-
Ylli Pata: Teatri i 6 dhjetorit përballë tragjedisë së primareve me patllake
Tashmë janë bërë virale thirrjet me zë koke të një kandidateje për krybashkiake, se do të pushtojë ambasadën amerikane apo do të përdorë tritolin si mekanizëm bazik në detyrën e qytetarit numër 1 të kryeqytetit
30 Nëntor 2022, 21:59 -
Kush është miliarderi kanadez që përzuri Berisha, i cili donte të ndërtonte marinën e Durrësit
Edi Rama ka deklaruar sot në Parlament se në vitin 2006, ka ardhur në Shqipëri miliarderi famëmadh kanadez Peter Munk, me idenë e ndërtimit të një marine në Durrës, pikërisht aty ku do të ndërtojë Muhamed Alabar.
24 Nëntor 2022, 19:56 -
Ylli Pata: Diktatori i fundit përballë 'demokratëve të parë', një model i përmbysur politik
Në publikimin që po i bëhet këto ditë “Republikës së Parë” të Mero Bazes në gazetën TemA, shikohet si në kronikë, por edhe me foto, një realacion pak i njohur i udhëheqjes së fundit komuniste të Shqipërisë me lidershipin e ri demokratik të Kosovës.
22 Nëntor 2022, 18:25 -
Ylli Pata: Çfarë i sjell opozitës 6 dhjetori i Sali Berishës?
Një tjetër nga gazetarë që mendojnë se një event i tillë i nivelit të lartë, nuk ka përse të grishet nga çështje që i takojnë politikës lokale. Ndërkaq mbështetësit e grupit politik Berisha-Meta e shikojnë këtë protestë si një akt politik që ka tmerruar mazhorancën dhe pengon atë që ata e quajnë “emërim të opozitës” nga Rama aleatët e tij perëndimorë
21 Nëntor 2022, 20:43 -
Ylli Pata: Çfarë kërkon të arrijë Berisha me protestën e 6 dhjetorit?
Kur Taulant Balla deklaroi se kishte të dhëna se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zgjedhur që protestën e radhës do ta bëjnë ditën kur liderët e BE-së do të vijnë në Tiranë në një samit të madh, u duk si një cinizëm i mazhorancës për ta sulmuar më tej ish-kryeministrin.
18 Nëntor 2022, 18:47 -
Ylli Pata: Pse Lulzim Basha është armiku më i urryer i Sali Berishës?
Sali Berisha ka pasur armiq thuajse të gjithë drejtuesit e themeluesit e Partisë Demokratike. Nga Neritan Ceka, te Gramoz Pashko, nga Preç Zogaj, te Genc Pollo. Nga Aleksandër Meksi, te Genc Ruli apo Bamir Topi.
17 Nëntor 2022, 20:45 -
Ylli Pata: Sot thotë Kariqët, kur Berisha fliste për "Klanin e Zemunit", që e bëri aleat të ngushtë!
Ka një kaos qëndrimsh dhe konceptesh të qarqeve opozitare mbi projektin e madh të Durrësit, i cili njihet me emrin e sipërmarrësit të famshëm nga Emiratet e Bashkuara, Muhamed Alabar.
15 Nëntor 2022, 19:13 -
Ylli Pata: Heshtja e turpshme për dhunën ndaj Adriatik Doçit
Adriatik Doçi është një gazetar mjaft i njohur në vend. Është i njohur prej vitesh për disa beteja të tij me pushtetarë e zyrtarë, biznesmenë e burokratë. Mënyra sesi Adriatiku i është qasur njerëzve në pushtet, mund të mos ketë qenë më e mira e mundshmja, por ai ka bërë krejtësisht detyrën e një reporteri.
14 Nëntor 2022, 19:01 -
Ylli Pata: Nexhmije Hoxha u hetua për kafe, sot nuk i kërkohet llogari politikanëve që kanë miliarda?
