-
-
Fatmir Mediu zyrtarisht i pandehur në GJKKO, kalon për gjykim dosja 'Gërdeci'! Pranohet gjykimi i shkurtuar! Akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin
Dosja ‘Gërdeci’ kalon për gjykim dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do të merret zyrtarisht i pandehur! Vendimi u mor sot në një seancë paraprake të GJKKO-së, ndërsa vetë Mediu nuk është paraqitur dot në seance paraprake, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës. E pranishme në seancë ishte edhe familja Durda. SPAK u përfaqësua sot me tre prokurore, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho
6 Prill 2023, 11:14 -
Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje
Për të dytën herë radhazi është shtyrë sërish seanca paraprake në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seanca paraprake do të zhvillohej sot për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim, por gjykata nuk ka pranuar që familjarët e viktimave të jenë palë në këtë proces.
23 Mars 2023, 11:24 -
-
15 vite nga tragjedia e Gërdecit, vajza e një prej viktimave për Report Tv: Studioj për drejtësi! Do i shkoj deri në fund çështjes, vetëm zvarritet! E di që ka një fajtor
Denisa, nuk mban mend asgjë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku nëna e saj 25 vjece humbi jetën. Ishte 3 vjece dhe sot imazhin e saj e gjen vetëm përmes fotografive. Mamaja e saj, Shqipe Alhasa kishte vetëm 10 ditë punë dhe paguhej 1000 lekë.Denisa Alhasa po studion për dr
15 Mars 2023, 13:15 -
15 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët homazhe për të dashurit! Vëllai i Shefkli Canit për Report Tv: S'na kënaq kush burgoset! Vajza e një prej viktimave: Studioj drejtësi, do gjej fajtorin
15 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, vëllai i një prej viktimave, Shefkli Canit që humbi jetën tragjikisht në punishte, Ramazan Cani rrëfen se për dhimbjen e madhe që ka pësuar familja e tij. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi, ai u shpreh se dhimbja është edhe më e madhe në momentin që kjo ngjarje e rëndë, lihet në harresë dhe vetëm në ekranin e Report Tv dhe Shqiptarja.com botohet çdo vit përkujtimi i kësaj ngjarjeje
15 Mars 2023, 12:10 -
15 vite nga Gërdeci, askush në qeli! SPAK hetime, familjarët e viktimave ende shpresë për drejtësi! ‘Topi’ në dorë të GJKKO nëse do kalojë Mediun për gjykim! Roli i Shkëlzen Berishës
Ditën e sotme shënohen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. 28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.
15 Mars 2023, 07:26 -
-
Sot seanca paraprake për Mediu në GJKKO për Gërdecin, familja Durda paraqitet në gjykatë
Zamira Durda dhe Feruzan Durda, të cilët humbën djalin e tyre 7 vjeçar në shpërthimin e Gërdecit ka mbërritur sot në gjykatës, ku po mbahet seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’. Gjyqtarja, Irena Gjoka do të vendosë nëse do t&e
8 Mars 2023, 13:13 -
Do të shkojë për gjykim dosja 'Gërdeci'? Shtyhet për më 23 mars seanca paraprake në GJKKO për Mediun! Mungojnë prokurorët
Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’. Prokurorët e çështjes munguan dhe Gjyqtarja, Irena Gjoka caktoi datën 23 mars për të marrë një vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, por në rast se çështja nuk pushohet, avokatët do të kërkojnë gjykim të shkurtuar
8 Mars 2023, 11:10 -
Dosja 'Gërdeci'/ Në 8 mars mbahet seanca paraprake në GJKKO për Mediun! Vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim
Në 8 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do të mbahet seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’.
1 Mars 2023, 12:45 -
VIDEO/ 3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët e tij
Në 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” politik i Sali Berishës. Në të njëjtën ditë, Berisha ka thirrur protestën e radhës kombëtare, sic e cilëson ai. Vendimi për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës.
