-
Nga Durrësi ku prezantoi kandidaten Emirjana Sako për zgjedhjet e 6 marsit, kryeministri Edi Rama ironizoi Lulzim Bashën e Sali Berishën. Rama tha se Sako ka treguar se iu qëndron pranë njerëzve në momente të vështira, ndërsa e theksoi të nevojshme votimin e saj për të vazhduar punët në qytetin e Durrësit.
22 Shkurt 2022, 19:44 -
Kandidati i PD, Luan Hoti bën gafën e radhës: Na mbytën plehrat! Durrësi në verë vizitohet nga 400-500 turistë (VIDEO)
22 Shkurt 2022, 18:47Gafat me shifrat duket se po ndjekin njereëzit e Bashës, i cili jo pak herë ka bërë të tilla lapsuse në llogaritje. Ndërsa pak ditë më parë, në një takim tjetër në kuadër të fushatës elektorale, Luan Hoti u bë lëmsh dhe s'po dinte çfarë fliste.
-
-
Do dëshmojë nesër në orën 12:00 në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Mezi po pres të shkoj, mos e humbni
22 Shkurt 2022, 17:57Kryeministri Edi Rama mezi po pret të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Durrësit, nga ku prezantoi Këshillimin Kombëtar me qytetarët, madje iu kërkoi atyre, që nëse nuk kanë ndonjë gjë më të mirë për të bërë, ta ndjekin live.
-
-
-
Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Përkthim nga shqipja në anglisht e deklaratave të kryeministrit! Luan Hoti monopolist i Ramës! Shpirtrat e atyre që s’jetojnë nga tërmeti kërkojnë drejtësi për firmat e Sakos
21 Shkurt 2022, 17:58Berisha tha se Emiriana Sako, kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, ka bërë gabim që ka nisur garën në këto zgjedhje, pasi sipas ish-kryeministrit ajo ka disa hesape morale për të larë me firmat që ka vendosur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019, që më pas u shembën nga ai i datës 26 nëntor. Ndër të tjera Berisha deklaroi se Sako ka abuzuar me taksat e qytetarëve.
-
Situata nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit njofton pasagjerët: Dy tragete do të nisen tre orë më herët! Nesër mbyllet përkohësisht porti i Barit
21 Shkurt 2022, 12:59Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pasagjerët se për shkak të motit të keq që do të përfshijë detin Adriatik, dy tragete do të nisen 3 orë më herët
-
Argjinatura e re në lumin Erzen, 50 familje i shpëtojnë përmbytjeve në zonën e Shijakut
21 Shkurt 2022, 08:42Një argjinaturë e re është ndërtuar në lumin Erzen për të parandaluar përmbytjet në zonën e Shijakut. Argjinatura me gjatësi 950 metra u ngrit me kontributin vullnetar të bizneseve
-
PS hap fushatën në Durrës, kandidatja Sako: Puna është e vetmja forcë e imja! Gjiknuri thirrje demokratëve: Votoni PS-në që të bashkoni PD, asnjë votë për përçarësit
19 Shkurt 2022, 17:57Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.
-
-
Berisha me kandidatin e 'Shtëpisë së Lirisë' për Durrësin: Më 6 mars, mos ngatërroni logon tonë me atë të rrëmbyer nga Rama! Muka: Do bëjmë punë, por jo si Vangjushi
19 Shkurt 2022, 17:09Ish-kryeministri teksa i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe të mos ngatërrohen me logon që ka konfiskuar e rrëmbyer Edi Rama, duke ju referuar PD-së. Berisha sulmoi kandidatin e PD për Durrësin, Luan Hakën, duke thënë se ai ka firmosur me qeverinë e Ramës për monopolin e shërbimeve të porteve, nga Saranda në Shëngjin.
-
-
-
-
Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha përgjigjet ashpër: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra! Partia Demokratike po tejkalon të shkuarën
18 Shkurt 2022, 11:40Kreu i PD, Lulzim Basha foli mjaft ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për akuzat që ky i fundit i ka bërë për përvetësim bashkë me kryeministrin Rama të 800 mijë metër katror tokë në Portin e Durrësit. Basha tha se ka sharlatanë që ecin në politikë vetëm përmes gënjeshtrave.
-
'I përfshirë në aferën e Portit të Durrësit', Basha i përgjigjet Berishës: Mashtrime! S'jemi kundër investimeve
18 Shkurt 2022, 11:35Kreu i PD tha se gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë kur vjen fushata, por gjërat janë të vështira për t’u bërë. Basha theksoi se Durrësi iu nënshtrua interesave afatshkurtra politike ndërsa theksoi se PD po tejkalon pjesë të së shkuarës dhe nuk do t'i ikin përgjegjësive.
-
Përfshihet nga flakët magazina me produkte ushqimore në Durrës! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Fatmirësisht s’ka të lënduar, banorët e zonës njoftuan zjarrfikësit (FOTO)
18 Shkurt 2022, 10:22Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Report Tv sjell edhe pamje nga brenda magazinës ku shihen të shkrumbuara produktet ushqimore.
-
Defekt në kaldajë, shkolla ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës mbushet me tym! Nxënësit dalin të alarmuar, nuk ka të lënduar
17 Shkurt 2022, 11:25Paraditen e sotme pranë shkollës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës, për shkak të një defekti në kaldajë e cila ishte ndezur për ngrohje, është krijuar tym në disa klasa dhe për këtë arsye është ndërprerë mësimi. Sipas burimeve për Report Tv, sapo kishte filluar mësimi, ka pasur prani tymi në korridor, pasi kaldaja e cila punon me palet druri ishte mbushur më shumë seç duhet.
-
E ndiqte prej kohësh, refuzimet e të resë ‘lodhin’ 23-vjeçarin, e rrëmben me forcë në makinë, arrestohet
17 Shkurt 2022, 09:55Një 23-vjeçar është arrestuar pasi prej kohësh përndiqte një të re dhe më pas e rrëmbeu duke e futur me forcë në makinë pas refuzimeve të saj.