-
Dy gishtat e Inës të tregojnë ty
Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e koniktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe. Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishtat e dorës, ishin të vështira për t'i çuar deri në fund!
22 Nëntor 2018, 15:49 -
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: Dhuna e patolerueshme
Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbërriti në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të parë më nga afër gjendjen shëndetësore të punonjësve të Policisë dhe qytetarëve që janë lënduar nga protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara Kuvendit.
22 Nëntor 2018, 12:57 -
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: U sulmuan nga qytetarë dhe loja politike, dhuna e patolerueshme
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët dhe qytetarët e lënduar nga protesta që u zhvillua ditën e sotme përpara Kuvendit. Ai u shpreh për mediat se dhuna që degjeneroi këtë të enjte, nuk është e justifikueshme. Ndër të tjera, ai tha se efektivët e Policisë së Shtetit janë lënduar jo vetëm nga banorët e 'Unazës së Re' por edhe nga eksponentë të forcave politike.
22 Nëntor 2018, 12:31 -
Protesta para Kuvendit, policia: Janë lënduar 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
22 Nëntor 2018, 11:31 -
Shkon në tre numri i policëve të lënduar nga protestuesit
Nga tensioni dhe përplasja në protestën para Kuvendit ka shkuar në tre numri i efektivëve të policisë që janë lënduar. Përveç zv/ drejtorit të policisë së Tiranës, Ziu janë lënduar edhe dy efektivë të tjerë nga hedhja e shkopinjve dhe flakadantëve.
22 Nëntor 2018, 11:25 -
Kapsolla, shkopinj dhe dhunë/ Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 15 policë të plagosur, 25 protestues të shoqëruar
Banorët e 'Unazës së re" kanë protestuar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë për projektin që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre. Protesta agravoi në tension e dhunë të vazhdueshme përkundrejt efektivëve të Policisë. Banorët e 'Unazës së Re' hodhën shashka, shkopinj dhe nga sulmet e tyre janë lënduar 15 policë e 3 qytetarë. Për pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 25 protestues. Përkrah banorëve të 'Unazës së Re' janë shfaqur edhe deputetët e Partisë Demokratike e ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Paralelisht me zhvillimin e protestës u zhvillua edhe seanca plenare, ku u trajtua projekti i 'Unazës së Re'.
22 Nëntor 2018, 10:19 -
16 deputetët me rrogat më të larta dhe më të ulëta të Kuvendit/ Zbulohen lekët që marrin
Gjithsesi, lista e pagesave të deputetëve tregon se deputetët “më të rëndësishëm” që kanë poste të larta politike dhe parlamentare dhe që mbajnë peshën e aktivitetit parlamentar, në fakt përfitojnë pagesa më të vogla financiare sesa një numër deputetësh anonimë, të cilët figurojnë në listën e deputetëve me nivel më minimal angazhimi parlamentar.
4 Nëntor 2018, 21:16 -
Hysi: Kuvendi s’bën dot pa akademikët, politika të mos i ndajë në të kuq e blu
Kuvendi i Shqipërisë do të këshillojë të gjitha vendimmarrjet e tij me botën akademike. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi shpjegon për Report TV rëndësinë e marrëveshjes në fjalë, dhe i bën apel klasës politike të mos i ndajë universitarët në të majtë e të djathtë, por të dëgjojë zërin e ekspertëve.
2 Nëntor 2018, 17:57 -
Si ka mundësi që disa nga deputetët e zonave të veriut janë 'përfaqësuesit' më të këqinj të atyre zonave?
Po të shikojmë konfigurimin e Parlamentit shqiptar nga 2013 e deri më sot, ai, duket se është shuar si konfigurim përfaqësues i përzgjedhjes, sepse shumë prej tyre janë dënuar e të tjerë pritet të arrestohen e dënohen.
25 Tetor 2018, 19:50 -
Kuvendi hap garën për anëtarin e 5-të monitorues të ligjit për organet e drejtësisë
Në seancën e së enjtes së javës së shkuar, maxhoranca zgjodhi 4 anëtarët që do e përbëjnë Këshillin Mbikëqyrës të zbatimit të Reformës në Drejtësi, nërsa është hapur gara për anëtarin e pestë të kësaj strukture.
24 Shtator 2018, 19:54 -
Dikur 140 deputetë deklaronin 180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze në pronësi
E nisëm me deputetë që vinin nga auditoret dhe arritëm tek ata që na i përzgjedhim nga bota e krimit. Dikur 140 deputetët deklaronin180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze në pronësi.
16 Shtator 2018, 18:52 -
Sesioni parlamentar mbyllet pa konsensus, ligjet me 84 vota shtyhen në shtator
Këtë të hënë zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ndërsa janë disa projekligje që nuk kanë marrë votën e parlamentarëve. Ndër më të diskutuarit është ligji për Magjistratët dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.
22 Korrik 2018, 13:56 -
Sesioni parlamentar/ Dështon prova e 84 votave, LSI nuk bashkon votat me PS për magjistratët
Propozimi i Partisë Socialiste që zhbllokon emërimet në sistemin e drejtësisë nuk do të gjejë mbështetje nga ish-aleatët e PS, Lëvizja Socialiste për Integrim. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk pritet të mirtohet në asnjëherën prej
13 Korrik 2018, 18:40 -
Teatri 'ndez' Kuvendin/Basha me tone të forta: Hajdutër! Të vijë Rama këtu! Balla: Mbaj gojën!
Seanca e sotme plenare është fokusuar tek debati për projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Deputetët demokratë kanë kërkuar që Kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm sot në Kuvend.
5 Korrik 2018, 07:35 -
Ekskluzive/Njihuni me deputetët që blenë makina 100 mijë € dhe s'paguan doganë
Nga Astrit Veliaj, Halim Kosova, Sadri Abazi, Anastas Angjeli, Nard Ndoka, Tom Doshi e deri te Genc Pollo janë disa nga deputetët që shfrytëzuan ligjin për të marrë makina luksoze pa paguar detyrimet doganore.
16 Qershor 2018, 07:26 -
Zbardhen vonesat e shumta në raportimet vjetore/ Deputetët fusin parlamentin në krizë
Prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë ndodhet në krizë funksionimi: debati politik dhe axhenda ditore që shpesh nuk ka përputhje me axhendën parlamentare, ka krijuar një hendek të thellë midis produktit parlamentar dhe pritshmërive të tij.
6 Qershor 2018, 18:03 -
Zvarritjet në reformën në drejtësi, ndërhyn Kuvendi, PS: Kontroll ngritjes së organeve të reja
Kuvendi ashpërson masat ndaj zvarritjeve të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Report TV siguron një dokument të Kuvendit të Shqipërisë, sipas të cilit do të ngrihet një Komision për të monitoruar zbatimin e reformës
13 Maj 2018, 09:41