-
Zv.kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar largimin nga qeveria. Me anë të një video shumë domethënëse, në një nga paslëkundjet shumë të forta pas tërmetit të 26 nëntorit, ku Braçe shfaqet duke qetësuar qytetarët e tmerruar, ai është shprehur se tashmë "ka ardhur fundi", duke thënë ndihet i nderuar që u ka shërbyer njerëzve në nevojë përgjatë 24 viteve.
25 Gusht 2021, 16:54 -
Bllokoi trafikun në Astir duke bërë video për TikTok bashkë me shoqet, shoqërohet në polici dhe gjobitet shoferja 21 vjeçare! Ishte pa patentë
25 Gusht 2021, 15:49Gjobitet dhe shoqërohet në komisariat 21 vjeçarja që bllokoi dje trafikun në Astir bashkë me shoqet e saj për të bërë video për TikTok para makinës me të cilën po udhëtonin.
-
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
25 Gusht 2021, 15:46Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
-
-
Tiranë/ 34-vjeçari shkon i plagosur me thikë në spital, nisin hetimet
25 Gusht 2021, 15:22Një 34-vjeçar është dërguar në spital i plagosur me thikë, në rrethana ende të paqarta. Bëhet fjalë për të riun Gerion Mano 34 vjeç, i cili rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave është dëmtuar me thikë.
-
Punime në rrjet, këto zona në Tiranë do të mbesin disa orë pa energji elektrike ditën e nesërme
25 Gusht 2021, 14:34Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për disa orë ditën e nesërme, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet.
-
Veliaj inspekton punimet në Bovillë: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza
25 Gusht 2021, 13:52Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky investim do të mundësojë furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës për 24 orë, teksa do të përfitojë edhe Bashkia e Kamzës.
-
I kërkoi të miturës të kryenin marrëdhënie seksuale me para, vihet në pranga 37-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë dhe plagosje
25 Gusht 2021, 13:35Një 47-vjeçar ka rënë në pranga pasi i ka ofruar para një vajze të mitur në këmbim të marrëdhënies seksuale.
-
Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli
25 Gusht 2021, 13:21Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, ndërsa pritet që në vendin e saj në parlament, të zëvendësohet nga Mimi Kodheli. Kjo për shkak se sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve, duke bërë që mandati t'i shkojë Kodhelit.
-
Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli! Rama: Do vazhdojë punën në spital, Delta ka nisur të mbushë shtretërit e terapisë intensive
25 Gusht 2021, 12:40Mes postit të deputetes dhe asaj të mjekes, në mes të lutës me pandeminë e COVID, Najada Çomo ka zgjedhur këtë të fundit. Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se Çomo i kishte paraqitur atij dorëheqjen nga mandati i deputetes që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, shtyhet më 27 gusht seanca për ndryshimin e masës për Selim Çekaj! Avokati Haxhia kërkon largimin e gjyqtarit: Nuk do jap vendim të paanshëm
25 Gusht 2021, 10:04Avokati i Selim Çekaj, Maks Haxhia vijon të hedh akuza ndaj Gjykatës së Posaçme të Apelit se gjyqtarët e çështjes po shkelin të gjitha procedurat duke mbajtur në burg Selim Çekajn, ndërkohë që vetë prokurori i çështjes kërkon lirimin e tij. Ai ka kërkuar largimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, pasi sipas Haxhisë ai e ka personale me familjen Çekaj dhe nuk mund të jap një gjykim të drejtë. Selim Çekaj, 72-vjeç, është arrestuar pasi në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.
-
Çudirat s'kanë të sosur! Grupi i vajzave bllokojnë trafikun në Astir për të bërë video në TikTok! Para një 'Benz-i' të bardhë nisin kërcimin, 'shpërthejnë' boritë e makinave
24 Gusht 2021, 18:30Kjo javë nuk ka mjaftuar për të parë skena nga më të çuditshmet në Shqipëri. Një dasmor që pasi mori nusen ia lëshoi breshërisë së kallashnikovit, një gjest që nuk e justifikon dot askush e asgjë, më pas ishte grupi i dasmorëve që bllokoi aksin Lezhë-Mamurras, te mbikalimi i Patokut, duke kërcyer, por "nuk paskemi parë asgjë".
-
Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:59Pritja e rreth 3 mijë afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë
-
Rriten shifrat e COVID, sot 800 raste të reja, 2 humbje jete! Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç!
24 Gusht 2021, 17:475018 testime, 800 raste të reja, 2 humbje jete dhe 157 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i COVID gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht te Infektivi janë të shtruar 90 nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit. Nga ana tjetër, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
-
26-vjeçari përplas makinën e policisë, tre të plagosur në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:10Një 26-vjeçar ka goditur makinën e policisë në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, ku shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç
-
Iu gjet heroinë në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe pasagjeri në Tiranë, në pranga edhe një tjetër plagosi me thikë 32-vjeçarin
24 Gusht 2021, 14:19Teksa puna për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.
-
Rama dhe Veliaj në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet, deri në fund të vitit pret 300 familjet e para
24 Gusht 2021, 14:07Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet
-
Manastirliu: Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç! Në vjeshtë dhe dimër mund të përballemi me një tjetër valë të virusit
24 Gusht 2021, 13:51Muaji shtator do të jetë muaj i hapur vaksinimi kundër koronavirusit, për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen, duke shtuar se vjeshta dhe dimri mund të na sjellin një valë tjetër të COVID. Për situatën me pandeminë, ministrja u shpreh se numri i rasteve të reja të infeksionit është rritur me 5 herë.
-
-
Kryeqyteti ‘vishet’ me ngjyra dhe artë, zbukurohet nga piktorë shqiptarë dhe të huaj
24 Gusht 2021, 12:41Muret gri të pallateve të kryeqytetit janë veshur me ngjyra dhe art nga artisti shqiptar Helidon Haliti dhe grupi i piktorëve të huaj që kanë ardhur ne Tiranë enkas për festivalin “Mural”.