-
Kandidati i opozitës, Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
Himara zgjedh nesër kryebashkiakun e ri. Petro Gjikuria ka shkelur heshtjen zgjedhore, duke postuar në rrjetin e tij social Facebook disa postime, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e tij për Himarën.
3 Gusht 2024, 11:44 -
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
Nesër banorët e Himarës votojnë për kryebashkiakun e ri, mes dy kandidaturave Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria. Votimi nis në 07:00 dhe mbyllet në 19:00, ndërsa në 36 qendrat do aplikohet identifikimi elektronik. Zgjedhjet e nesërme i japin fund sagës për drejtimin e Bashkisë së Himarës.
3 Gusht 2024, 10:08 -
-
Himara zgjedh të dielën kryetarin e ri të bashkisë, nesër heshtje zgjedhore! KQZ dërgon materialet
Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.
2 Gusht 2024, 14:28 -
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan një mundësi unike statistikore për të llogaritur se sa zgjedhës të këtushëm votojnë. Kjo, sepse kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe nuk mund të vinin emigrantë nga jashtë për të votuar.
2 Gusht 2024, 09:19 -
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
Për 34 vjet Himara është kthyer në një lojë tashmë e pandërprerë politike e Athinës në Shqipëri. Dilema se kush është shqiptar e kush grek në një zonë që asnjëherë nuk ka pasur problem identitetin, e kanë kthyer debatin në një ngërç absurd.
1 Gusht 2024, 08:00 -
-
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Në Himarë u zhvendosën 311 zgjedhës, 137 u ndryshoi qendra e votimit! Pelinku: Vlerë anormale, kërkuam informacion tek Gjëndja Civile!
Nënkomisionerja e KQZ-së, Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjëndja Civile për të shpjeguar këtë shtim të numrit. Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto shtesa.
29 Korrik 2024, 11:50 -
Eduard Zaloshnja: 60% e pjesëmarrësve të këtushëm votojnë për Tavon, ndërsa ata që do të vijnë nga jashtë s’parashikohen dot…
Rreth 60% e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të Himarës do t’ia japin votën Tavos. Për Gjikurinë do të votojnë rreth 2400 zgjedhës të këtushëm. Se sa zgjedhës do të vijnë nga jashtë për t’ia dhënë votën atij më 4 gusht mbetet të shihet…
29 Korrik 2024, 08:50 -
Vetë u importua nga SHBA, Gjikuria kallëzon në SPAK Vangjel Tavon se transferoi gjendjen civile
Petro Gjikuria kandidati i opozitës për Himarën ka kallëzuar në SPAK, Vangjel Tavon. Gjikuria e ka kallëzuar kandidatin socialist për shkak të transferimit të Gjendjes civile nga Dropulli në Himarë.
27 Korrik 2024, 16:01 -
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, nis sot zyrtarisht fushata elektorale
Në Himarë ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për kreun e bashkisë. Fushata elektorale do të zgjasë vetëm një javë, duke u bërë kështu një nga fushatat më të shkurtra të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë
27 Korrik 2024, 11:48 -
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 8 parti për 2 kandidatë! PS garon e vetme, PD me koalicion partish opozitare
11 parti pritet të regjistrohen zyrtarisht në KQZ për zgjedhjet në Himarë për kryetarin e ri të Bashkisë. PS do të kandidojë e vetme me Vangjel Tavon ndërsa PD dhe 6 aleate pritet të bashkohen në një koalicion për të kandiduar pasuesin e Fredi Belerit, Petro Gjikurinë.
22 Korrik 2024, 11:09 -
Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja ftesës së Ramës, lashë SHBA për të ndihmuar vendin tim! Mbështetja e Belerit, nder
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka shoqëruar sot Fredi Belerin, i cili u kthye në qelinë e Burgut të Fierit për të vuajtur dënimin e mbetur. Në fjalën e tij të parë për media, Gjikuria ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes s&am
20 Korrik 2024, 18:29 -
Shoqërohet nga kandidati për Himarën, Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit
Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Report Tv sjell pamjet ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit, ndërsa shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.Në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lir
20 Korrik 2024, 16:01 -
Merr fund ‘liria’ e Belerit, kthehet në qeli pas betimit si eurodeputet: Kam kërkuar lirinë me kusht! Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën sesa unë
Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Ai shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria. Për mediat Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar.
20 Korrik 2024, 10:40 -
-
-
Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Omonia-s për Report Tv: Rama zgjodhi Tavon se nuk kishte tjetër! Mane: Kandidati i PS do sjell bashkim dhe jo përçarje
Në një lidhje skype, për emisionin sekretari i OMONIA-s Marin Suli teksa foli për figurën e Petro Gjikurisë, ai tha se ky i fundit ka qenë propozim i degës së Himarës së PD dhe është zgjedhur mes 5 kandidatëve të tjerë.
17 Korrik 2024, 19:01 -
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote
Deri në 22 korrik subjektet politike duhet të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Kolegji Zgjedhor i kërkon kryetarit aktual të Himarës të vendosë ku do jenë sheshet e fushatës, ndërsa opozita prezantoi Petro Gjikurinë
17 Korrik 2024, 17:43 -
Qeveri teknike? Meta: Duhet t'ia imponojmë Ramës këtë kërkesë e shumë të tjera! Hesht për kandidatin e Berishës në Himarë
Kreu i PL, Ilir Meta, thotë se është me Sali Berishën dhe kërkesën e tij për për qeveri teknike. Por Meta thotë se duhet më shumë organizim për t’iu imponuar Edi Ramës ta pranojë këtë kërkesë. Për kandidatin e Berishës Himarë, Meta nuk duket fort i kënaqur duke zgjedhur t’i shmanget pyetjes nëse Petro Gjikuria do të mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.
12 Korrik 2024, 12:40
