-
Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit deri tani, pa dhënë asnjë arsye. Ndërkohë është dekretuar emërimi i tre ministrave dhe zv/ kryeministrit, pesë të tjerët që nuk janë deputetë janë pezull, pasi kreu i shtetit po merr informacion. Kryeministri Rama zhvilloi një takim mbrëmjen e djeshme me Metën pasi i dorëzoi 17 dekretet, një praktikë e re për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin ‘Lleshaj’, por nuk dihet nëse është diskutuar për Bushatin.
5 Janar 2019, 11:11 -
Meta nis vitin në Kosovë, troket gotat me Thaçin dhe uron shqiptarët nga Bjeshkët e Rugovës përkrah familjes
Presidenti Meta ka zgjedhur si destinacion pikërisht Kosovën, ku ka trokitur gotat me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e më pas ka uruar festat nga Bjeshkët e Rugovës përkrah familjes së tij.
2 Janar 2019, 19:26 -
Politika në 2018/ Shuplakat qytetare që zbrapsën Ramën e lanë në hije Bashën (VIDEO)
Viti 2018, një vit i mbushur me protesta qytetare. Si u zbraps Rama nga protesta e studentëve, kuksianëve dhe artistëve. Kryeministri fitoi "bastin" me lojërat e fatit, duke vendosur mbylljen e tyre që nga 1 janari 2019. Si u përplasën Kryeministri me Presidentin për mosdekretimin e Sandër Lleshajt. Bisedimet Shqipëri-Greqi, personazhet "Babale-Xhisiela", ja çfarë ndodhi në këto 365 ditë.
31 Dhjetor 2018, 18:35 -
'Gëzuar Vitin e Ri!', presidenti Meta: Uroj që Viti 2019 të realizojë hapjen e negociatave me BE-në
Në urimin e tij, Meta i ka bërë thirrje që lënë pas të gjitha vështirësitë dhe konfliktet e vazhdueshme për të ndërtuar një dialog të qëndrueshëm, më shumë përkushtim dhe vëmëndje ndaj gjërave të mira e të bukura për suksese të përbashkëta.
31 Dhjetor 2018, 18:18 -
-
-
-
-
Barazuan me kampionët e Europës, Meta dekoron Partizanin legjendar të 68’
Partizani I vitit 1968 në basketboll zhvilloi ndeshjen e parë në Europë pikërisht kundër kampionëve në fuqi të Oransodës. Edhe pse pritej që ekipi ynë të shpartallohej ata arritën të barazonin 73-73. Kjo ka qenë edhe arsyeja që presidenti Ilir Meta ka dekoruar atë plejadë lojtarësh.
28 Dhjetor 2018, 20:35 -
-
-
-
Sterjo Spasse - Një dhe i pandarë
Sterjo Spasse, për nga vlera e krijimtarisë së tij letrare dhe shoqërore mbetet personaliteti me integritet dhe individualitet, me sqimë dhe cilësi mjaft të larta. Romani i tij i famshëm ‘PSE’ paralajmëroi krijimin e një letërsie moderne në Shqipëri ndërsa kauza e madhe nëpërmjet kësaj vepre të jashtëzakonshme mbetet preludi i subjektit të çlirimit shoqëror me romanin ‘Ata nuk ishin vetëm’.
27 Dhjetor 2018, 13:52 -
Vendimet për studentët, Meta: Mbështes cdo reflektim! Refuzimi i lejes për protestën e diasporës? Të vijnë në Presidencë
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Korçë ditën e sotme, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimet e qeverisë për kërkesat e studentëve dhe refuzimin e lejes nga Policia e Tiranës për protestën e emigrantëve para Kryeministrisë në datat 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore.
27 Dhjetor 2018, 11:51 -
'Kontributi juaj, aset i çmuar për edukimin e brezit të ri', Presidenti Meta uron festat e fundvitit me pensionistët
Me rastin e festave të fundvitit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Qendrën Sociale për pensionistët të Kryqit të Kuq Shqiptar, në Tiranë, ku shprehu mirënjohjen e tij, duke deklaruar se kontributi i tyre mbetet një aset i çmuar për të ardhmen dhe edukimin e brezit të ri.
26 Dhjetor 2018, 15:06 -
Meta uron besimtarët e krishterë: Shpresë për të rinjtë, Krishtlindjet e tjera të na gjejnë me negociata të hapura me BE
Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët e Krishter nga Kisha Ortodokse. Presidenti shoqërohej nga fëmijët e tij, dhe tha se këtë vit, dhuratat më të shumta do t’i bëjë jashtë familjes.
25 Dhjetor 2018, 13:04 -
Rrëzimi i dekretit të Metës për dividentin, Spaho- Vasili kërkesë Kuvendit: U shkel rregullorja, të anulohet vendimi dhe të rishqyrtohet dekreti
Në letrën e PD-LSI, thuhet se mazhoranca ka shkelur rregulloren në seancën e 20 dhjetorit, pasi brenda 12 orësh dekreti erdhi në Kuvend, dhe më pas u mblodh në shkelje të rregullores Këshilli i Ekonomisë, që rrëzoi dekretin e Metës.
24 Dhjetor 2018, 11:58 -
Maxhoranca rrëzoi Vettingun në politikë/ Meta kundër: I domosdoshëm të bëhet, të gjenden mënyra për realizimin
Presidenti i Republikës Ilir Meta flet nga Pogradeci për Vettingun në politikë të cilin e konsideron të domosdoshëm për t'u realizuar edhe pse maxhoranca rrëzoi draftin e opozitës, protestën e opozitës si dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Komentet e tij Meta i bëri gjatës "Festës së Verërave 2018" në qytetin e Pogradecit.
21 Dhjetor 2018, 20:31 -
'Dividenti'/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës, Bushati: Presidenti qëndrim politik
Relatori i këtij Komisioni, deputeti socialist, Ervin Bushati tha se hapi i Metës është politik. Komisioni i Ekonomisë u mblodh sot paralelisht me seancën e Kuvendit ku po diskutohej protesta e studentëve.
20 Dhjetor 2018, 19:27 -
Presidenti kthen dekretin për dividendin me 8%', Meta: Bie ndesh me kushtetutën, përmbys barazinë fiskale
Ligji për “Tatimin mbi të Ardhurat”, pjesë e paketës fiskale 2019 kthehet për shqyrtim në Kuvend. Presidenti Meta e cilësoi antikushtetues nenin që ul dividentin nga 15 % në 8 %. Por dekreti u rrezua nga shumica.
20 Dhjetor 2018, 10:21