-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 34 raste të infektimit me fruth, ku shumica prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç. Nga 34 rastet, 20 prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.
12 Mars 2024, 16:08 -
Veliaj takon ekselentët e gjimnazit 'Sami Frashëri': Krenar! Bashkëpunimi, çelësi i suksesit tuaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në sallën e Këshillit Bashkiak nxënësit me dhjeta të një tjetër gjimnazi të Tiranës. Bëhet fjalë për ekselentët e gjimnazit "Sami Frashëri", të cilët bënë pyetje dhe shkëmbyen ide për qytetin.
12 Mars 2024, 13:59 -
-
-
Tregu/ 120 lekë domatja dhe kastraveci në Lushnjë, në Tiranë dyfish! Ja zonat ku janë çmimet më të larta
Qytetarët e Tiranës po përballen çdo ditë me çmime të larta të produkteve të shportës. Nga një vëzhgim i Report TV ku vërehet se çmimi i disa produkteve të konsumit të përditshëm, arrin gati dyfish më shtrenjtë krahasuar me qytete si Lushnja apo Fieri. Deputeti Erion Braçe i bën thirrje tregtarëve të ndalin këtë rritje artificiale të çmimeve.
11 Mars 2024, 18:55 -
-
-
-
Rikualifikohet blloku i pallateve në Lagjen 14, Veliaj: Standard i njëjtë si në qendër, edhe në periferi; Së shpejti nis puna për dy shkollat e reja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në bllokun e pallateve në Lagjen 14 në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “3Dëshmorët”, “Rexhep Shala” dhe “Joklin Persi”. Ky investim i rëndësishëm për zonën ka për qëllim lehtësimin e aksesit me rrugët e tjera të qytetit për banorët e saj.
11 Mars 2024, 12:46 -
-
-
-
Katër të mitur vjedhin një biznes në Vorë, vihen në hetim! 14-vjeçari me armë, e publikonte në rrjetet sociale
Katër të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç janë vënë në hetim, pasi kanë vjedhur një biznes në autostradën Tiranë-Vorë. Njëri prej tyre mbante edhe armë dhe e reklamonte në rrjetet sociale.
11 Mars 2024, 08:55 -
-
PS fushatë anëtarësimesh të reja edhe në njësitë rurale, Veliaj: Dera e hapur e PS do na sigurojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme; Kur qeverisin socialistët, bëhet shtet
Fushata e anëtarësimeve të reja në Tiranë vijoi në Njësitë Dajt, Zall-Bastar, Shëngjergj, Zall-Herr, Bërzhitë, Krrabë dhe Lagjen 12. Nga zona e njohur si “Fresku” në kryeqytet, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për rritjen e anëtarësimeve dhe mbajtjen e derës së hapur të partisë, për këdo që dëshiron t’i bashkohet familjes socialiste.
10 Mars 2024, 20:19 -
-
Fushata e anëtarësimeve të reja, Veliaj në terren: Dera e PS e hapur për të gjithë
Në terren po vijon ende fushata e anëtarësimeve në Partinë Socialiste. Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, njëherazi edhe drejtuesi politik në këtë qark, ishte këtë të diel në Dajt, Shëngjergj dhe Krrabë, ku u takuar me të rinj që i janë bashkuar Partisë Socialiste.
10 Mars 2024, 12:51 -
Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohen dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania
Një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ishin dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri.
10 Mars 2024, 12:22 -
-
