Shqiptarja logo
E martë 30 Dhjetor 2025 - Përditësimi i fundit 23:26

  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Lajmet për: MINISTRIA E FINANCAVE Total: 802

  • Ekonomi Buxheti humbi 81.1 mld lekë nga përjashtimet tatimore, Ministria e Financave: Do rikuperojmë 5.2 mld lekë me paketën e re fiskale

    Buxheti humbi 81.1 mld lekë nga përjashtimet tatimore, Ministria e Financave: Do rikuperojmë 5.2 mld lekë me paketën e re fiskale

    5.2 miliardë lekë do të përfitojë buxheti i shtetit nga ndryshmet e propozuara në paketën fiskale, në rast se ajo miratohet. Pjesa më e madhe e parave është parashikuar të mblidhet nga heqja e disa lehtësive me TVSH-në në sektorin e Bujqësisë. Kjo vlerë që përfitohet është shumë më e ulët se humbjet që i janë shkaktuar buxhetit nga përjashtimet tatimore të bëra prej vitesh.
    7 Nëntor 2021, 16:27
  • Opinion Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave

    Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave

    Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si do të paguajnë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe rritja e normave tatimore 380 milionë euro më shumë taksa vitin që vjen, ndërsa përfitimet do të shpërndahen mes interesave në rritje për borxhin dhe investimet, përfundimi i të cilave nuk ka afat.
    6 Nëntor 2021, 07:54
  • Ekonomi Karburanti për mjetet lundruese do të kushtojë 140 lekë/litri pas vendosjes së taksës 65 lekë

    Karburanti për mjetet lundruese do të kushtojë 140 lekë/litri pas vendosjes së taksës 65 lekë

    Prej vitit të ardhshëm jahtet dhe mjetet lundruese do e blejnë karburantin me 65 lekë akcizë. Por pavarësisht kësaj tarife çmimi për litër karburant do të jetë përsëri më i ulët se karburanti që blejnë qytetarët.
    5 Nëntor 2021, 16:41
  • Ekonomi Borxhi, eksperti në ‘5 pyetjet’: Qeveria ka dështuar të marrë kreditë e buta nga fondi i konferencës së tërmetit, s’do të kishim nevojë tani për eurobondin 700 mln euro

    Borxhi, eksperti në ‘5 pyetjet’: Qeveria ka dështuar të marrë kreditë e buta nga fondi i konferencës së tërmetit, s’do të kishim nevojë tani për eurobondin 700 mln euro

    Eksperti i ekonomisë, Azbi Stringa ka deklaruar në ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ se marrja e eurobondit do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit. Sipas tij, nëse qeveria shqiptare do të kishte marrë kredi nga 700 mln eurot që u ofruan nga konferenca e donatorëve pas turnit, nuk do të kishte nevojë të merrte eurobond-in.
    1 Nëntor 2021, 22:59
  • Ekonomi Bie ‘privilegji’ jahtet 65 lekë për litër karburant! Buxheti fiton 1.35 mld lekë nga taksimi i tyre

    Bie ‘privilegji’ jahtet 65 lekë për litër karburant! Buxheti fiton 1.35 mld lekë nga taksimi i tyre

    Jahtet dhe mjetet lundruese nuk do të jenë më të privilegjuara kur blejnë karburant. Ministria e Financave ka vendosur të rikthejë akcizën për këto mjete, të cilat nga viti 2022 parashikohet të paguajnë 65 lekë për çdo litër karburant që blejnë.
    30 Tetor 2021, 20:07
  • Ekonomi Ndryshon tatimi i pagës, Ministria e Financave: Lehtësojmë qytetarët, paga deri 40 mijë lekë, zero tatim

    Ndryshon tatimi i pagës, Ministria e Financave: Lehtësojmë qytetarët, paga deri 40 mijë lekë, zero tatim

    Tatimi mbi pagat do të ndryshojë prej korrikut të vitit të ardhshëm. Siç u premtua në fushatën elektorale qeveria ka vendosur që ata që marrin deri në 40 mijë lekë të mos paguajnë tatim. Ndërkohë për ata që marrin deri në 50 mijë lekë tatimi do jetë 6.5%.
    30 Tetor 2021, 14:42
  • Ekonomi Qeveria do të taksojë qumështin pluhur që importohet! Ministria e Financave: Do paguhet 100 lekë/kg, mbështesim produktin vendas

    Qeveria do të taksojë qumështin pluhur që importohet! Ministria e Financave: Do paguhet 100 lekë/kg, mbështesim produktin vendas

    Qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet. Propozimi është bërë nga Ministria e Financave dhe është pjesë e paketës fiskale, ku do të ndryshohet ligji për taksat kombëtare.  Sipas relacionit të projektligjit qumështi pluhur do të taksohet me qëllim që të nxitet prodhimi vendas. 
    30 Tetor 2021, 10:59
  • Ekonomi Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng

    Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng

    Viti 2021 përmbyll edhe strategjinë që Ministria e Financave kishte bërë për rritjen graduale të akcizës për cigaret (duhanin). Strategjia pati njё reduktim tё tregtisё sё paligjshme si edhe njё stabilizim tё tregut dhe tё tё ardhurave, pasi operatorёve mё tё mёdhenj tё tregut formal, por edhe organeve doganore, iu krijua siguri e mjaftueshme ligjore pёr furnizimin e konsumatorёve dhe realizimin e tё ardhurave.
    30 Tetor 2021, 00:23
  • Ekonomi Parashikimi i Ministrisë së Financave: Në 2022 do rriten të ardhurat për frymë me 606 euro

