-
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
16 Janar 2019, 17:43 -
Jo vetëm Greqia, Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj
Rastet në të cilat kryeministri i zgjedhur ka drejtuar për periudha të caktuara edhe kabinetin e punëve të jashtëm nuk janë të panjohura në kulturën politike shqiptare dhe atë botërore. Diçka të ngjashme ka bërë vetë presidenti, Ilir Meta duke shërbyer si zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003.
15 Janar 2019, 11:09 -
A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij?
Për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta “Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror”.
13 Janar 2019, 19:31 -
Mosdekretimi i ministrit/ Kulluri për Report TV: Vendimi i Metës i drejtë, Cakaj i sapodiplomuar
Një vendim të drejtë e cilësoi politikani Edvin Kulluri, qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj në pozicionin Ministrit të Jashtëm. Sipas Kullurit, presidenti vetëm ka zbatuar të drejtën dhe kompetencat e tij kushtetuese, pasi mungesa e përvojës e bën Cakaj të papërshtatshëm për të marrë përsipër këtë detyrë.
12 Janar 2019, 17:53 -
Certifikata e sigurisë së Cakajt, LSI dhe PD mbështesin kërkesën e Metës për hetimin e DSIK-së
Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 9 anëtar, ku kryetari dhe 2 anëtarë do të jenë përfaqësues të PD-së, 1 anëtar do të jetë përfaqësues i LSI-së dhe dhe 5 anëtarë do të jenë përfaqësues të Grupeve Parlamentare të partive të mazhorancës.
11 Janar 2019, 17:34 -
Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm
Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor që do të bëjë verifikimet mbi veprimtarinë e DSIK në lëshimin e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Reagon DSIK, që sqaron se pajisja e tij me certifikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.
11 Janar 2019, 15:28 -
-
Refuzimi i Metës për Cakajn/ Lëvizja Vetëvendosje: Shqipërisë s’i duhen ministra të Baton Haxhiut të paguar me rrogë për vite
Reagon Lëvizja Vetëvendosje për mosdekretimin e Gent Cakajt. VV-ja thotë se vendimi i Metës ishte i duhuri dhe se Gent Cakaj nuk duhet të bëhej ministër i Jashtëm. Flet edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, i cili shkon më tej kur thotë se as Besa Shahini s'duhet të emërohej si ministre e Arsimit, pasi është mbesa e një spiuni.
10 Janar 2019, 19:32 -
Gent Caka nuk 'tradhton' dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka. Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
10 Janar 2019, 19:25 -
Takimi me diplomatët, i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i propozuar Gent Cakaj
Bashkë me Ramën dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i pranishëm në takimin e sotëm me trupën diplomatike ka qënë edhe ministri i propozuar Gent Cakaj. Ai vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Jashtëm pas mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta.
10 Janar 2019, 19:15 -
Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!
Analisti Baton Haxhiu i dërgon letër presidenti Ilir Meta. Haxhiu, i zhveshur nga roli i analistit kërkon nga Meta me një fjalor kafeneje që të firmosë për të dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm.
10 Janar 2019, 16:11 -
-
Refuzimi i Cakajt si ministër i Jashtëm, Tritan Shehu për Report Tv: Vendimi i Metës, i argumentuar. Qeveria e dështuar dhe shkërrmoqur
Deputeti i PD-së është shprehur për Report Tv se Gent Cakaj ishte një kandidaturë me staturë të dobët dhe se opinionet e tij karshi kufirit territorial Kosovë-Serbie bie ndesh me interesin kombëtar.
10 Janar 2019, 14:09 -
-
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
10 Janar 2019, 13:38 -
Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar
Konstitucionalisti Çlirim Gjata cilëson për Report Tv se presidenti Ilir Meta e ka refuzuar emërimin e Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme me të drejtë kushtetuese e ligjore. Gjata e cilësoi Metën si një president autoritar.
10 Janar 2019, 13:29 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45 -
Meta flet për mosdekretimin e Gent Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, pres përgjigjet e institucioneve
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese në lidhje me dekretet për lirimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
9 Janar 2019, 13:23 -
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në '5 Pyetje': Gent Caka vjen nga errësira, Meta do ta verifikojë
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ka folur në lidhje me protestën e studentëve, zgjedhjet lokale dhe emrat e rinj në kabinetin qeverisës.
7 Janar 2019, 22:37 -
Hezitimi i Metës për dekretimin e ministrave që vijnë nga Kosova, a lidhet me shitjen e interesit kombëtar?
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur. Kështu është i gjithë korrupsioni i degraduar shqiptar. Njerëz të rritur në një babëzi psikologjikë që, kur erdhën në pushtet, u shtynë drejt degradimit. Për hallin që ka Meta të shtyn të mendosh se dekretimin e tyre nuk e dëshiron Beogradi dhe Athina.
6 Janar 2019, 16:40