-
Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të marte në fshatin Gramez të Fushë-Krujës, ku një automjet tip “Benz” në të cilën po udhëtonin 2 persona është përplasur me një shtyllë korenti.
3 Maj 2022, 13:15 -
-
Rama dorëzon çelësat e shtëpive për 155 familje: Dikur Thumana i ngjante ferrit, sot rilindjes! ‘Çdo tullë’ e ka një emër
2 Maj 2022, 20:31Çdo tullë e 155 shtëpive të rindërtuara e ka një emër, një emër që i bëri të mundur familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të gjejnë një strehë të ngrohtë.
-
155 familje marrin shtëpitë e reja, banori i ‘jep’ Ramës notën 10 për rindërtimin: Mirënjohje! Kryeministri batuta: Ta bëjmë Shqipërinë si Thumana
2 Maj 2022, 19:23Në ditën e Bajramit, 155 familje në Thumanë do të marrin çelësin e shtëpive të rindërtuara në Thumanë. Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë e dhënies së shtëpive, ku inspektoi edhe disa prej banesave.
-
Durrës, gjendet i mbytur në det një 62-vjeçar! Vuante nga sëmundja e epilepsisë
1 Maj 2022, 09:16Një 62-vjeçar është gjetur i mbytur në det në Durrës. Trupi i pajetë u nxor mëngjesin e sotëm, ndërsa sipas policisë 62-vjeçari vuante nga epilepsia.
-
-
Fushatë në ambientet e një shkolle për 6 marsin, gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e Bashkisë së Durrësit
28 Prill 2022, 16:16Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon për shkak se kjo e fundit, ka përdorur ambientet e një shkolle të qytetit për të bërë fushatë në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.
-
Syfyri i përgjakur në familjen durrsake! 20-vjeçari godet me thikë vëllanë se e zgjoi alarmi për t'u ngritur në mëngjes herët
28 Prill 2022, 13:37Një rit fetarë i paqtë ka përfunduar në një plagosje me thikë në një familje në Durrës. Dy vëllezër, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, janë përplasur dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë, pasi ky i fundit kishte vendosur telefonin më alarm për t’u zgjuar për syfyr.
-
'Nuk e dua më motrën tënde, do ndahem', i riu plagos me thikë kunatin në Durrës
28 Prill 2022, 13:23Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Durrës, pas një konflikti me kunatin e tij. Bëhet me dije se Festim Hoxha goditi me thikë Spiro Toli, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.
-
Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
27 Prill 2022, 16:33Një 20-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka qëlluar me thikë vëllanë e tij. 20-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë pas një konflikti çasti.
-
-
‘Ule zërin’, plas sherri në Durrës, 35-vjeçari qëllon me armë zjarri një punëtor! Autori në kërkim, vihet në pranga pas disa orësh
26 Prill 2022, 11:00Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti verbal i cili agravoi mëngjesin e sotëm në Durrës. Autori 35-vjeçar Augert Zera qëlloi në drejtim të Altin Sulku duke i shkaktuar plagë në këmbë. Ai menjëherë u largua nga vendngjarja, por u arrestua vetëm disa orë më vonë nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.
-
Shiste apartamentet nga 2 herë, arrestohet mashtruesi 53 vjeçar në Durrës, i dënuar me 2 vite burg
24 Prill 2022, 12:26Arben Kupi, 53 vjeç, është prangosur nga policia e Durrësit dhe tanimë do të vuajë dënimin e marrë në formë të prerë nga Apeli i Tiranës për mashtrim. Ai është dënuar pasi i shiste qytetarë të ndryshëm apartamente, të cilët më parë ishin shitur.
-
-
Lungomare në Plazhin e Durrësit, 3 km shëtitore me parqe, Rama: Një Shqiponjë në mes të detit, si Palma në Dubai! Mos të thonë më durrsakët që mbetëm pas Vlorës
23 Prill 2022, 10:20Lungomarja e Durrësit do të fillojë nga ura e Dajlanit dhe do të vazhdojë deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare. Punimet pritet të fillojnë në vjeshtë, ndërsa Rama nuk kurseu as batutat ku tha se tashmë Durrsakët nuk mund të thonë më se kanë mbetur pas Vlorës.
-
Shpërthimi i tritolit mbrëmë në Durrës, dyqani në pronësi të efektivit të Forcave Shqiponja, dyshohet për shkak të detyrës! Familjarët: S'kemi konflikte
23 Prill 2022, 09:20Dyqani që iu vu tritoli mbrëmjen e djeshme në Durrës, rezulton në pronësi të efektivit të Forcave Shqiponja, Hysen Gashi. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë detyra e Gashit.
-
Shpërthen tritol në derën e jashtme të një dyqani në Durrës, vetëm dëme materiale, ende s'dihen rrethanat
22 Prill 2022, 23:48Një sasi tritol është vënë mbrëmjen e sotme në derën e një dyqani në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri. Mësohet se një lëndë e vogël plasëse është vendosur në qepenin e jashtëm të derës së dyqanit.
-
S’ka fuqi punëtore në Durrës, operatorët turistikë: Po marrim punonjës nga Azia, Kosova, Serbia e Maqedonia, të huajt zënë 30% të të punësuarve
22 Prill 2022, 21:07Sektori i turizmit po has mungesë të fuqisë punëtore vendase, e ndaj po punësojnë të huaj jo vetëm nga Azia por dhe nga vendet e rajonit, si Serbia, Maqedonia e Veriut e Kosova. Në këtë sezon veror, afro 30 për qind e të punësuarve në hotele e restorante do të jenë të huaj.
-
-