-
Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!
Analisti Baton Haxhiu i dërgon letër presidenti Ilir Meta. Haxhiu, i zhveshur nga roli i analistit kërkon nga Meta me një fjalor kafeneje që të firmosë për të dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm.
10 Janar 2019, 16:11 -
Refuzimi i Cakajt/ Meta: Integriteti i Kosovës, i padiskutueshëm. Rama: Presidenti mbron Kosovën nga një shqiptar
Presidenti Ilir Meta thotë se deri në sekondën e fundit që do të jetë president, pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme. Meta i përgjigjet kështu kryeministrit Rama, që në një reagim të mëparshëm e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.
10 Janar 2019, 15:50 -
Refuzimi i Cakajt/ Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Vendim kombëtar. Rama: U bashkove me qyqarët që përshëndesin Metën
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës , Edita Tahiri përshëndet vendimin dhe thekson se Cakaj ishte pro prekjes së kufijve të Kosovës. I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama. Rama thotë se Tahiri u bashkua me qyqarët që përshëndesin vendimin e Metës.
10 Janar 2019, 15:19 -
Refuzimi i Cakajt si ministër i Jashtëm, Tritan Shehu për Report Tv: Vendimi i Metës, i argumentuar. Qeveria e dështuar dhe shkërrmoqur
Deputeti i PD-së është shprehur për Report Tv se Gent Cakaj ishte një kandidaturë me staturë të dobët dhe se opinionet e tij karshi kufirit territorial Kosovë-Serbie bie ndesh me interesin kombëtar.
10 Janar 2019, 14:09 -
-
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
10 Janar 2019, 13:38 -
Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar
Konstitucionalisti Çlirim Gjata cilëson për Report Tv se presidenti Ilir Meta e ka refuzuar emërimin e Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme me të drejtë kushtetuese e ligjore. Gjata e cilësoi Metën si një president autoritar.
10 Janar 2019, 13:29 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45 -
Meta dekreton 4 ministra, pezull Gent Cakaj, nuk shkarkon Bushatin
Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar në krye të 4 ministreve të vendit emrin e Anila Denajt, Besa Shahinit, Elva Margaritit dhe Belinda Ballukut. Ndërkohë me emërimin e këtyre figurave, Meta vazhdon të mbajë pezull Gent Cakajn, i cili është propozuar nga Rama si kreu i ri i Ministrisë së Jashtme, që deri më tani është drejtuar nga Ditmir Bushati. Për pasojë, ky i fundit ende nuk është shkarkuar.
9 Janar 2019, 20:00 -
Përfundimi i mandatit të Leskajt në krye të KLSH, reagon Meta: Të qëndrojë në detyrë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj përfundimit të mandatit të kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj dhe dërgimit të kompetencave të postit zv/kryetares Lindita Milo. Meta ka njoftuar përmes një shkrese se po shqyrtohet një kandidaturë e re për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
9 Janar 2019, 19:25 -
Meta flet për mosdekretimin e Gent Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, pres përgjigjet e institucioneve
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese në lidhje me dekretet për lirimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
9 Janar 2019, 13:23 -
-
Posti i ministrit të Jashtëm, Meta: Pozicion delikat, ja pse nuk dekretova shkarkimin e Bushatit
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar mbrëmjen e sotme se përse nuk e ka dekretuar shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deri tani dhe se përse po mban pezull 5 emrat e propozuar nga Rama për ministra të rinj.
7 Janar 2019, 23:15 -
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në '5 Pyetje': Gent Caka vjen nga errësira, Meta do ta verifikojë
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ka folur në lidhje me protestën e studentëve, zgjedhjet lokale dhe emrat e rinj në kabinetin qeverisës.
7 Janar 2019, 22:37 -
Hezitimi i Metës për dekretimin e ministrave që vijnë nga Kosova, a lidhet me shitjen e interesit kombëtar?
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur. Kështu është i gjithë korrupsioni i degraduar shqiptar. Njerëz të rritur në një babëzi psikologjikë që, kur erdhën në pushtet, u shtynë drejt degradimit. Për hallin që ka Meta të shtyn të mendosh se dekretimin e tyre nuk e dëshiron Beogradi dhe Athina.
6 Janar 2019, 16:40 -
Dashuria e beftë e Metës për Bushatin, nga një diversion banal, në një banalitet klanesh
I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri. Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.
5 Janar 2019, 21:02 -
Dekretet/ Pesë ministrat pezull nuk janë deputetë, po merret informacion
Presidenti Meta deri tani ka firmosur dekretet për emërimet e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit ndërsa pesë janë pezulluar. Për pesë emrat që janë propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion nga Presidenca. Kreu i shtetit ka afat 7 ditë për t’u shprehur për dekretet.
5 Janar 2019, 12:40 -
Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton Braçen dhe tre ministra
Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri t&
5 Janar 2019, 12:26 -
Meta nuk firmos dekretin për lirimin e Ditmir Bushatit
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
5 Janar 2019, 12:23 -