-
Pse Berisha po përkrah rritjen e pagave nga Rama?!
Dalja e sotme e Sali Berishës, vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve me një deklaratë zyrtare për çështjen e pagave, duket se është një devijim i axhendës së tij elektorale. Ai, doli në një konferencë shtypi ku i kërkoi kryeministrit që të sjellë sa më shpejt projektligjin e ri për pagat, pasi deputetët përkrah tij do ta votonin menjëherë.
8 Maj 2023, 18:32 -
Ylli Pata: Bumerangu politik i votës së veriut
Gjeopolitika e bastioneve është një fenomen jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Madje në vende të stabilizuara politikisht, bastionet gjeografike janë thuajse të palëvizshme, e beteja zgjedhore bëhet për zonat “swing” siç i quajnë në SHBA. Ku New Yorku e California dihet se janë blu, pra demokratë, e Texasi apo Alabama janë të kuq, pra republikanë.
6 Maj 2023, 20:31 -
Ylli Pata: Vafa…lëvizja që kërkon Fatos Lubonja!
Fatos Lubonja, nuk e ka shprehur tani simpatinë apo një ndjeshmëri të tijën pro Lëvizjes 5 Yje të Beppe Grillos në Itali. Thuajse në të gjithë komentet e tij, si kur i bën nga Italia, ku jeton një pjesë të kohës si këtu nga Tirana, nuk resht së referuari një stili apo modeli të tillë për ta zbatuar në Shqipëri.
2 Maj 2023, 17:59 -
Ylli Pata: Nga zonja Molotov, te zonja Napalm-Metamorfoza balistike prej Voltanës, te Monika!
Kur ndodhi gjëma e madhe nga Uashingtoni, që solli fermanin pelin të Non Grata-s, nisi një reflektim i thellë në panele. Ku Çani i kërkonte Currit të gjente në librat e vjetër, Odisenë e sotëm, Kronosin, Cikllopin me një sy, por edhe kushërinjtë e tyre, që nga Sizifi e Herkuli.
28 Prill 2023, 19:40 -
Ylli Pata: Karma e gishtit të mesit: Nga Bernd Borchard te Beloja!
Nga puritanë në modernë, nga konservatorë në liberalë, nga qibarë, në rrokerë. Metamorfoza e grupimit që është gjendur para një zulmi siç e tha Alfred Lela, në lidhje me gishtin e mesit të Belos, ka pjesën e vet të bumerangut, apo të karmës që përdoret shpesh. E Karma siç thotë një filozof i njohur në anët tona është “a bitch”.
27 Prill 2023, 18:46 -
Ylli Pata: Përsëritja e fabulës së ambasadorit që kërkon arrestimin e Berishës
Deklarata e Sali Berishës te Arjan Çani, se ambasadorja amerikane ka kërkuar arrestimin e tij, tashmë nuk përbën më një obsesion apo mankth personal i tij. Dukshëm kemi të bëjmë me një lëvizje politike, e cila ka një synim të caktuar, për faktin se nuk bëhet për herë të parë.
22 Prill 2023, 18:23 -
Ylli Pata: Arsyet pse PD e Berishës nuk krijoi një model bashkie për 30 vjet
Në gjithë historinë politike që pas përmbysjes politike, ka qenë Partia Socialiste ajo që më shumë ka administruar qytetet e mëdha në vend, duke krijuar kështu edhe një grup figurash politike që vinin jo thjesht nga administrimi i qyteteve, por nga fushata ku arrinin të merrnin një numër të madh votash nga qytetarët
19 Prill 2023, 19:56 -
Ylli Pata: Fabula e 'dejavu-së së karameleve', pse Meta mburret se i dha fitoren Berishës në 2005-n
Ilir Meta, risolli sot një fabul që e përdori shumë, madje duhet thënë se e keqpërdori, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kur ishte në poltronin më të lartë të shtetit, atë të presidentit të Republikës.