Kush në vitin 1991 ka qenë i rritur, e mban mend se pikërisht në atë kohë, para se të vinte në pushtet Partia Demokratike e të rrëmbente të gjitha pushtetet, përfshirë dhe Prokurorinë, nisi hetimi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste në Shqipëri.
10 Nëntor 2022, 20:38 -
Ylli Pata: ‘Fshehja’ e çuditshme e gjeneralit që drejton Republikën
Herën e fundit që Shqipëria u drejtua nga një gjeneral, atmosfera u ndje menjëherë. Jo vetëm nga protokolli ushtarak i presidentit Alfred Moisiu dhe nderimit të tij mitik me dorën e djathtë pranë kokës, por edhe me eskortën e tij, e cila i tregoi vendit se këtu ka një President me të cilin nuk bëhet shaka.
9 Nëntor 2022, 20:32 -
Ylli Pata: Epilogu i Gridës përballë historikut traumatik të karrierës së grave në PD
Ikja e Grida Dumës nga Parlamenti, siç pritej solli çaste melodramatike por edhe meme pafun që po qarkullojnë ngado. Pasi në epokën dixhitale të një komunikimi viral forma, imazhi dukja është thujase gjithçka duke fshehur thelbin e një historie apo ngjarjeje politike.
8 Nëntor 2022, 20:39 -
Ylli Pata: Faji i Bashës pse u martua Saliu me Ilirin?!
Prej 24 orësh tashmë, personazhe të foltores, mbështetës mediatikë të saj, po fajësojnë Lulzim Bashën si personazhin që është përgjegjës që Partia Demokratike nuk u bashkua dot për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
3 Nëntor 2022, 09:59 -
Ylli Pata: Pse po sjell tërmet politik hapja e dosjeve për ish-zyrtarët e lartë
Prej 30 vitesh është debatuar e folur shpesh për qënien e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në politikën e lartë dhe zyrat e shtetit. Në ambjente kafenesh, apo edhe media të ndryshme kanë dalë lista pseudonimesh, apo akuza të ndryshme. Në luftën politike mes palëve brenda PD-së por edhe partive të tjera të së djathtës ka pasur mjaft akuza e sharje për “spiunët”.
24 Tetor 2022, 18:29 -
Ylli Pata: Pse Edi Rama ju rikthye takimeve maratonë?
Dy sondazhet e fundit që u publikuan para pak javësh, ku shikohej se ka një pakënaqësi të përgjithshme si për punët në vend, ashtu edhe për qeverisjen, sipas të gjitha gjasave e kanë nxitur Edi Ramën ta nisë më herët turin e tij, tashmë të njohur prej vitit 2016, ku ai kryen një xhiro të gjerë diskutimesh e takimesh publike.
22 Tetor 2022, 18:52 -
Ylli Pata: Pesha politike e 94 votave në Parlament për largimin e spiunëve
Numri prej 94 votave që u arrit mbrëmë votë për të miratuar largimin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga politika, është një shifër shumë e rëndësishme e me peshë specifike në politikën shqiptare.
21 Tetor 2022, 19:27 -
Ylli Pata: Bashkimi postraumatik në PD, e çara më e thellë ndodhet në Shkodër
Zgjdhjet e pjesshme të 6 marsit krijuan në Shkodër një përplasje shumë të fortë mes dy pjesëve të Partisë Demokratike, të cilat konkurruan “për jetë a vdekje” për të marrë postin e kryetarit të bashkisë. Pjesa e foltotores pati hapur mbështetjen e LSI-së së Shkodrës, e cila është goxha stabile prej vitesh, si dhe mbështetjen jo krejt të hapur të grupit që drejton Tom Doshi.
20 Tetor 2022, 18:21 -
Ylli Pata: Çfarë kërciti në negociatat Bardhi-Paloka!
Logjika e përgjithshme e opozitës që ata të kenë një kandidat e jo disa në zgjdhjet e përgjithshme vendore të vitit të ardhshme është jo vetëm legjitime, por edhe pragmatiste. Opozita nuk ka përse del me kandidatë të ndarë, pasi këtë “dhuratë” skandaloze na e ka sjellë Sali Berisha që në vitin 2003 insistoi që në zgjedhjet shqiptar bashkiake dhe parlamentare, të hiqet standarti francez i balotazhit që ishte përdorur në Shqipëri deri në vitin 2001.
