-
Në aksin Durrës-Elbasan do të ketë pengesa në qarkullim për shkak të një transportimi të një mjeti të rëndë.
5 Shkurt 2023, 14:53 -
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 33-vjeçari, do ekstradohet në Itali! Prangoset edhe një 59 vjeçar në Elbasan, i dënuar 7 vite e 5 muaj
5 Shkurt 2023, 12:48Një 33-vjeçar ka rënë në pranga në aeroportin e Rinasit pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Klajdi Çela (Cela) do të ekstradohet drejt Italisë pasi ndaj tij Gjykata e Pavias ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
-
FOTOLAJM/ Aksident në Librazhd, makina përplaset me minibusin
4 Shkurt 2023, 15:48Një aksident është raportuar pak minuta më parë në askin Librazhd-Prrenjas ku një makinë është përplasur me një minibus.
-
-
Ndihmoi 2 persona të fshihnin nga policia makinat me dru të prera, pezullohet nga detyra efektivi në Gramsh
3 Shkurt 2023, 18:07Një punonjës i policisë së Gramshit është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka ndihmuar 2 persona që të fshihen nga kolegët e tij teksa kryenin veprimtari të paligjshme.
-
Gara për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, ja cila kompani shpallet fituese
3 Shkurt 2023, 16:38 -
Vodhën para dhe produkte nëpër bizneset e Librazhdit, në pranga dy të rinj
3 Shkurt 2023, 11:20Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi janë kapur duke vjedhur para dhe produkte nëpër bizneset në Librazhd. Ata vidhnin në grup, së bahsku me një të mitur tjetër. Për shkak të moshës, bashëpunëtori tjetër po procedohet në gjendje të lirë.
-
4 kompani ndërkombëtare në garë për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, Rama: Do sjellë fuqizim ekonomik e vende të reja pune (VIDEO)
3 Shkurt 2023, 09:42Rama u shpreh se edhe gjërat që dikur mund të dukeshin të pamundura, si të kishim një garë të Formula 1 në Shqipëri, tha se kjo gjë në të ardhmen mund të jetë e mundur
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë: Do shkurtojë distancat, i përfshirë në rrjetin evropian
3 Shkurt 2023, 09:25Kryeministri Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike.
-
Në kërkim për spiunazh në Rusi, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse që u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit
2 Shkurt 2023, 10:15Në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë pas sulmit në uzinën e Gramshit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se shkak për shtyrjen e senacës është bërë mungesa e prokurorit.
-
-
-
34-vjeçarja humbi jetën pas abortit, Drejtori i Spitalit të Elbasanit: Tek ne mori trajtimin e nevojshëm! Presim ekspertizën mjeko-ligjore
1 Shkurt 2023, 10:56Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha thotë për Report Tv se 34-vjecarja që humbi jetën pasi kishte kryer abort e mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital. Gaxha shprehet se janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e humbjes së jetës.
-
Gjyqi i Paplekajt/ Dëshmon ‘molla e sherrit’! Avokatja: Në vendngjarje disa pistoleta të kalibrave të ndryshëm! Pronari i servisit: Më kërcënuan t’u jepja makinë
1 Shkurt 2023, 10:33Mehmet Greca, shoku i Pjerin Xhuvanit ka dëshmuar para Gjykatës së Elbasanit në gjyqin kundër Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s nën akuzë për vrasje. Avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj tha se dëshmia vërtetoi se Xhuvani u vra pa ofenduar askënd dhe se në vendngjarje kishte edhe armë të tjera. Pjesë e seancës ishin edhe dëshmitarët Paolo Tupi e Julian Mata.
-
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)
1 Shkurt 2023, 09:31Procesi çmontimit të kamerave në të gjithë vendin është ende në vijim, ditën e sotme janë hequr 102 kamera dhe nën hetim janë 19 persona. Por se pse u deshën kaq kohë që të kishin një vëmendje nga ana e rendit për këtë çështje mjaft sensitive, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se duhet marrë mesazhi pozitiv i kësaj lëvizjeje. Për të, duhet lënë pas e shkuara dhe të jepet mesazhi nga ana e policisë ndaj grupeve kriminale, që nga ky moment e tutje, nuk do të ketë më lirshmëri të krimit.
-
Shkrumbohet nga flakët banesa prej druri në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
1 Shkurt 2023, 08:40Një banesë e ndërtuar e gjitha prej druri në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Burime për Report TV bëjnë me dije se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme nga persona që kanë konflikte me pronarin e banesës.
-
-
Qëlloi me armë zjarri mjetin në lëvizje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan
31 Janar 2023, 16:50Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi gjykata e Elbasanit i kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" pasi një vit më parë kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje.
-
Vdes 34-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, pasi kreu abort në Maternitetin e Elbasanit! Në hetim për neglizhencë mjeku gjinekolog dhe anestezisti
31 Janar 2023, 16:21Një 34-vjeçare ka humbur jetën në Elbasan pasi ka kryer abort në Maternitetin e Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen janë vënë nën hetim dy mjekë për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve 10 dhe 14 vjeç