18 Prill 2023, 19:30 -
‘Hakmarrja e ëmbël’ e non grata-s së Berishës, ndaj non grata-s së Perëndimit
Audry Glover është një zonjë e moshuar britanike, e cila thirret me term fisnikëror “Dame Glover”, me titull të dhënë nga Mbretëresha. Me gradën ambasadore, Dame Glover, është një nga zyrtaret më të rëndësishme të ODIHR (Zyrës së OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Institucione Demokratike), përkatësisht një nga më mjeshtret e vëzhgimit të zgjedhjeve kur ata kanë polemika
17 Prill 2023, 18:09 -
Ylli Pata: Antiamerikanët e Tiranës, sipas Gabriel Escobar
Ashtu siç pritej pas intervistës më shqeto, e që nuk kishte nevojë për koment të zyrtarit të lartë të qeverisë së SHBA-së, Gavriel Escobar, komentet në panelet televizive, do të ishin “rehat”. Sipas mides së secilit, ku çdokush jepte një version të vetin, mundësisht, sipas mides që sot përkthehet në sms-të që vijnë në celular.
14 Prill 2023, 17:52 -
Ylli Pata: Fushata e kandidatëve me Berishën në bark
Realiteti i foltores që krijoi më pas zombizmin politik në një subjekt elektoral së bashku me Ilir Metën, e që si “bri” ka jo partitë e tjera të opozitës, por një përbindësh politik siç është Beleri i Himarës, megjithatë është një fakt real
10 Prill 2023, 19:03 -
Ylli Pata: Pse 14 maji është kthyer në një teatër politik, e jo ballafaqim kandidatësh!
Zgjedhjet vendore të përgjithshme sido që janë administrative, kanë të fortë përbërësin politik në çdo vend të botës. Në fund të zgjdhjeve, analiza e në të nxehtë pas rezultateve të para përqëndrohet te reagimet e partive politike.
6 Prill 2023, 19:26 -
Topalli tha se Clinton mbrojti Berishën: Fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë, ku sekretarja e Shtetit përmendi 'minimin e demokracisë” dhe korrupsionin'
Jozefina Topalli, që tani është një mbështetëse e ethshme e Sali Berishës, ka deklaruar dje se SHBA ka dy standarde në trajtimin dhe sjelljen me Sali Berishën.
6 Prill 2023, 10:49 -
Ylli Pata: Podkasti i zjarrëvënësit që dëgjonte Edith Piaff
Sado Sali Brisha ka rikthyer syzet për tu dukur më rock, e për tu hequr si një produkt i 1968 franceze nga Viçidoli, e ku ka bërë namin, imazhin ja prishi nga Shkodra ambasadorja Yuri Kim. E cila i kujtoi një histori të vjetër me një zjarrëvënësh që ka djegur fshatin. Histori që qarkullon prej vitesh për një familje që dogji priftin
5 Prill 2023, 20:03 -
Ylli Pata: Linçimi berishjan; një strategji terrori në politikën shqiptare
Sulmi me batare në ditët e fundit ndaj Roland Bejkos dhe Edvin Kullurit nga mediat pranë Berishës kanë pjesë e një serie replikash që duken si dejavu. Një fenomen paranormal që nuk ka të bëjë vetëm me sulmet e kundërsulmet e “argatëve të Edi Ramës” por edhe me një fenomen që është kthyer realisht në një karikaturë politiko-intelektuale.
30 Mars 2023, 20:16 -
Ylli Pata: Dalja e PD-së së Shkodrës përballë Foltores, sinjali më i ri i 14 majit
Entuziasmi i mediave pranë Berishës dhe Metës për disa dorëheqje apo tërheqje të kandidatëve të PD-së në disa bashki, ëshë një shenjë se vërtetë BF-ja e shikon realisht Partinë Demokratike si një rival politik potencial.
29 Mars 2023, 18:59 -
Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!
