-
Varhelyi: Synojmë që deri në fund të këtij viti të hapim kapitullin e parë për negociatat e anëtarësimit në BE! Hasani: Shqipëria punon për objektivat e vendosura
Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar sot me Igli Hasanin, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme.
13 Nëntor 2023, 17:51 -
Kryediplomatët evropianë takohen me homologët ballkanas
Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, më 13 nëntor, në Bruksel me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar për një sërë temash me interes të përbashkët. Ky është takim tradicional dhe atij do t’i prijë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell
13 Nëntor 2023, 09:09 -
BE, pikëpyetje mbi propozimin për një fond afatgjatë për Ukrainën
Vendet e Bashkimit Evropian kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi për miratimin e një fondi afatgjatë prej 21.4 miliardë dollarësh ndihme ushtarake për Ukrainën, ndërsa lufta e saj e ashpër kundër forcave ruse po vazhdon.
11 Nëntor 2023, 09:56 -
Orban: Negociatat për anëtarësim të Ukrainës në BE nuk duhet të ecin përpara
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se ai nuk e mbështet përparimin në negociatat për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Me këto deklarata, ai ka dhënë shenja se shteti i tij mund t’i bllokojë ambiciet e Kievit për t’iu bashkuar bllokut evropian
10 Nëntor 2023, 14:02 -
Shkup, opozita dhe qeveria me akuza të ndërsjella për raportin e KE-së
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer pasi ua dorëzoi raportin e Brukselit zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Shkup, foli të enjten në një konferencë shtypi për mangësië e theksuara në raport, duke e vlerësuar raportin si të sinqertë dhe të drejtë.
9 Nëntor 2023, 20:16 -
Gazetarja palestineze: SHBA dhe BE të na ndihmojnë të jemi të sigurt
Gazetarja palestineze Taseem Amro thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të maksimalizojnë përpjekjet që populli palestinez të ndihet i sigurtë, pasi sipas saj deri më tani, nuk kanë ndërmarrë hapa seriozë për t’i dhënë fund vdekjeve masive në Gazë.
9 Nëntor 2023, 19:26 -
Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë, kushte për Bosnje-Hercegovinën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë
8 Nëntor 2023, 14:37 -
Lajçak jep detaje për vizitën e fundit në Kosovë: Propozova një agjendë për takim në Bruksel, fokus zbatimi i marrëveshjes dhe gjetja e zgjidhjes për sfidat në Veri
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e fundit në Kosovë, ku është takuar me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi dhe liderët e partive opozitare
8 Nëntor 2023, 11:50 -
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, reagon agjencia e OKB për refugjatët: Nuk jemi të përfshirë e as të informuar
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka reaguar në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali, të nënshkruar një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe homologia e tij italiane Georgia Meloni për emigrantët thotë se nuk është palë dhe as e informuar për
7 Nëntor 2023, 22:07 -
Kurti: Draft-statuti i ri pakrahasimisht më i avancuar, por kemi vërejtje
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “pakrahasimisht më i avancuar” sesa marrëveshjet e mëhershme, por ka thënë se megjithatë ai si kryeministër i ka paraqitur vërejtjet dhe kritikat e tij edhe ndaj këtij drafti.
7 Nëntor 2023, 17:49 -
Asociacioni, Haliti: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet
Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, foli për fjalimin e Kurtit në Kuvend ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, i cili tha se ky i fundit nuk bëri raportim, por fushatë elektorale. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama bën mirë që vjen në Kosovë, dhe se duhet të vijë më shpesh po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe Kurtin
7 Nëntor 2023, 15:14 -
Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030, do mbështetet riintegrimi për azilantët shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së
Azilantëve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së parashikohet t’u sigurohen mundësi të reja punësimi dhe arsimimi profesional, me qëllim riintegrimin e tyre
7 Nëntor 2023, 15:21 -
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, KE i kërkon Italisë detaje! UNHCR: S'jemi të përfshirë! Meloni: Mund të bëhet model bashkëpunimi mes vendeve anëtare e jo anëtare të BE
Komisioni Europian ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur dje mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e 2 qendrave në Shqipëri ku do të strehohen emigrantët e ardhur nga Afrika me qëllim që t’u shqyrtohen kërkesat për azil.
