-
Pas ngjarjes tragjike një vit më parë, ku një skaf goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia, qeveria pati premtuar kontrolle të rrepta për të gjithë drejtuesit e mjeteve të ujit në të gjithë vijën bregdetare. Me nisjen e sezonit turistik, policia kufitare ka vijuar me kontrollet dhe ka bllokuar 8 skafe dhe jet ski në Ksamil të Sarandës, në Durrës dhe në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë.
29 Maj 2023, 15:40 -
VIDEO/ Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, brenda tyre ishin kultivuar 3510 bimë narkotike! Në pranga 44-vjeçari, në kërkim i vëllai
28 Maj 2023, 12:21Në 2 operacione, në malësitë e Krujës dhe të Kurbinit, policia, e ndihmuar nga dronët dhe avionët e Guardia Di Finanza, zbuloi parcela të tëra me kanabis, duke asgjësuar në total gati 4 mijë bimë kanabisi. Në Kurbin u zbulua kultivuesi, i cili u arrestua, dhe një tjetër u shpall në kërkim
-
Vdekja e mistershme e 4 rusëve në Qerret, pala ruse pa përgjigje për letërporosinë! Prokuroria e Durrësit dyshon se s’janë marrë me çështjen
28 Maj 2023, 11:43Prej gati 1 vit e gjysmë ende nuk ka një zhvillim konkret apo ndonjë detaj shtesë lidhur me vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe në resortin “Gloria” në Qerret të Kavajës.
-
VIDEO/ Zbulohen 3 parcela me lëndë narkotike në Krujë, sekuestrohen 685 rrënjë kanabis
28 Maj 2023, 11:223 parcela me kanabis janë zbuluar në disa fshatra të zonës së Krujës, konkretisht në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël
-
Brandi Melia, hap dyert e Hotelit luksoz me 5 yje në Durrës
27 Maj 2023, 20:05Bienvenido a Melia, pushime larg shtëpisë, në shtëpi
-
-
VIDEO/ Policia Kufitare bllokon 4 skafe në Sarandë, Vlorë dhe Durrës, gjobiten pronarët! Kishin mungesë dokumentacioni
27 Maj 2023, 12:04Pak para nisjes së sezonit turistik, duket se policia kufitare ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.
-
-
-
VIDEO /Ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë, lihet në burg Habib Rexha, mohon motivin e gjakmarrjes! Arrest shtëpie për shokun e tij
27 Maj 2023, 10:04Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë të dielën e 21 majit. Ndërkohë, është në arrest shtëpie shoku i tij, Ervis Kurti i cili dyshohej se e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin. Ndaj Kurtit rëndon akuza për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
-
‘Si u bë Tina Turner befasisht një ikonë në Shqipëri?’ Al Jazeera shkruan për ndikimin e mbretëreshës së ‘Rock 'n' Roll’ te shqiptarët dhe statuja në Durrës
27 Maj 2023, 10:02Tina Turner nuk mbajti asnjë koncert në Shqipëri, por ajo është një ikonë e lirisë dhe fuqisë në sytë e shumë shqiptarëve. Kështu shkruan në një shkrim në ‘Al Jazeera’, Chelsi West Ohueri, asistent profesore e Studimeve Sllave dhe Euroaziatike në Universitetin e Teksasit, antropologe sociokulturore dhe mjekësore e cila ka kryer kërkime të gjera etnografike mbi racën dhe racizmin, përkatësinë dhe pabarazinë në Evropën Juglindore
-
-
-
-
Rama në Durrës: Persona me poste të larta i morën gjithçka PS-së, por i dhanë kosto! Transformojmë Kadastrën, s'është e deputetëve as e drejtorëve
26 Maj 2023, 20:29Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falënderimeve pas zgjedhjeve vendore, ku PS arriti një rezultat të thellë. Kësaj radhe, Rama u ndal në Durrës, ndërsa tha se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste.
-
-
-
Kampusi sportiv i Manchester City F.C. në Durrës/ Hapet thirrja për drejtor ekzekutiv të Fondacionit 'Durrës City'
25 Maj 2023, 14:00Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë shpalljen për drejtues të Fondacionit “Durrës City”, i cili do të ndjekë të gjitha hapat dhe procedurat për krijimin e kampusit sportiv: Shkollës së Futbollit të Manchester City FC dhe Akademinë Elitare në qytetin e Durrësit.
-
Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Durrësit kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT
25 Maj 2023, 12:09Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.
-
Tre vite hetime nga SPAK për 13 persona që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës! Arrestohen 8 prej tyre, 5 të tjerë në kërkim
25 Maj 2023, 11:53Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë në kuadër të hetimeve për operacionin anti-kanabis të nisur 3 vite më parë në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Fushë Krujës ku u zbuluan rrënjë kanabis dhe u sekuestruan 145.5 kg të lëndës narkotike.