Ndërsa për Elbasanin ka pasur një ide apo vullnet të degës së PD-së për të mbështetur kandidatin e foltores, Luçiano Boçin, në Shkodër dhe Durrës, dy degët përkatëse në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve kanë insistuar që të ketë kandidatë për kryetarë bashkie më 14 maj.
27 Mars 2023, 20:03 -
Ylli Pata: “45 ditët e ferrit”, sulme e skandale deri më 14 maj
Tashmë fushata për zgjedhjet lokale ka hyrë në pjesën më të nxehtë të saj, e pritet që nga dita në ditë ajo të jetë më dramatike. Këtë herë, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të shkuarën, “ferri” mediatik ka nisur vonë, ose tamam tamam ende nuk ka nisur.
23 Mars 2023, 19:32 -
Ylli Pata: Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të bëjë në 12 të natës
Atmosfera e misterit që ka krijuar Ilirjan Celibashi me orën 12 të natës për regjistrimin e PD-së, duket si garë audience me Big Brother Vip, që sonte ka serinë e Prime, ku në mes të natës largon një person me atë atmosferën gjithë xhingla, sikur do të vendoset për të hedhur bombën atomike.
11 Mars 2023, 19:37 -
Ylli Pata: Pse janë çmendur të gjithë që kërcënojnë me vdekje Alibeajn?
Ka që prej të enjtes së shkuar e duket se ka një atmosferë mejhane lagjeje në panelet televizive. Njëri kërcënon gjyqtarët e Apelit se pas 14 majit do t’i zënë me dru, tjetri thotë që Enkelejd Alibeajn ta marrin e ta hedhin në ndonjë kanal, siç hodhën horrat e importuar në Bulqizë në zgjedhjet e 26 majit Haki Kolën, kryetarin e Partisë Socialiste të degës pasi e rrahën për vdekje. Ca të tjerë flasin për hunj, sëpata e shkopinj bejsbolli.
7 Mars 2023, 19:03 -
'Beteja' pa kuptim e 3 marsit dhe populli fantazëm i 2 marsit
Nëse ka diçka që e kanë bërë politikën shqiptare kaq qesharake e si një shtesë e rrethit katror të marrinave pa fund, janë natyrisht kauzat kallp dhee pa sens që i ofrohen njerëzve, ashtu si pa gjë të keq, pa u menduar se çfarë përfaqësojnë dhe synimin që duan të arrijnë.
1 Mars 2023, 19:05 -
Ylli Pata: Modeli italian që kthen në karikaturë 'primaret' e Berishës
Sot Italia u zgjua me një surprizë të rëndësishme politike. Duke thyer të gjitha parashikimet, është zgjedhur lidere e opozitës një grua, një politikane që ka ndryshuar e rinovuar totalisht të gjithë skenën politike të vendit brenda 24 orësh.
27 Shkurt 2023, 18:42 -
Ylli Pata: Çfarë tregon 'sulmi final' për ta marrë PD në tavolinë?
Ka një perceptim jo të plotë në opinion, kur zhvillohet debati mbi gjendjen në Partinë Demokratike. Njerëzit që përgjithësisht komentojnë në televizione, janë më së shumti deputetë, apo përfaqësues të atashuar të foltores.
23 Shkurt 2023, 19:05 -
Ylli Pata: Monologët 33- vjeçare të Berishës për 20 shkurtin, po ku ishte ai kur u rrëzua shtatorja e Enverit?
Për dhënë një panoramë sa më të qartë të situatës shkurt: Blendi Gonxhe, ishte kryetar i grevës së urisë së studentëve që u ngritën për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.
20 Shkurt 2023, 18:57 -
Ylli Pata: Marshimi i revolucionit që kullufiti bij, baba e gjyshër
Vetë Sali Berisha, por edhe shumë njerëz të tjerë në foltore e mbështetës të tij mediatikë, ngushëlluan me rastin e ndarjes nga jeta, të një nga intelektualët më të njohur dhe dizidentë të vendit: Petraq Kolevicën.
17 Shkurt 2023, 20:08