvillohet protesta se, këta banorë do të marrin zgjidhje vetëm nëse protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.
4 Dhjetor 2018, 17:14 -
Unaza e Madhe/ Kush është familja Nela, kryefamiljari ish-zyrtar i pronave në kohën e PD-së
Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim.
4 Dhjetor 2018, 13:52 -
Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Artan Lame u shpreh se ndarja e tokave është bërë me një proces abuziv dhe për këtë arsye banorët protestojnë. Lame ka folur edhe në lidhje me projektin e Unazës së Madhe.
4 Dhjetor 2018, 10:25 -
Unaza e Madhe/Prishen dhe dy objekte pa leje në zonën e Astirit, bashkia ngre grupe pune për zhvendosjen e pemëve
Prej disa ditësh Inspektoriati i Mbrojtjes sëTerritorit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur shembjen e ndërtesave pa leje në kuadër të përmbushjes së projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ditën e sotme janë shembur edhe dy objekte të tjera duke e çuar në 12 numrin e objekteve të shembura, si pjesë e rehabilitimit të këtij segmenti në kryeqytet, që i hap më tej rrugë realizimit të tij.
3 Dhjetor 2018, 16:24 -
Protesta e banorëve të Shkozës për projektin 'Unaza e Madhe', IKMT: Shembjet e 16 banesave, të bazuara në ligj
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar ndaj protestës që po zhvillon një pjesë e banorëve të Shkozës lidhur me projektin “Unaza e Madhe” që prek edhe shtëpitë e tyre.
3 Dhjetor 2018, 13:03 -
Protesta në Shkozë për 'Unazën e Madhe'/ Inspektori i IKMT i kundërvihet deputetëve demokratë: Kostumet tuaja kushtojnë sa banesat
Protesta e një pjese të banorëve të Shkozës, të cilët po kundërshtojnë aplikimin e projektit "Unaza e Madhe", është shoqëruar edhe nga tensione midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të IKMT-së. Inspektori i kësaj të fundit, Fatmir Meta është përplasur konkretisht me Grida Dumen dhe Aldo Bumcin.
3 Dhjetor 2018, 13:33 -
Shembjet për 'Unazën e Madhe', protestë edhe në Shkozë, deputetët e PD përplasen me inspektorin e IKMT-së (Video)
Një pjesë e banorëve të Shkozës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar projektin e 'Unazës së Madhe', pasi edhe Shkoza, sikurse 'Astiri' preket nga planifikimi i shembjes së shtëpive. Banorët kërkojnë një zgjidhje nga ARRSH, që sipas tyre, nuk e ka zbatuar gjurmën e vjetër. Ata cilësojnë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë me cdo kusht dëmshpërblim. Deputët e Partisë Demokratike, në përkrahje të këtyre banorëve, janë konfrontuar me inspektorin e IKMT-së, duke prodhuar kështu në këtë protestë edhe momente tensioni.
3 Dhjetor 2018, 10:43 -
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha në krah të tyre: Të ndalojë projekti, duhet hetim
Sot është dita e 29-të e protestës te Unaza e Re. I pranishëm në këtë protestë,ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që e quajti megaaferë projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe tha se prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, nuk ka vepruar megjithëse janë kryer vepra penale.
2 Dhjetor 2018, 17:12 -
Ndalimi i 5 protestueve të Astirit, banorët mblidhen para Komisariatit nr.6: Do presim derisa të lirohen
Forcat "Shqiponja" kanë ndaluar 5 prej protestuesve të zonës së Astirit për akuzat e zhvillimit të një proteste të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe bllokim të qarkullimit.
1 Dhjetor 2018, 19:58 -
Protesta tek Unaza e Re/ Pas një ore e gjysmë në Komisariat, lirohen 5 të ndaluarit (EMRAT)
Pas përfundimit të ditës së 28-të të protestës së banorëve të 'Astirit', Policia dhe forcat "Shqiponja" ndaluan 5 persona, të cilët pas një ore e gjysmë i liruan. Në mbështetje të tyre shkoi edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Protestuesit e tjerë u rimblodhën dhe shkuan pranë ambjenteve të Komisariatit nr. 3 dhe nr.6, ku pretenduan se do të prisnin deri në lirimin e të ndaluarve.
1 Dhjetor 2018, 17:21