7 Nëntor 2023, 13:15 -
Marrëveshja për refugjatët, Rama intervistë për Bruno Vespën: Çdo gjë do të bëhet sipas kritereve të BE! Kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahëhapur
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa tha se marrëveshja e nënshkruar me homologen Giorgia Meloni për 2 qendrat pritëse të emigrantëve do të ngrihen sipas të gjitha verifikimeve, bazuar në kriteret e përcaktuara nga BE
6 Nëntor 2023, 22:01 -
Ministri kroat puth me 'padurim' ministren gjermane Baerbock! VIDEO shkakton polemika në rrjet
Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić-Radman, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me veprimin e tij ndoshta spontan, gjatë fotos familjare me ministrat e Jashtëm të BE-së në Berlin.
4 Nëntor 2023, 16:23 -
Gjermania do zgjerim, Baerbock: Vendet kandidate të jenë vëzhgues, përfitojnë para anëtarësimit! Të marrin pjesë në çdo mbledhje të KIE
Me një qasje mjaft dashamirëse ndaj vendeve kandidate për t’u bërë pjesë e BE, ministrja e jashtme gjermane Analena Baerbock, propozoi këtë të enjte qe këto vende ku bën pjesë edhe Shqipëria të jenë të pranishme në çdo mbledhje të Këshillit Europian që të përfitojnë edhe para se të anëtarësohen.
2 Nëntor 2023, 17:27 -
Inteligjenca Artificiale e rrezikshme, firmosin 28 shtete! Deklaratës kundër “AI” i bashkohen SHBA, BE, Kina e Britania
Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE dhe Kina firmosën një deklaratë të përbashkët ku theksojnë se inteligjenca artificiale përbën një rrezik potencialisht katastrofik për njerëzimin.
1 Nëntor 2023, 18:24 -
BE mirëpret formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi, thirrja: Të përmbushë reformat për anëtarësim
Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi të martën, por i ka bërë thirrje asaj të angazhohet menjëherë për t’i përmbushur sa më shpejt reformat e nevojshme për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE
31 Tetor 2023, 15:26 -
Deputetja britanike përsërit thirrjen ndaj BE-së: Kosova po bashkëpunon pavarësisht sulmit të Banjskës nga Beogradi, hiqni sanksionet
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, njëkohësisht kryetare e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin britanik, i ka bërë thirrje BE-së që të heqë sanksionet e vëna nga kjo e fundit ndaj Kosovës.
29 Tetor 2023, 21:13 -
Vuçiç për Kurtin: Ofroi nënshkrimin e tri dokumenteve vetëm se e dinte që Serbia s’do t’i nënshkruante
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit në Bruksel me liderë të Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, ka “manipuluar situatën”.
27 Tetor 2023, 21:22 -
BE-ja vazhdon sot diskutimet për Kosovën dhe Serbinë
Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel
27 Tetor 2023, 08:50 -
Grupi negociator Shqipëri- BE, largohet Romina Kuko, në vend të saj emërohet, Ilir Beqaj
Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshëme, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ajo zëvendësohet nga Ilir Beqaj
26 Tetor 2023, 21:28 -
Presidenti i Malit të Zi, Milatoviç: Anëtarësimi ynë në BE deri në 2028. Brenda vitit, zgjidhim problemet në gjyqësor
Ndërsa anëtarësimi në BE i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kushtëzohet nga vende anëtare të unionit, fqinji ynë verior Mali i Zi duket se po shkon më shpejt drejt bllokut evropian, tha presidenti i vendit, Jakov Milatoviç.
25 Tetor 2023, 13:07 -
Metsola: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE do të merret në dhjetor
Udhëheqësit e BE-së pritet të vendosin nëse do të nisin zyrtarisht negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në një samit në dhjetor, pasi fillimisht të kenë analizuar një raport të Komisionit Evropian
25 Tetor 2023, 12:00 -
Tensionet Kosovë-Serbi, Vuçiç dhe Kurti pritet të takohen të enjten në Bruksel! BE: Kemi bërë një propozim modern evropian për Asociacionin
Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë që zhvilluan në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë
24 Tetor 2023, 17:49 -
BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, kosto 255 mln euro për 41 km, afati final 2029
Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kryesisht Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës Adriatiko-Joniane, Murriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor europian (TEN-T).
23 Tetor 2023, 07:14