-
Kronikë
Prokurori i Lushnjës në Vetting, nuk ka dhënë vetëm drejtësi por edhe 'kredi'! 50 mijë euro hua një shtetasi, do merrte 60 mijë euro interesa
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë kredi për një tjetër qytetar.
7 Shtator 2021, 10:31 -
Kronikë
Dritan Gina tallet me Vetingun, dështon edhe seancën e tretë pasi u ‘sëmurë’ vetë, tani është ‘pa qejf’ avokati! 2 muaj manovra për të shtyrë shkarkimin
Si po luan prokurori i Tiranës Diritan Gina me Komisionin e Vetingut, ka që në korrik që shtyn seancat dëgjimore me raporte mjekësore dhe manovra procedurale. Bashkëshortja e tij Rovena Gashi u shkarkua për 930 mijë USD pasuri të pajustifikuar. Me 15 shtator përpjekja e katërt për ta njohur me dosjen.
3 Shtator 2021, 15:56 -
Kronikë
I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa! KPK: Ka fshehur pasurinë
Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.
3 Shtator 2021, 09:52 -
Kronikë
Kërkoi të shkojë në Veting me pranga në duar, prokurori Sali Hasa ndërron mendje dhe s'paraqitet! KPK: Ka fshehur pasurinë! Shitja e karabinasë, pa dokumente
Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion do ishte i pari që do të shkonte në veting me pranga në duar, por ka ndërruar mendje.
1 Shtator 2021, 10:13 -
Kronikë
-
Kronikë
Vetingu rinis me prokurorin që rrëzoi Dik Martin për trafik organesh në Burrel, s’ka datë për Dritan Ginën që po shtyn ditët me manovra
Komisioni i Vetingut rinis punën me 7 shtator, seancë me prokurorin Arben Dyla që mori pjesë në hetimin e pretendimeve të Dik Martit për trafik organesh në kullën e Katuçit në Burrel. Hetimet rrëzuan pretendimet.
28 Gusht 2021, 15:19 -
Kronikë
Ankesa për Theo Jacobs e 3 gjyqtarëve që gjykuan Imerajn, KPK: ONM rol të rëndësishëm në vetting, çmojmë çdo rekomandim të saj
Vettingu i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj shkaktoi debate e përplasje të forta mes saj dhe vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs, i cili kërkon shkarkimin e prokurores. Pas këtyre situatave është detyruar të reagojë vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ku shpreh se mes këtij institucioni dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka pasur dhe vijon të ketë një bashkëpunim të frytshme në lidhje me procesin e vettingut.
7 Gusht 2021, 11:27 -
Kronikë
Dokumenti/ Hetimi i pazakontë që ‘fundosi’ Hajdarmatajn, njeriu i krimit të cilit i dërgonte mesazhe me numër të fshehtë, i mbylli dosjen dhe ‘fluturuan’ bashkë! Si ra prokurori i 'kauzave' të PD
Saga trevjeçare e Vettingut 2018-2021 që përfundoi me rrëzimin e Besim Hajdarmataj, zbulohet se si vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Komisioneri Publik gjetën numrin e fshehtë të prokurorit përmes të cilit komunikonte me njerëzit e krimit, si doli në skenë dosja e bosit të bixhozit që Hajdarmataj mbylli në 2011.
6 Gusht 2021, 17:10 -
Kronikë
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
Komisioni i Vettingut i jep fund karrierës 18-vjeçare të gjyqtarit Ken Dhima në drejtësi, rezultoi me dhurata, konflikt interesi dhe me pasuri të pajustifikuar me vlerë 600 mijë USD. Dyshime se fshehu edhe dy pasuri 300 mijë euro. I shpëtoi dy herë shkarkimit në 2014 dhe 2018, u kallëzua për pasurinë, por dosja e tij u mbyll.
29 Korrik 2021, 19:31 -
Kronikë
U shkarkua nga KPK, Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Ardian Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli, pas problemeve që iu gjetën në kriterin e pasurisë
29 Korrik 2021, 19:09 -
Kronikë
Trupi gjykues i Imerajt në KPK: Përfaqësuesi i ONM na ushtroi presion, kërkonte të ndikonte në vendim! Shpresojmë të mos përsëriten më
3 gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs.
29 Korrik 2021, 13:36 -
Kronikë
Kërkohet shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë për prokurorin Besim Hajdarmataj, KPA shtyn seancën e radhës për në datën 3 gusht
Shkarkimi dhe dalja përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e Komisionerit Publik për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. Por KPA nuk mori sot një vendim por ka shtyrë seancën për më datën 3 gusht, pasi është kërkuar një dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut.
29 Korrik 2021, 09:11 -
Kronikë
-
Kronikë
‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’, ‘rebeli’ Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD-ja, i kallëzuar për pasurinë
Gjyqtari i Vlorës Ken Dhima që e shpalli reformën në drejtësi vepër të Sorosit thirret nga Vetingu, në vitin 2018 KLD-ja me në krye Ilir Metën e shpëtoi nga shkarkimi, në 2014 ILDKPKI-ja e kallëzoi për fshehje pasurie, por prokuroria i mbylli dosjen
26 Korrik 2021, 16:16 -
Kronikë
E plotë/ 5 vjet reformë në drejtësi! Arritjet nga Vettingu, SPAK te Kushtetuesja e re! Kundërshtarët e përbetuar dhe sfidat kryesore, plotësimi i vakancave dhe goditja e KÇK-së
Një bilanc i reformës në drejtësi pesë vite nga miratimi natën e 22 korrikut 2016, 220 gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin jashtë drejtësisë, Kushtetuesja vendime kundër të gjithëve, SPAK jep mesazhet e para për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Sfidat kryesore mbeten plotësimi i vakancave të fundit në dy gjykatat e larta, zëvendësimi i të shkarkuarve në gjykatat e apelit dhe prokurori si dhe goditja e gjyqtarëve dhe prokurorëve që po bëjnë kërdinë me vendime para se të dalin para Vetingut
22 Korrik 2021, 10:36 -
Kronikë
Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut
22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
22 Korrik 2021, 08:53 -
Kronikë
U shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).
14 Korrik 2021, 17:23 -
Kronikë
U shkarkua nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për kreun e Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli
13 Korrik 2021, 19:49 -
Kronikë
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, KPA konfirmon KPK për gjyqtarin Ramiz Lala që kalon përfundimisht vettingun
TIRANË - Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër ka kaluar përfundimisht vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaccëm i Apelimit, i cili ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK që u ankimua nga komisioneri publik.
12 Korrik 2021, 15:42 -
Kronikë
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM i kërkon Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha
Komisioneri Publik pritet që të ankimojë në KPA vendimin e KPK për Gerd Hoxhën, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur ditën e sotme Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
8 Korrik 2021, 16:57