19 Tetor 2022, 19:45 -
Ylli Pata: 'E djathta e rublave', realiteti përtej luftës politike!
Studiuesi i njohur i historisë Auron Tare, solli dokumente të reja që tregonin qartësisht se Ushtria Nacional Çlirimtare, e cila kontrollohej nga Partia Komuniste e Enver Hoxhës, ishte ndihmuar fort financiarisht dhe logjistikisht nga SHBA dhe Britania e Madhe.
18 Tetor 2022, 19:30 -
Ylli Pata: Legjenda e Gridës-Norë e Kelmendit
Ilir Meta, që tashmë është kthyer në një konservator fanatik i së djathtës paçka se ka qenë deputet, ministër, zv.kryeministër, kryeministër, madje edhe president i zgjedhur nga e majta, para disa ditësh promovonte modelin e Ronald Reganit si një etalon i suksesshëm i së djathtës.
17 Tetor 2022, 18:47 -
Ylli Pata: Sulmoi edhe ambasadorin britanik si i korruptuar, ku po shkon Sali Berisha!
Për çdo individ të logjikshëm, sulmet, akuzat, “argumentet” që Sali Berisha lëshoi ndaj SHBA dhe qeverisë së saj pas shpalljes non grata të tij, ishin thjesht pjesë e mllefit dhe inatit personal, pa një pikëtakimi në ndonjë molekulë të realitetit.
14 Tetor 2022, 19:43 -
Ylli Pata: Cilat janë efektet politike të fjalimit të Edi Ramës në Strasburg
Qëndrimi zyrtar i kryeministrit të Shqipërisë në Strasburg pro UÇK-së dhe kundër raportit të Dick Martyt, ka prodhuar disa zhvillime krejt interesante politike. Natyrisht më shumë në Kosovë, sesa në Tiranë. Por edhe këtu nuk është pa gjë. Në Kosovë, Vetëvendosje dhe struktura e fortë e pushtetit që doli nga mazhoranca e madhe e 14 shkurtit 2021 thuajse është bukosur fare.
13 Tetor 2022, 20:11 -
Ylli Pata: 'Bashkimi' në shenjën e grupit 'armik' të Kujtim Gjuzit e shokëve të tij!
Fotoja e Sali Berishës me aleatët margjinal të opozitës ka shkaktuar mjaft komente e gallata në rrjet. Kjo, jo thjesht nga letra e Kujtim Gjuzit për Joe Biden, pasi nga konservatori 24 karaësh që llastohej nga Edi Rama dhe Gramoz Ruëi në sallën e Parlamentit, pasi nga ai priteshin këto akte “jashtë të zakonshmes”.
11 Tetor 2022, 20:40 -
Ylli Pata: Kultet e rreme të opozitës së Tik-Tokut, nga Ujku i Cërrikut, tek deputeti që gatuan kulaç
Dalja e Sajmir Koreshit, në një skenografi shtëpiake të viteve 80 të shekullit të shkuar, duke gatuar kulaç, e yshtur oreksin me një pjatë fasule me ullinj, po pa spec djegës, natyrisht që do të bënte bujë, por kushdo e di që ajo ishte mizanskenë e jo realitet.
10 Tetor 2022, 23:05 -
Ylli Pata: Sa trazoi realisht doktor Alimehmeti si kadindat potencial për Bashkinë e Tiranës?
Dje pati një “shkëmbim breshërish” nga të dy krahët në lidhje me daljen në skenë të një personazhi që mund të jetë kandidat i opozitës për kryetar i bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për doktor Ilir Alimehmetin, mjek i njohur, sidomos në dyvjeçarin e fundit, kur virologët u kthyen në yje të paneleve të darkës.
6 Tetor 2022, 19:52