-
Bashkia e Tiranës tjetër mbështetje Luginës së Preshevës, Veliaj: Investojmë për shkollën ‘Naim Frashëri’ në Bujanoc
Bashkia e Tiranës do të investojë në shkollën “Naim Frashërit” në Bujanoc të Komunës së Preshevës. Ky lajm u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin.
28 Tetor 2023, 12:55 -
100 të rinj të Tiranës shpalosin idetë e tyre inovative në ‘Climathon Tirana 2023’, Veliaj: Në fokus bashkëpunimi dhe idetë e reja
Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.
27 Tetor 2023, 19:05 -
Veliaj: Shqiptarët në Kanada, urë lidhëse mes dy vendeve! Kryeministri i Ontarios: Vajza ime e martuar me shqiptar
Në vijim të vizitës së tij në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryeministrin e Ontarios me të cilin bisedoi për suksesin e komunitetit shqiptar atje.
12 Tetor 2023, 12:41 -
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë, Bashkia mbulon gjysmën e financimit
Një tjetër pallat në Tiranë është rehabilituar nga Fondi i Komuniteteve. Pallati në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet përfundoi procesin e rehabilitimit, ku gjysma e financimit u bë nga banorët ndërsa gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës.
10 Tetor 2023, 09:14 -
Përurohet gjimnazi ‘Partizani’, Veliaj: Një nga shkollat më të bukura që kemi ndërtuar
Gjimnazi “Partizani” është xhevahiri i ri që i shtohet buqetës së shkollave të rindërtuara dhe të transformuara në Tiranë. Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive.
9 Tetor 2023, 14:53 -
Tiranë/ Asfaltohet rruga ‘Xhoxhi Martini’ në Njësinë 2! Drejtori i bashkisë: Ndërhyrje të tjera për transformimin e lagjes
Një tjetër rrugë në kryeqytet po i bashkohet listës së investimeve të përfunduara. Bashkia e Tiranës ka nisur asfaltimin e rrugës “Xhoxhi Martini” dhe rrugicave lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, duke I dhënë një tjetër pamje kësaj zonë të rëndësishme.
8 Tetor 2023, 14:32 -
-
-
Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, Veliaj: Bashkia e Tiranës me numrin më të madh të aseteve publike
Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës është ndërtuar nga e para, me mjedise të reja dhe hapësira të bollshme edhe për administratën e Njësisë Administrative Nr. 7, ku qytetarët mund të marrin shërbime çdo ditë.
4 Tetor 2023, 07:15 -
-
-
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtës së Informimit, Veliaj: Tirana një nga qytetet më transparente! S'duhet të zmbrapsemi nga keqpërdoruesit e të dhënave
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një takim me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.
29 Shtator 2023, 14:28 -
Sporti, shëndeti, dhe argëtimi bashkohen në Sheshin 'Nënë Tereza” për tre ditë rresht*
Për tre ditë me radhë, Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në hapësirën më të madhe dedikuar sportit. Në kuadër të “Tirana kryeqyteti Sportit” Bashkia Tiranë organizon më 28, 29 dhe 30 shtator “Javën Europiane të Sportit”.
28 Shtator 2023, 16:07 -
-
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
U organizua sot “Tirana Youth Run”, gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç. Në këtë aktivitet, i mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë territori i vendit.
23 Shtator 2023, 13:28 -
Veliaj në SHBA: Akademia e atletikës në Ohajo mund të hapë zyrë në Tiranë! Merremi si shembull për transformimin e qytetit
Nga Nju Jorku ku po merr pjesë në samitin “Qytete të forta”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana merret si shembull për transportimin e qyteteve të shumë vendeve.
21 Shtator 2023, 14:14 -
-
-
-
Shtetësi shqiptare për 4 qytetarë, 3 nga Kosova! Mes tyre edhe trajneri i Majlinda Kelmendit, Veliaj: Qytetar i mirë është ai që është i mirë për vendin e tij
Qytetar i mirë është ai që flet mirë për vendin e tij, ishte porosia që kryetari Erion Veliaj u dha 4 qytetarëve të rinj që morën shtetësinë shqiptare. Mes tyre pasaportën e Republikës së Shqipërisë do ta mbajë dhe Driton Kuka trajneri i kampiones së xhudos, Majlinda Kelmendi.
