-
Veliaj: Kundërshtarët tanë e duan Bashkinë e Tiranës për politikë, thonë do rrëzojmë Ramën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se Berisha dhe Meta e duan bashkinë e Tiranës vetëm sepse pretendojnë se kështu do të rrëzojnë Edi Ramën.“Beteja për transformimin e Tiranës se ku do të gjejmë terren për të vazhduar pun&eu
17 Prill 2023, 14:27 -
Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s'e bëjnë në Shkodër, e kanë vetë në dorë! Berisha-Meta, rrena të reja dhe të vjetra! Këlliçi, kukulla e radhës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë në Report Tv se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për ‘Konstrast’, Veliaj thotë se Meta s'e vë emrin në fletë votimi se ka hallin e dosjes së Sigurimit.
17 Prill 2023, 14:15 -
Rikthehet ‘Shtegu i Gjelbër’, Veliaj: Do shtojmë më shumë korsi për biçikletat, ulin trafikun
"Shtegu i gjelbër", një event i kthyer në traditë tanimë, rikthehet me edicionin e tij të gjashtë. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.
16 Prill 2023, 16:30 -
Veliaj publikon pamjet e shkollës së re “Kosova”: Është një nga 40 modernet që kemi ndërtuar, PD e dogji për pallat
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar videon e shkollës “Kosova” e cila gjatë qeverisjes së Partisë Demokratikë u dogj dhe në truallin e saj u planifikua për t’u bërë pallat.
15 Prill 2023, 08:46 -
Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga: Krenar për ty! Privilegj i madh ta kishim Kupën e Botës edhe në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur boksierin shqiptar, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed. Veliaj i dha boksierit kampion Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit dhe u shpreh krenar për këtë sukses të radhës, që shërben si frymëzim për brezat e rinj.
14 Prill 2023, 14:46 -
Veliaj vizitë në xhaminë e re te Njësia 2: Mirënjohës për komunitetin mysliman, bashkëpunimi na çon përpara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi xhaminë e re “Mahmut Vrapi”, në Njësinë 2, pranë ‘Qytetit Studenti’. Ai uroi besimtarët myslimanë të zonës për hapësirën e re dhe shprehu mirënjohjen për ata që kontribuan në ndërtimin e saj. Veliaj kujtoi se zona e Depos së Ujit, ku ndodhet xhamia e re, ka ndryshuar dhe populluar shumë.
12 Prill 2023, 14:22 -
‘Colour Day Festival’ vjen në Tiranë për të katërtin vit radhazi, Veliaj fton qytetarët: Festa e të gjitha ngjyrave, hyrja falas
Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.
12 Prill 2023, 10:55 -
Veliaj: Tirana nga 10% në 65% furnizimi me ujë 24 orë, edhe pse është rritur 29 herë si territor
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot plani nstrategjik 5-vjeçar të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Veliaj tha se ujë 24 orë në Tiranë është një projekt mëse i realizueshëm, falë një sërë investimesh të kryera në këto 8 vite nga Bashkia e Tiranës, por edhe investimeve që janë parashikuar në vijim.
11 Prill 2023, 14:18 -
Credins Smart Park, një pit stop i relaksit në natyrë!
Në 20 vjetorin e themelimit të saj, Credins bank vjen me risinë më të fundit, krijimin e parkut “Smart Credins”. Në bashkëpunim edhe me bashkinë e Tiranës, sot janë mbjellë 20 pemë, të llojeve qershi japoneze dhe lofata për ti shtuar kështu kryeytetit më shumë gjelbërim.
11 Prill 2023, 12:54 -
Veliaj: Këta që premtojnë se do i bëjnë të gjitha falas, nuk u paguanin as sigurimet shoqërore punonjësve
Në prezantimin e planit të ri për pastrimin e qytetit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj kujtoi se si 8 vjet më parë ndërmarrja e pastrimit ishte e zhytur në borxhe, kurse sot është një histori suksesi dhe mbulon me shërbim një qytet, i cili është rritur 29 herë nga viti 2015
10 Prill 2023, 15:07 -
Veliaj kallëzon për shpifje ‘Syri TV’ dhe italianin e dënuar për mashtrim që u paraqit si dëshmitar i inceneratorëve! Paditet edhe emisioni
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur në Gjykatën e Tiranës një kallëzim penal për shpifje për televizionin Syri, emisionin “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu, pasi në këtë emisionin janë transmetuar deklarimet e një shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim.
3 Prill 2023, 15:55 -
Mesazhi i fundjavës, Veliaj flet për pastrimin në Tiranë: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës! Shërbimi më i lirë se projekti i Berisha-Meta
Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai drejton e ka shpëtuar Tiranën nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra.
2 Prill 2023, 12:31 -
Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar
Së shpejti pritet të nisë puna për ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor për linjat e autobusëve të shpejtë apo Bus Rapit Transit në Tiranë. Për Report Tv Enton Punavija, drejtori i transportit në Bashkinë Tiranë tregon më shumë detaje rreth këtij projekti, i cili do të riorganizojë transportin në kryeqytet.
1 Prill 2023, 13:00 -
Këlliçi premtoi transport falas, ironizon Veliaj: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk i voton personat non grata
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar deklaratën e Belind Këlliçit për transport falas, por në një intervistë televizive, Veliaj tha se kjo ide është e parealizueshme. Veliaj tha se më datë 15 maj, ata që kanë gënjyer thjesht do humbin.
31 Mars 2023, 15:42 -
Premtimet e opozitës për transport publik falas dhe ndalim ndërtimesh në Tiranë, Çoçoli: Të pamundura në logjikë ekonomike! Rëndohet buxheti bashkisë
Premtimet e opozitës për transport publik falas në Tiranë dhe ndalimin e ndërtimeve, nuk mund të gjejnë zbatim. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.
