-
Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë
Kryeministri grek ka reaguar pas ceremonise mortore të ekstremistit Kostandinos Kaçifa. Aleksis Tsipras është shprehur se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar më Shqipërinë.
8 Nëntor 2018, 19:54 -
Nga masakra e Peshkëpisë te lëvizja për Vorio-Epirin dhe fotot përkrah Vangjel Dules, kush është ekstremisti grek, i arrestuar sot në Bularat
Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë.
8 Nëntor 2018, 19:32 -
'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)
Në ceremoninë mortore të Konstandin Kaçifës morën pjesë 1500 persona të ardhur me autobusë nga Greqia dhe të identifikuar si ekstremistë. Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos si dhe tre minoritarë të tjerë. Ata bllokuan edhe rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në hyrje të fshatit Bularat. Ndërkohë që 14 persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastrës.
8 Nëntor 2018, 17:02 -
Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.
8 Nëntor 2018, 16:49 -
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.
8 Nëntor 2018, 16:25 -
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje dhe në heshtje.
8 Nëntor 2018, 14:21 -
Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika
Forcat politike luajale në Shqipëri, ndaj nacionalizmit grek, si ajo e Dules dhe Omonia si duket, kanë pritur një ditë të tillë, për të shprehur publikisht besnikërinë e tyre ndaj padronëve që i futën në politikë dhe që, përmes shantazhit politik dhe shtetëror ndaj shtetit shqiptar, vazhdojnë t’i mbajnë.
8 Nëntor 2018, 17:52 -
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
8 Nëntor 2018, 12:49 -
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50 -
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
8 Nëntor 2018, 10:17 -
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije
Kostandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm! Policia shqiptare ka kthyer sot mbrapsht rreth 44 huliganë, ndërkohë që janë arrestuar dy ekstremistë grekë, njëri prej tyre, Babis Karathanos, eksponent i Agimit të Artë, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
8 Nëntor 2018, 07:41 -
Varrimi i Kaçifas, ekstremistët grekë nisen për në Bularat, denoncimi: Qëllohet me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë (Video)
Mediat greke raportojnë se nga shteti fqinj janë nisur mbi 9 autobusë me anëtarë të grupeve ekstremiste greke të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërkohë që një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë e Report Tv, ku një shofer autobusi ka thënë se është qëlluar me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë.
7 Nëntor 2018, 21:49 -
Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë për funeralin e tij
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e Konstandinos Kaçifas.
6 Nëntor 2018, 07:42 -
Prokuroria vendos për trupin e Kaçifas, nesër do të tërhiqet nga avokati i tij
Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga forcat RENEA me 28 tetor pasi qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA eliminoi 35-vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks.
5 Nëntor 2018, 08:47 -
Negociatat e Brukselit, Merkel e paralajmëroi incidentin e Bularatit
Prej gati tre dekadash, Athina në mënyrë perfide është përpjekur ta kthejë procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë në rishikim të kufijve në gjithë Ballkanin. Së fundi, Beogradi dhe Moska kanë bërë hapur thirrje për një konferencë të Fuqive të mëdha, pikërisht në kohën kur Thaçi dhe Vuçiç po negociojnë arritjen e një marrëveshjeje finale, drafti i të cilës po kundërshtohet ashpër nga Merkel. Pikërisht në këtë kohë ndodhi dhe incidenti i Bularatit, i cili duket se është i mirëmenduar.
2 Nëntor 2018, 18:15 -
Trupi i minoritarit sillet në Tiranë për autopsi, Greqia nis hetimin për vrasjen (Zhvillimet)
Trupi i Kostandinos Kacifas është transportuar në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.Ndërkohë që autoritetet greke kanë nisur një hetim për vrasjen e minoritarit. Motra e Kacifas dorëzoi në Prokurorinë greke kartën e identitetit greke të viktimës si shtetas grek, ndërsa hetimet janë transferuar nga Janina në Athinë për të hetuar rastin.
30 Tetor 2018, 08:46 -
Grekët kundërshtojnë mediat: S'na duhet një Rambo i ç’ekuilibruar për të ngritur flamurin tonë!
Për vrasjen e djeshme në Bularat, ku RENEA ekzekutoi një ekstremist grek, pasi sulmoi policinë, komente të shumta kanë vërshuar në mediet greke. Qytetarët grekë nuk e mbështesin aktin e Kacifas ndaj policisë shqiptare.
29 Tetor 2018, 15:13 -
Breshëri mbi policinë, terrorizoi Gjirokastrën, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Zhvillimet)
Forcat RENEA kanë ekzekutuar ushtarin ekstremist grek Konstantinos Kacifas, i cili paraditen e sotme, i veshur me rroba ushtarake greke, qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA ka eliminuar 35 vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks. Shpëtojnë fatmirësisht efektivët.
28 Tetor 2018, 12:10 -
Gjirokastër/ Varrosen në Bularat eshtrat e ushtarëve grekë, të pranishëm drejtues të kishës së Janinës/VIDEO
Ditën e sotme u zhvillua në fshatin Bularat te Dropullit ceremonia e varrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke për në varrezat murale. Eshtrat janë marrë nga parcela e hapur në fshatin Dragot në Tepelenë
13 Korrik 2018, 12:33