1 Shtator 2023, 15:57 -
Bashkia e Tiranës vijon vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla, Veliaj: Rrisim pavarësinë energjetike të shkollave
Pas shkollave “Bajram Curri”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit” edhe në dy shkolla të tjera ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik, falë projektit “Sunny School”.
1 Shtator 2023, 12:07 -
FOTO/ Muralet në zemër të kryeqytetit, artistët ndërkombëtarë ‘shndërrojnë’ pallatet e Tiranës në vepra arti
Në një shëtitje në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, në rrugët kryesore e dytësore të tij, transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës nga Bashkia i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës.
31 Gusht 2023, 10:20 -
Viti i ri akademik! Nga 4 shtatori nisin regjistrimet për studentët në konvikte, ja procedura e re
Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.
30 Gusht 2023, 19:26 -
Rehabilitohet blloku urban pranë Rrugës së Qelqit në Kombinat, Veliaj: Asfalti, trotuaret dhe gjelbërimi i rrisin vlerën zonës
Blloku urban në afërsi të ish-Fabrikës së Qelqit në Kombinat po rehabilitohet nga Bashkia e Tiranës. Përveç rrugëve “Zagoria”, “Jorgo Panajoti” dhe rrugicave të cilat po asfaltohen me të gjitha elementet e infrastrukturës rrugore, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të zeza, për përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës.
28 Gusht 2023, 13:15 -
Bashkia Tiranë vijon me ndërhyrjet kapilare, transformohet sheshi i pallateve 'Liseci'
Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit. Së fundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4.
28 Gusht 2023, 10:41 -
-
'Tirana një qytet modern dhe plot gjallëri', agjencia e njohur Reuters shkrim per transformimin e Piramidës në qendër digjitale për të rinjtë
Agiencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimit të Tiranës dhe transformimit të Piramidës. Në artikull evidentohet nisma e Bashkisë se Tiranës për ta kthyer atë që dikur ishte muzeu i diktatorit Hoxha në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan, ku fëmijët do të mund të mësojnë kodim.
26 Gusht 2023, 11:55 -
-
-
-
-
-
-
-
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur të zbardhë paligjshmëritë! Akuzat e opozitës? Histeri 'non grate'
Sekuestrimi i kompanisë e cila menaxhon landfillin e Tiranës, Integrated Energy B.V SPV”, nuk do të ndikojë në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë klientë e kompanisë, e cila tashmë do të menaxhohet nga shteti. Report Tv ishte sot në Landfillin e Sharrës ku konstatoi se puna vijon normalisht.
1 Gusht 2023, 17:48 -
Punimet për Teatrin e ri, shembet ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve, Veliaj: Na liron hyrjen në kantier përmes Unazës së Vogël të Tiranës
Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve është shembur për t’i hapur rrugë punimeve që po kryhen për Teatrin e Ri. Kantieri, në të cilin puna është fokusuar kryesisht gjatë orëve të natës, tashmë ka në dispozicion edhe një rampë, përmes së cilës do të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.
1 Gusht 2023, 13:36 -
Gati skena për Ricky Martin, sot koncerti me ritme latine! Bashkia Tiranë: Natë e paharrueshme, presim 20 mijë pjesëmarrës
Në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë po bëhen përgatitjet e dfundit për skenën ku do të performojë ylli i muzikës latine Ricky Martin. Drejtoresha e Promocionit e Bashkisë Tiranë Mirela Koçollari dha detaje nga koncerti.
19 Korrik 2023, 20:05 -
Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës hap tenda me mjekë për të ndihmuar qytetarët
Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këto ditë të nxehta, Bashkia e Tiranës ka ngritur dy pika të kujdesit, një pranë sheshit ‘Skënderbej” dhe një tjetër pranë digës së Liqenit Artificial. Qytetarët të cilët shfaqin shqetësime me shëndetin, asistohen nga studentët e mjekësisë në mënyrë vullnetare
19 Korrik 2023, 18:49