-
Pas takimit me Hahn, Haradinaj: Kërkonte zgjidhje për taksën ndaj mallrave serbe, i thashë vetëm kur të na njohin si komb
Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Ramush Haradinaj, reagime kanë ardhur edhe nga Komisioneri Johannes Hahn dhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit e ka quajtur taksën një klithmë që kërkon të dëgjohet.
3 Dhjetor 2018, 17:59 -
Haradinaj kërcënon Thaçin për kufijtë dhe i qëndron taksës për Serbinë: Nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet qeveria
Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. “Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin” tha ai. Në fund ai ka pasur edhe një paralajmërim për Thaçin dhe Kadri Veselin “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do ti marr me vete” tha ai.
1 Dhjetor 2018, 10:46 -
Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin
Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitojë Prishtinën ku do të takohet me Presidentin, kryeparlamentarin si dhe kryeministrin, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifë ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina
30 Nëntor 2018, 14:35 -
Deportimi i 6 gylenistëve, Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat
Kryeministri i Kosovës ka raportuar këtë të premte në Komisionin Hetimor Parlamentar, për deportimin e 6 gylenistëve turq nga Kosova. Ai komentoi vetëm vendimet dhe veprimet e tij, të marra gjatë 29 marsit, e jo ato të policisë dhe AKI-së.
30 Nëntor 2018, 12:10 -
Deportimi i 6 ‘gylenistëve’ nga Kosova, sot merren në pyetje Thaçi dhe Haradinaj
Komisioni Hetimor Parlamentar do të marrë sot në pyetje presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti. Seanca do të nisë në orën 11:00.
30 Nëntor 2018, 08:05 -
-
'Kufijtë', Haradinaj kundër Thaçit për Washington Post: Mjaft! Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës
Shkrimi i Haradinajt u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi, promovues i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë, u shpreh për Zërin e Amerikës se Prishtina duhet të bëjë marrëveshje me Beogradin.
29 Nëntor 2018, 08:07 -
Numrat dhe pagat e 'çmendura', njihuni me superqeverinë që drejton Ramush Haradinaj
Populli i Kosovës paguan për 5 zëvendëskryeministra, 79 zëvendësministra, 28 këshilltarë të kryeministrit, 10 punonjës - staf administrativ dhe mbështetës, pa përfshirë këshilltarët dhe stafin mbështetës nga zyrat e zëvendëskryeministrave dhe as stafi civil
28 Nëntor 2018, 20:29 -
-
-
Fotolajm/ Dy kabinetet bëjnë simbolin e shqiponjës, mbyllet mbledhja e përbashkët e qeverive në Pejë
Anëtarë të të dy kabineteve, pas nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve të rëndësishme kanë bërë një foto të përbashkët duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në prag të Ditës kombëtare të Festës së Flamurit.
26 Nëntor 2018, 13:07 -
-
Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëveshjet që priten
Në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri. Një tjetër marrëveshje e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo për heqjen e tarifave telefonike roaming mes dy vendeve.
26 Nëntor 2018, 08:22 -
Përurimi i shtatoreve të krerëve të Lidhjes së Prizrenit bën bashkë Ramën dhe Metën, kryeministri: Asnjë tokë shqiptare të mos u jepet të huajve
Në kuadër të shënimit të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe me rastin e përkujtimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, në Kosovë u zhvillua këtë të dielë ceremonia e përurimit të tre shtatoreve të tre lidërve historikë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ku morën pjesë Krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.
25 Nëntor 2018, 16:40 -
-
-
Taksa 100% e importit të mallrave/ Haradinaj para ambasadorëve të Quint-it: Nuk hiqet pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian, ku ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për taksën, dhe se ajo do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia .
23 Nëntor 2018, 17:12 -
Vuçiç i kundërpërgjigjet Haradinajt: Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të bërë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ku bëhet me dije se Kosova do të tërhiqet ndaj vendimit për taksat përkundrejt mallrave serbe vetëm në rast se Serbia do ta njohë si shtet të pavarur.
23 Nëntor 2018, 10:49 -
Haradinaj: Taksa do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se taksa e vendosur përkundrejt produkteve serbe nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai bëri me dije për gazetarët se arsyet e vendosjes së taksës 100% i janë bërë të ditura ambasadorëve dhe përfaqësueses së BE-së përmes një letre.
22 Nëntor 2018, 16:38 -