-
6 Tetor 2023, 09:31
-
-
-
Ministeriali në Tiranë, Gërvalla: BE të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë! Daçiç refuzon foton familjare! Kryediplomatja gjermane i merr në takime të ndara
6 Tetor 2023, 09:04Tensionet Kosovë - Serbi prevaluan në diskutimet në ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit sot në Tiranë. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, zhvilloi takime të ndara me kryediplomaten e Kosovës dhe atë të Serbisë. Ndërsa Daçiç refuzoi t'i bashkohej fotos familjare, edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Gërvalla nënvizoi se nëse ndërkombëtaret nuk sansionojnë Serbinë nuk do të ketë negociata
-
-
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, Prokuroria nis hetimet! Babai për Report Tv: Doli në gjendje të rëndë, iu dëmtuan organet
6 Tetor 2023, 08:32Pasi deklaratës së anestezistit Roland Xhaxho, i cili mbrojti tezën e tij, që vdekja e 3-vjeçarit nuk ka ardhur nga anestezia, ka reaguar ashpër prindi i viktimës Bledar Spahiu. Ai thotë se pasi e ka nxjerrë fëmijën nga klinika private kur për trajtimin e 14 dhëmbëve, pagoi 700 mijë lekë, natën përfunduan në pediatri, dhe 3-vjeçari ishte shumë rëndë. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për rastin.
-
-
Zhvillohet në Tiranë Kampionati Kombëtar i Koktejeve, Veliaj: Industria e bareve dhe restoranteve punëson te rinj dhe sjell turizëm për qytetin
5 Tetor 2023, 19:50Në kuadër të fushatës "Tirana Cocktail City", u zhvillua Kampionati Kombëtar i Koktejleve, gara më e veçantë që është zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet, me qëllim rritjen e imazhit dhe tërheqjen e turistëve në industrinë e argëtimit
-
-
-
-
‘Djalin e morëm në gjendje të rënduar’, daja i 3-vjeçarit flet për Report Tv: Bënë krim dhe u përpoqën ta mbulojnë
5 Tetor 2023, 12:19Report Tv ka siguruar dëshminë e dajës së djalit 3-vjeçar, që humbi jetën tre ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhëmbëve në një klinikë private
-
-
-
-
-
-
Tiranë/ I vendoset tritol lokalit te Komuna e Parisit (VIDEO)
5 Tetor 2023, 11:58Një sasi tritoli ka shpërthyer pak më parë në një lokal në zonën e Komunës së Parisit. Mësohet se ka vetëm dëme materiale, xhama të thyer të lokalit. Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni dhe asnjë dyshim se për çfarë arsye është vendosur tritoli
-
Tiranë/ 3-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale nga dentisti! Prindërit: I injektuan narkozë me dozë të lartë! Mjeku: Fëmija me problem në zemër, familja firmosi për anestezinë
5 Tetor 2023, 11:33Një 3-vjeçar humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në një klinikë private në Tiranë. Ndërhyrja e cila zgjati 9 orë u bë nga e bija e mjekut anestezist- kardiolog, Roland Xhaxho, dentistja Ina Xhaxho, ndërsa anestezia është kryer nga vetë mjeku 70 vjeçar. Vetë mjeku shpjegon se i mituri u vu nën anestezi si pasojë e një defekti në zemër. Të dy babë e bijë po hetohen në gjendje të lirë.
-