    Parashikimi i Ministrisë së Financave: Në 2022 do rriten të ardhurat për frymë me 606 euro

    Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e punësimit, pritet të pasojë me rritje të të ardhurave për frymë. Kështu parashikon Ministra e Financave në projektbuxhetin e vitit 2022, kur thotë se do të jetë 606 euro rritja e të ardhurave për frymë
    29 Tetor 2021, 21:28
  • Ekonomi Paketa e re fiskale, burime për Report Tv: Taksë për herë të parë gazit për ngrohje dhe gatim, 6 lekë/litër shtesë edhe për familjarët! Jahtet s'do të jenë më të privilegjuara për karburantin

    Paketa e re fiskale, burime për Report Tv: Taksë për herë të parë gazit për ngrohje dhe gatim, 6 lekë/litër shtesë edhe për familjarët! Jahtet s'do të jenë më të privilegjuara për karburantin

    Sot në qeveri do të miratohet paketa fiskale. Qeveria ka vendosur të taksojë për herë të parë edhe gazin që blejnë familjarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur. Si pjesë e paketës fiskale 2022, është vendosur që gazi të taksohet me 6 lekë për litër, pasi ka pasur abuzime, dhe gazi i blerë për konsum është përdorur për mjetet motorike.
    29 Tetor 2021, 12:31
  • Ekonomi 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit

    5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit

    Së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.
    28 Tetor 2021, 09:42
  • Ekonomi Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021

    Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021

    Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh. 
    26 Tetor 2021, 22:16
  • Ekonomi Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë

    Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë

    Edhe pse buxheti i vitit 2022 është tepër ambicioz dhe parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, dy janë rreziqet kryesore që janë parashtruar në relacion. Zgjatja e situatës së pandemisë dhe rritja e çmimeve e karburanteve dhe energjisë elektrike. Një rritje e vijueshme e çmimeve mund të ndikoj në uljen e të ardhurave për qytetarët por nga ana tjetër mund të rrisë inflacionin mbi parashikimin e bërë.
    26 Tetor 2021, 17:09
  • Ekonomi Rritet borxhi publik me 477 mln € krahasuar me 2020, Ministria e Financave: Arriti në 10.6 mld €

    Rritet borxhi publik me 477 mln € krahasuar me 2020, Ministria e Financave: Arriti në 10.6 mld €

    Borxhi publik këtë vit është rritur me 477 milionë euro krahasuar me fundin e vitit 2020. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhi publik në fund të shtatorit arriti në 10.6 miliardë euro.
    24 Tetor 2021, 18:07
  • Ekonomi Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’

    Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’

    Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit po zhvillon një takim me shoqatën e Trasnportit. pasi kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.
    21 Tetor 2021, 16:28
  • Politikë Raporti i OECD, Ministria e Financave: Të punojmë për të rritur konkurrueshmërinë në kushtet e pandemisë! Soreca: Fokus lufta kundër pastrimit të parave

    Raporti i OECD, Ministria e Financave: Të punojmë për të rritur konkurrueshmërinë në kushtet e pandemisë! Soreca: Fokus lufta kundër pastrimit të parave

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Takimin e Nisjes së Publikimit të "Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore 2021: Një vështrim politik", organizuar nga OECD, me pjesëmarrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ministrja Ibrahimaj ka thënë gjatë fjalës së saj se duhet punuar më shumë për të rritur konkurrencën rajonale.
    18 Tetor 2021, 17:32
  • Ekonomi Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020

    Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020

    Bashkitë kapërcejnë pasojat negative të pandemisë duke tejkaluar shifrat e para-krizës. Sipas ministrisë së Financave deri në fund të shtatorit pushteti vendor mblodhi rreth 35 milionë euro më shumë se në 2020.
    16 Tetor 2021, 16:54
  • Ekonomi Rriten me 487 mln euro të ardhurat në 9 muaj! Ministria e Financave: Shpenzimet ishin 9.6% më të larta se në 2020

    Rriten me 487 mln euro të ardhurat në 9 muaj! Ministria e Financave: Shpenzimet ishin 9.6% më të larta se në 2020

    Me rreth 19% janë rritur të ardhurat në 9 mujor krahasuar me një vit më parë dhe kontributin më të madh pozitiv e kanë dhënë të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja. 
    14 Tetor 2021, 14:00
  • Ekonomi Kontradikta me koston e Rrugës së Arbrit, Ministria e Financave: Vlera e investimit arrin në 219 mln euro

    Kontradikta me koston e Rrugës së Arbrit, Ministria e Financave: Vlera e investimit arrin në 219 mln euro

    Kostoja finale e rrugës së Arbrit ende mbetet ‘enigmatike’ për shkak të shifrave kontradiktore që prezantohen nëpër raporte të ndryshme. Ministria e Financave thotë se vlera e investimit është 219 milionë euro, ndërsa në dokumentin e tenderit thuhet se fondi për këtë projekt është 277 milionë euro.
    11 Tetor 2021, 12:16
  • Politikë Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Forconi masat për të luftuar korrupsionin

    Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Forconi masat për të luftuar korrupsionin

    Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ku e ka uruar atë për detyrën e re, teksa ka theksuar se masat për të luftuar korrupsionin e pastrimin e parave, duhet të forcohen.
    8 Tetor 2021, 15:57
  • First
  • Previous
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • Next
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2025 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje