-
Rehovica në Report Tv: Ish-partia ime inskenoi për dënimin në Itali duke më hequr mandatin! LSI po shkërmoqet, në Berat nuk ekziston më
Ish deputeti i LSi-së i bashkuar me PS vetëm pak kohë më parë, Gledion Rehovica ka bërë akuza të forta duke thënë se heqja e mandatit të tij në 2018 se ishte dënuar në Itali dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ishte inskenim e bërë nga ish partia e tij LSI. I bashkuar tashmë me PS, Rehovica shprehet i bindur se në Berat socialistët do të marrin 5 mandate por që po luftojnë fort për mandatin e 6.
8 Shkurt 2021, 18:50 -
Si do të reagojë Basha pas humbjes?
Kur ka humbur betejat elektorale Sali Berisha, e dimë se si ka reaguar. E dimë si ka reaguar kur ka humbur zgjedhjet e 26 Majit 1996 (sepse i fitoi me banda), e dimë se si ka reaguar kur ka humbur në 2001, e dimë se si ka reaguar kur humbi në 2013 dhe 2017, por nuk dimë se si do të reagojë Basha (beniamini i tij) pas 25 Prillit.
8 Shkurt 2021, 15:57 -
Programi kopil i PD-së si 'filius mater ignotea'
Fati i copëzave të programit fantazëm të PD-së është krejt i ngjashëm me “figlio della mignotta”. Ka tashmë dy javë që nga zyrat e PD-së ka filluar një shfaqje e çuditshme ku pohohet se po paraqiten programet e Opozitës sipas fushave, ndërkohë asgjë të vërtetë nuk ka në këtë pohim. Ka vetëm copëza pohimesh groteske, por asgjë të strukturuar dhe të llogaritur që mund të quhet një program i vërtetë.
8 Shkurt 2021, 14:12 -
-
-
I tha se mishëron 7 mëkatet vdekjeprurëse, Meta i përgjigjet Nanos: Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet për herë të pare ish-kryeministrit Fatos Nano i cili e cilësoi atë mishërim të 7 mëkateve të Biblës. Meta u shpreh nga Korça se të merresh me kumar e të citosh biblën nuk shkon.
8 Shkurt 2021, 10:44 -
25 prilli/ Bumçi: Plani i PD-së ka marrë më të mirat e 2005-2013! Në Tiranë synojmë 18 mandate
Ish-ministri i PD në vitet 2009-2013 Aldo Bumci tha gjatë një interviste për Report Tv se një pjesë e programit të partisë demokratike është bazuar në qeverisjen e PD gjatë viteve 2005-2013, si çmimi i ulët i energjisë dhe taksa e sheshtë. Sipas Bumcit këto masa kanë dhënë rezultate pozitive në ato vite ndërsa shtoi se Rama nuk ka program fare prandaj sulmon PD.
7 Shkurt 2021, 15:06 -
-
Fatos Nano, pasqyra ku mund të shohim mëkatet tona dhe krimet e Berishës
Pasi e ndoqa intervistën e Fatos Nanos ditën e enjte dhe pasi kam parë thuajse të gjitha reagimet në formë komentesh që, në të shumtën e rasteve, ishin të mbushura me asgjësim total dhe, në të paktën e rasteve, disa prej autorëve ishin më seriozë dhe e tregonin Fatos Nanon ashtu siç ai është dhe siç do të më pëlqente mua ta identifikoja: pasqyrë e mëkateve tona dhe e krimeve të Berishës.
7 Shkurt 2021, 11:59 -
Kreshnik Spahiu: Nanon në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij! Pas humbjes iku dhe s’gjeti një dordolec si 'Luli' në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit
Vetëm disa ditë pas intervistës së bujshme të Fatos Nanos në “Opinion”, avokati Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se edhe sikur të gjithë zërat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij.
7 Shkurt 2021, 10:08 -
Hap pas hapi/Si e futi Berisha në burg Fatos Nanon, ‘ushtarët’ që përdori nga Blerim Çela tek Alush Dragoshi, montimi i akuzës nga frika se i rrezikonte pushtetin
Si u zbatua skenari i Berishës në prill 1993 për të futur në burg kryetarin e opozitës Fatos Nanon, u angazhuan deputetët e PD-së, kreu i KLSH-së, prokurorë dhe gjyqtarë. Hapat e parë në Kuvend për eliminimin politik të kreut të PS-së, akuzat qesharake, heqja e imunitetit, arrestimi dhe dënimi.
6 Shkurt 2021, 18:18 -
Veliaj nga njësia 2: Alternativa e PD, deputetët me pistoleta në brez kundër këndit të fëmijëve! Ju sollën Joridën, që lufton kundër ndërtimit të shkollave
Nga Njësia 2 ku u takua me banorët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se veç Partisë Socialiste, në 25 Prill nuk ka alternativë tjetër sepse oferta e PD-LSI janë deputetët që dalin me pistoletë në brez, duke protestuar kundër një parku lojërash për fëmijë. Ai u ndal te kandidatura e PD-së për Njësinë 2, Jorida Tabaku, për të cilën tha se çuditet si ka mundur të luftojë kundër ndërtimit të një shkolle të re, dy herë më të madhe, siç është “Sami Frashëri”.
6 Shkurt 2021, 15:27 -
'7 mëkatet e Biblës te Presidenti', Meta refuzon të flasë për Fatos Nanon: Zero koment për zero ngjarje
Për Ilir Metën deklaratat e forta të bëra dy ditë më parë nga ish-Kryeministri dhe ish-kreu i PS-së Fatos Nano janë 'zero ngjarje'. Presidenti Meta refuzoi t'i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një koment të tij në lidhje me akuzat që Nano i bëri në intervistën e mbrëmjes të së enjtes kur tha se 'te Presidenti aktual i vendit shoh 7 mëkatet e Biblës.
6 Shkurt 2021, 12:55 -
Rama, këmbëkryq në Nivicë: Programi i PD meny imagjinare, do të mbetet si pjatat bosh që nuk do shfaqen në asnjë tavolinë
Nga Nivica, ku ndodhet për të inspektuar investime në infrastrukturë dhe agroturizëm, Kryeministri Rama komentoi edhe programin e PD-së për bujqësinë. Për Ramën është një ‘meny me pjata imagjinare’.
6 Shkurt 2021, 08:35 -
Po Juve ç’ patët me Fatos Nanon?!
Fatos Nano doli nga istikami. Si Kostandini i harruar solli Doruntinën, ndali trokun e kalit dhe filloi të bisedojë. Foli me fjali të shkurtra, dëshmoi, kujtoi, u përmallua por nuk mallkoi. Qetësisht por jo lehtësisht përmes rrëfimit të jetës së vet dërgoi mesazhet për atje ku Ai i kishte menduar: komunikoi me shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre, ashtu si Ai iu ka pas folur dikur, dhe iu dërgoi ftesën për duel bajlozëve bashkohës.
6 Shkurt 2021, 08:27 -
Dekriminalizimi/ Pëllumbi: Ligji të jetë i përkohshëm! 25 prilli test nëse është i nevojshëm ose jo
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, thotë se synimi është që ky ligj të jetë i përkohshëm pasi kandidatët duhet të jenë të përgjegjshëm për mos krijuar surpriza për figurën e tyre.
5 Shkurt 2021, 18:39 -
Ethet e fushatës! Politika ‘harron’ pandeminë, takime me grumbuj njerëzish, shkelen masat anti-COVID
Ndonëse përpiqen të kurojnë mediatikisht takimet e tyre elektorale, duke u shfaqur me maska dhe jo grumbullime janë rrjetet sociale ato që po tradhëtojnë devotshmërinë e politikanëve për të ruajtur shëndetin e qytetarëve në prag fushate.
5 Shkurt 2021, 15:59 -
'Fatos Nano ka të drejtë' Balla nga Elbasani: Shqipëria ka një opozitë të dështuar që është marrë peng nga familjet Berisha-Meta
'Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike se Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta.'- kështu ka deklaruar nga Elbasani sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla
5 Shkurt 2021, 15:36 -
Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit
Fatos Nano ishte mbrëmë në ekran përballë të gjithëve. Cinikët thonë se doli ‘për vete’ meqë ka kohë pa u shfaqur. Batakçinjtë po thonë se ‘e kanë blerë’, dhe se ky ‘është shitur’. Derdimenët po thonë ‘pse na prishe korin’, se këta ishin duke kënduar për një ditë të zezë që shqiptarët e kanë parë nja dy a tre herë në këto 30 vjet. Ndërsa personazhet kriminalë të vetë Nanos, me të cilët ky është përplasur, nga të cilët ky është burgosur, lëkurën e të cilëve ky e ka nderë si lëkurën e ujkut për ta parë sa egërsira kanë qenë…, të gjithë këta po lëvrijnë për ta burgosur përsëri Nanon dhe të gjithë njerëzit normal.
5 Shkurt 2021, 14:53 -
Veliaj takon ish-ushtarakët: Luli dezertoi, braktisi Parlamentin dhe Bashkinë! LSI do na sjellë si deputetë të larguarit nga Vetting-u (VIDEO)
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Njësinë 1, ku u takua me veteranë dhe ish-ushtarakë, me të cilët ndau lajmin e mirë se u zgjidh edhe ngërçi i fundit që kishte të bënte me pensionet e tyre. Duke folur me gjuhën e ushtarakëve, Veliaj theksoi se Shqipërisë nuk i duhen dezertues, por njerëz që i bëjnë ballë çdo lufte, siç ishte tërmeti dhe pandemia.
5 Shkurt 2021, 12:13