23 Shkurt 2023, 22:51 -
Dorëheqja e Erjon Çelës nga gjykimi i dytë i Fatmir Mediut, shorti cakton Irena Gjokën për dosjen 'Gërdeci'
Pas dorëheqjes së gjyqtarit Erjon Çela për dosjen ‘Gërdeci’, shorti ka caktuar Irena Gjokën për të vijuar çështjen. Gjoka do të vendosë në seancë paraprake nëse ish-ministri Fatmir Mediu do të dalë para gjykatës si pandehur për shpërdorim detyre. Çela u tërhoq nga gjykimi i dytë i çështjes me argumentin se ishte shprehur njëherë për këtë dosje.
20 Shkurt 2023, 10:02 -
Vendosi mos hetim të Fatmir Mediut për 'Gërdecin', por u rrëzua nga Gjykata e Lartë! Tërhiqet nga çështja gjyqtari Erjon Çela! Në 2021 tha se akuzat ishin parashkruar
Gjyqtari Erjon Çela është tërhequr nga dosja “Gërdeci” pasi në një gjykim të mëparshëm për këtë çështje vendosi mos rihapjen e hetimet për këtë dosje. Në vitin 2021 ai tha se akuzat për 'shpërdorim detyre' ndaj ish ministrit tashmë ishin parashkruar, pasi që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për tu hetuar.
17 Shkurt 2023, 14:11 -
Ylli Pata: ‘Skenari seksual’ si antidotë për bombën e amerikanit të fishekëve të Gërdecit
“Pista seksuale” që Sali Berisha po përdor që prej ditësh, duke sulmuar ambasadorët, është natyrisht një veprim krejt poshtë çdo niveli normal të komunikimit mes njerëzve të civilizuar. Është një goditje poshtë brezi që përdoret në basifondet apo gjirizet e shoqërive njerëzore zakonisht, por për politikën shqiptare nuk është natyrisht një gjë e re.
10 Shkurt 2023, 18:54 -
Tragjedia e Gërdecit, Mediu në Report Tv: S'kam asnjë faj! S'merrem unë me kalibrat e municioneve, por strukturat ushtarake! Edhe sot të më pyesësh, nuk i di
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu për Report Tv është shprehur se akuzat e SPAK s'kanë lidhje me shpërthimin në Gërdec. Ai ka thënë se hapja e gjykimit është me qëllim politike.
10 Shkurt 2023, 17:16 -
Lajmet nga SPAK, Minxhozi në ‘Real Story’: Mosmarrja në dorë e kasetës së pretenduar për ‘21 janarin’ është skandal! Kulluri-Bejko: Shqiptarët presin drejtësi! Nazarko: Garanci janë SHBA
Vendimet e fundit të SPAK për të nisur hetimet për ‘korrupsion’ dhe pastrim parash për ‘Gërdecin’ por edhe për të shpallur mos kompetencë për ’21 janari’ ishte temat e debatit sot në ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla në Report Tv.
9 Shkurt 2023, 23:06 -
‘Gërdeci’, Fatos Klosi në Report Tv: Shkëlzen Berisha, ndërmjetës dhe përfitues! Arben Meçe: I ngarkuari nga babai i tij, të gjitha gjurmët të çojnë te ai
Intervistën ekskluzive për Report Tv e njërit prej protagonistëve të firmës së demontimit në Gërdec, David Packouz, që tregoi me gisht Shkëlzen Berishën si të përfshirë në negociata për ccmimin e fishekëve për ish shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shumë e rëndë si fakt.
9 Shkurt 2023, 21:21 -
-
David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Heinrich Thomet, kishte miq në qeveri
Ish zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në intervistën ekskluzive për Report TV tha se me Shqipërinë ai së bashku me ortakun Efraim Diveroli u lidhën nga miku i tyre Heinrich Thomet, që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë.“Ne u përfshi
9 Shkurt 2023, 18:19
