-
Moti i keq ka përfshirë detin e Adriatik dhe qytetin e Durrësit. Që prej pasdites së djeshme një stuhi detare ka shkaktuar probleme kryesisht në det.
29 Dhjetor 2020, 15:02 -
Përkeqësimi i motit, pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit në drejtim të Barit
28 Dhjetor 2020, 21:58Përkeqësimi i motit ka bërë që të pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit, në drejtim të Barit (Itali). Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila i ka anuluar lundrimet. Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.
-
Tërmet 3.4 në Durrës, epiqendra në Hamallaj! Lëkundjet dëgjohen dhe në Tiranë
26 Dhjetor 2020, 19:25Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Ato janë shënuar rreth orës 18:06 minuta, në fshatin Hamallaj që është pjesë e Bashkisë së Durrësit.
-
Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës, arrestohet i riu, do i shiste 2000 euro (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 14:39Në Durrës janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, ndërsa është arrestuar një i ri. I riu lëvizte me lëndë eksplozivi me vete dhe dyshohet se do ti shiste kundrejt fitimit.
-
-
Grantet për tërmetin, durrsakët dynden para prefekturës, shkelen masat anticovid! Sot 300 aplikime, zyrat hapur edhe të shtunën
18 Dhjetor 2020, 20:41Radhë të gjata u shfaqen paraditen e sotme përpara Prefekturës së Durrësit ku qytetarët u dyndën për të bërë aplikimet për dëmet e tërmetit. Kjo është hera e trete që çelen aplikimet, ndërsa u shkelen masat anticovid.
-
Durrës/ 19-vjeçari lëvizte me pistoletë me vete në rrugë, arrestohet!
17 Dhjetor 2020, 09:47Një 19-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Durrës, pasi u kap duke lëvizur në rrugë me pistoletë.
-
Durrës/ Shpërthen bombola e gazit, shembet tavani i banesës! Lëndohet një 75-vjeçar (VIDEO)
17 Dhjetor 2020, 08:04Një bombol gazi brenda një banese në lagjen 13 ka shpërthyer e për pasojë është plagosur pronari i shtëpisë, Fetah Baroti 75 vjeç. Si pasojë e shpërthimit është lënduar pronari i banesës, 75-vjeçari Fetah Baroti i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Dyshohet se ka rënë nga lartësia, 21 vjeçari vdes rrugës për në spitalin e Durrësit
16 Dhjetor 2020, 19:07Një 21 vjeçar nga Peqini ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Durrësit ditën e sotme, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia. 21-vjeçari Renato Nebiu, ka ndërruar jetë në ambulancë, rrugës për në spitalin e Durrësit
-
U zhduk para 6 ditëve, familja humb shpresat/ Dritë jeshile në ‘Pa Gjurmë’ për tropojanin Hasan Vatnikaj
16 Dhjetor 2020, 18:33Zhduket në drejtim të paditur, 85-vjeçari nga Bjaram Curri, Hasan Vatnikaj. I moshuari ishte larguar disa herë nga shtëpia, dhe prej kohësh vuante nga skleroza. 6 ditë nga humbja e Hasan Vatnikaj, familjarët vendosen të kërkojnë ndihmë në Report Tv. Emisioni ‘Pa Gjurme’ trajtoi rastin e të moshuarit duke u lidhur me djalin, Xhevahir Vatnikaj
-
Rama zhvishet nga posti i kryeministrit, bëhet trajner basketbolli! S'largohet nga shkolla derisa sa nxënësit bëjnë kosh: Kujdes keni bërë 3 faulle
16 Dhjetor 2020, 16:33Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Durrës, aty ku hapi dyert shkolla “Adem Gjeli”. Në këtë inspektim Rama nuk ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarët politik.
-
Protesta në Durrës, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë
16 Dhjetor 2020, 09:002 persona u arrestuan ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim për grumbullim të paligjshëm në kundërshtim me masat antiCOVID në Durrës. Në pranga kanë rënë një 24-vjeçar me iniciale Sh.M. dhe një 30-vjeçar me iniciale A.B. ndërsa nën hetim janë një 20-vjeçar me iniciale A.V. dhe një 23-vjeçar me iniciale F.D.
-
OFL në Durrës, kush janë 3 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë
14 Dhjetor 2020, 16:36Durrësi është ndalesa e radhës së Operacionit Forca e Ligjit. OFL u kërkon 3 të dënuarve të deklarojnë burimin e të ardhurave. Report Tv mëson u është dorëzuar formulari i pasurisë Jeims (Përparim) Nezha, Emiljano Norja, Ermir Dervishi.
-
Merr flakë një makinë te ura e Dajlanit në Durrës (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 22:53Merr flakë një makinë te ura e Dajlanit në Durrës.
-
-
'Unë jam Klodjani'! Protesta në Elbasan, disa të shoqëruar! Shkon edhe Balla (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 20:09 -
Më në fund një mesazh i bukur nga protestat/ Mbyllet paqësisht në Durrës, protestuesit përqafojnë dhe u japin dorën policëve (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 19:40Mbyllet paqësisht protesta për vrasjen e Klodjan Rashës në Durrës, e cila ka zgjatur më pak se në rrethet e tjera. Një situatë krejt ndryshe nga çfarë kemi parë gjatë protestave në Tiranë dhe qarqe të tjera të vendit, na është shfaqur sot në këtë qark. Të rinjtë, të cilët kanë dalë në shenjë proteste për vrasjen e Klodjan Rashës, pas rreth një ore protestë paqësore, në fund kanë përqafuar policët dhe u kanë dhënë atyre dorën, duke bërë kështu "paqe" me to.
-
-
Rindërtimi në Durrës/ Rama inspekton punimet: 2084 familje hyjnë në shtëpi të reja, vijnë përfaqësuesit i EBA. Porti do të jetë nga më të bukurit e Mesdheut
12 Dhjetor 2020, 13:52Kryeministri Rama në Durrës ka inspektuar sot nga afër një kantier ndërtimi në Durrë, ku ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara.
-
Grabitet gjatë natës farmacia në Durrës, në kërkim autorët (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 11:02Një farmaci në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme është vjedhur dhe autorët janë ende të panjohur.
