-
-
FOTO LAJM/ Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiç vishet me kostum popullor shqiptar
Në 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratën "Flamuri Kombëtar" ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç. Atmosfera e flamurit kuqezi duket se nuk ka ndikuar vetëm tek presidenti i vendit, por edhe tek vet Mesiç, i cili është shfaqur në një fotografi mjaft i buzëqeshur duke pozuar me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme.
28 Nëntor 2018, 16:30 -
Meta dekoron ish-Presidentin e Kroacisë, Mesiç: Rishikimi i kufijve Serbi-Kosovë është politikë e gabuar
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç në kuadër të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Duke e nderuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar, Meta u shpreh se vlerësimi vjen për përpjekjet e vazhdueshme që Mesiç ka bërë për shqiptarët në Ballkan. Ky i fundit pasi shprehu mirënjohjen e tij, komentoi edhe idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë duke e cilësuar si të gabuar. Mesiç theksoi se qëndrimi i duhur për vendet e përmendura është vetëm drejtimi për në BE.
28 Nëntor 2018, 15:25 -
Dita e Pavarësisë, Ambasadori i BE-së uron shqiptarët: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e reformave
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar të gjithë shqiptarët duke bashkangjitur një flamur shqiptar në profilin e tij ne Twitter me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntor 2018, 13:43 -
-
-
-
-
-
-
-
Urimi i veçantë i Ambasadës Amerikane në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
Në ditën e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i uron të gjithë qytetarët shqiptarë për përvjetorin e 106 -të të Pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntor 2018, 09:54 -
-
-
-
‘Pavarësia’ bën bashkë Ramën dhe Metën në Vlorë/ PD feston e ndarë në Tiranë
Dita e Flamurit bën bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në Vlorë. Autoritetet e larta shtetërore bënë homazhe te "Ushtari i Panjohur" në qytetin e Pavarësisë, ndërsa demokratët kanë festuar të vetëm në Tiranë.
28 Nëntor 2018, 08:35 -
Meta takon ministrin e Jashtëm slloven: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, është jetike për të ardhmen e rajonit
Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë zv/kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar. Meta i cilësoi vizitat e këtij lloji si shprehje të vullnetit të përbashkët për t'i çuar marrëdhëniet në një stad më të lartë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel rajonal e shumëpalësh. Në mënyrë të veçantë u theksua edhe vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.
27 Nëntor 2018, 15:57 -
Drithëroi Barcelonën, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit
Presidenti Meta ka vlerësuar sot me çmimin “Kalorës I urdhrit të flamurit” klubin e futbollit Flamurtari. Ky vlerësim është bërë me motivacionin e rezultateve historike që vlonjatët kanë arritur në kupat e Europës gjatë sezonin 1986-1987.
26 Nëntor 2018, 19:58 -
Emrat për KED, Presidenti Ilir Meta nuk hedh shortin: Ka vakum ligjor
Burime për Report Tv bëjnë me dije se as këtë vit shorti për KED nuk do të hidhet në Presidencë. Lista me emrat që pritet të mbushin shtatë vendet vakante në Gjykatën Ksuhtetuese iu dorëzuan presidentit Ilir Meta nga prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
26 Nëntor 2018, 11:42 -
Përurimi i shtatoreve të krerëve të Lidhjes së Prizrenit bën bashkë Ramën dhe Metën, kryeministri: Asnjë tokë shqiptare të mos u jepet të huajve
Në kuadër të shënimit të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe me rastin e përkujtimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, në Kosovë u zhvillua këtë të dielë ceremonia e përurimit të tre shtatoreve të tre lidërve historikë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ku morën pjesë Krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.
25 Nëntor 2018, 16:40