30 Mars 2023, 15:44 -
Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit
Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
30 Mars 2023, 13:19 -
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
Kryebashkiaku Erion Veliaj denoncoi sot me emra dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë.Veliaj tha se Erland Dalliu dhe 'Anisa e Vithkuqit
29 Mars 2023, 22:50 -
FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita! Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori
Sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Bashkia e Tiranës po përgatitet padi për të dyja këto faqe dhe do do të bëhen denoncimet përkatësi në Prokurorinë e Tiranës.
29 Mars 2023, 17:20 -
Veliaj: Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit, falë punës dhe investimeve kemi arritur të jemi një qytet i suksesshëm
Në prezantimin e projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve (BRT), ku ishin të pranishëm ekspertë të transportit nga agjencia gjermane e GIZ-it, përfaqësues të kompanive të transporti
29 Mars 2023, 16:56 -
Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 të tilla shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë sot në një aktivitet dhe ka folur për transportin në kryeqytet. Veliaj tha se ka të ashtuquajtura media sociale si JOQ apo Lolita të cilat bëjnë lajme për t’i vënë gjoba pronarëve të autobusëve të kryeqyteti.
29 Mars 2023, 14:32 -
E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S'mund t'u merren paratë projekteve
Një studim i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it - agjencia gjermane për zhvillim - mbi mundësinë e aplikimit të transportit publik falas në Tiranë, ka nxjerrë në pah disa arsye të qenësishme pse kjo zgjidhje nuk është e duhura dhe është e pamundur të realizohet në kryeqytetin shqiptar.
28 Mars 2023, 12:12 -
Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një grup fëmijësh mbollën pemën e një milionë në Parkun e Liqenit Artificial. Një ngjarje e rëndësishme për qytetin, por sidomos për ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.
26 Mars 2023, 15:17 -
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
Në videomesazhin e kësaj jave, i cili u fokusua te rritja e ekonomisë së Tiranës vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një prej fushave ku po investohet më shumë është ajo e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim, për pak javë hapet Piramida e Tiranës, e cila do t&eu
26 Mars 2023, 12:48 -
Videomesazhi i javës/ Veliaj: Transformimi i Tiranës ka rritur ekonominë e qytetit, punësimi u rrit me 40% kurse bizneset e reja me 48%
Ekonomia e Tiranës, zhvillimi i turizmit dhe punët e së ardhmes ishin fokusi i temës së javës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në videomesazhin e tij për qytetarët veçoi disa shifra domethënëse lidhur me rritjen e punësimit dhe hapjen e bizneseve të reja.
26 Mars 2023, 11:59 -
Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Puna në skuadër sjell vetëm fitore, krenar që jeni më të mirët në Shqipëri
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Kupë kjo që i jep të drejtën e përfaqësimit të Tiranës në Kupat e Europës në volejboll.
25 Mars 2023, 15:12 -
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nderuar dje me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
23 Mars 2023, 14:45 -
Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, 88 kompani izraelite Shqipëri, Veliaj: Sot lidhim një bashkëpunim që do të bëjë histori
Nisi sot Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.
21 Mars 2023, 14:34 -
VIDEO/ Veliaj në mesazhin e së dielës: Rikthyem rregullin, disiplinën dhe ligjshmërinë në qytet, Tirana larg qytetit që gjetëm 8 vite më parë
Tirana nuk ka krahasim me atë që ishte 8 vite më parë. Ky ishte mesazhi i kësaj fundjave i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se në kryeqytet është rikthyer rregulli, ligjshmëria dhe pastërtia.
19 Mars 2023, 11:33 -
Veliaj në asfaltimin e një rruge në Tiranë: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla! Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.
18 Mars 2023, 12:04 -
Nisma për çerdhe në mjediset e punës, Veliaj: Një investim i tillë shton produktivitetin dhe u vjen në ndihmë nënave të reja
Një çerdhe në mjediset e punës, një risi që iu vjen në ndihmë sidomos kompanive me një numër të lartë punonjësish, është një nga nismat që promovohet nga Bashkia e Tiranës si ndihmesë, jo vetëm për biznesin, por edhe për nënat e reja.
17 Mars 2023, 14:39 -
‘FoodLand’, festivali i ushqimit të shëndetshëm! Veliaj: U dedikohet konsumatorëve të vegjël
Perime që kërcejnë, pemë frutore argëtuese dhe një libër me receta të shëndetshme për shefa të vegjël! Këto janë disa nga detajet e festivalit tre ditor “FoodLand”, i cili po zhvillohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pjesë e Bashkisë Tiranë, në zonën e Parkut të Liqenit.
17 Mars 2023, 08:56 -
Java teknologjike Tirana-Tel Aviv, kryeqyteti pret mbi 40 kompani dhe investitorë izraelitë në fushën e inovacionit; Ja si të regjistroheni
Mbi 40 kompani lider në fushën e teknologjisë do të vijnë në kryeqytetin shqiptar. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, Ambasadën e Izraelit në Shqipëri dhe Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, në datat 20 – 22 Mars 2023, do të organizojë "Javën e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv".
16 Mars 2023, 18:48 -
Asfaltohet rruga te Liqeni i Thatë, Veliaj: Së shpejti edhe dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një gjimnaz për banorët e zonës
Të gjitha rrugicat e Liqenit të Thatë po asfaltohen nga Bashkia e Tiranës, në vijim të aksionit për sistemimin e çdo aksi rrugor në lagjet e kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve për këto rruge, u shpreh se po punohet edhe për urbanizimin e plotë të lagjes dhe nuk do ketë më nevojë t’i marrë shërbimet në Njësinë 5.
15 Mars 2023, 14:46