-
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Tiranë rreth në mesnatë si pasojë e një konflikti të çastit. Teksa po ktheheshin nga kalçeto, një manovër e gabuar e makinës, ka bërë që dy të rinjtë ti presin rrugën autorëve, të cilët më pas i kanë qëlluar me armë. Të plagosurit, Enis Sanxhaku dhe Noa Mato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende.
17 Shtator 2021, 07:22 -
LSI, aleatët e Bashës dhe Berisha s'japin votë kundër programit dhe qeverisë së re! Rama: Nëse reforma territoriale dhe zgjedhore do jenë të parealizueshme me opozitën, do i bëjmë me popullin
17 Shtator 2021, 07:00Edi Rama ka marrë votëbesimin e parlamentit për të nisur punën me mandatin e tretë qeverisës. Me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim është miratuar qeveria e re dhe programi i tij qeverisës. Seanca plenare maratonë e nisur ditën e djeshme në orën 10:00 ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06:37.
-
Berisha: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum!
16 Shtator 2021, 19:42 -
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Aldo Bumçi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Klevis Balliu në takimin e Berishës te 'Rogner'
16 Shtator 2021, 17:51 -
Koncerti në 'Air Albania', Ermal Meta konferencë për shtyp: Nder i madh, po dridhem që sot! Nesër do bëj koncertin më të mirë të jetës sime
16 Shtator 2021, 17:00Duke mos i fshehur emocionet që do të këndojë në Atdheun e tij, këngëtari Ermal Meta premton se do të mbajë nesër koncertin më të mirë të jetës së tij. Në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Meta u shpreh se pavarësisht se është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet.
-
Kur pritet shqyrtimi i shkarkimit të Metës, Yuri Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi
16 Shtator 2021, 12:11Gjykata Kushtetuese është para vendimeve të rëndësishme këto javë, njëra është për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe tjetra për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pikërisht në këtë periudhë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
-
Udhëtimet drejt Holandës, aeroporti ‘Nënë Tereza’ jep lajmin e rëndësishëm për qytetarët: Njeh edhe vaksinën kineze 'Sinovac' për të kaluar kufirin
16 Shtator 2021, 12:02Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë drejt Holandës
-
Trajtimi kundër COVID, Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime monetare
16 Shtator 2021, 11:14Në një kohë kur ende nuk kemi asnjë rekomandim nga OBSH për recetën e saktë të ilaçeve që mund të trajtojnë COVID-19, mjeku infeksionist Tritan Kalo ka ngritur akuza nga ndaj kolegëve të tij.
-
-
Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum! Ju kërkoj falje se nuk e dija që e mbështesnit vetëm prej meje!
16 Shtator 2021, 10:25Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar është hapi i parë që pritet të bëjë Sali Berisha për të hedhur poshtë vendimin që Basha mori për ta larguar nga grupi parlamentar. Ditën e sotme në një mbledhje me demokratët, ai e akuzoi Bashën se i nguli një thikë pas shpine demokratëve, ndërsa e quajti atë ish lider të PD. Mes militantëve të tij, Berisha u mbështet edhe nga Edi Paloka, deputetët Tritan Shehu e Flamur Noka braktisën fjalimin e Bashës në parlament dhe iu bashkuan ish-kryeministrit.
-
Dhunonte gruan, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz! Në shtëpitë në Babrru dhe në Gramsh i gjenden armë zjarri dhe fishekë
16 Shtator 2021, 09:09Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit janë njoftuar se në një familje në Babrru, 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Algert Seda është prangosur nga efektivët dhe gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie