-
-
Kostot e ndërtimit u rritën me 6.2% në prill-qershor! INSTAT: Shkak shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit! Nuk ndikoi në lejet e ndërtimit
Kriza e çmimeve ka qenë më e fortë në muajit prill qershor në sektorin e ndërtimit. INSTAT raporton se në tremujorin e dytë të vitit, çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën me 6.2%, dhe ndikimin më të madh e ka dhënë shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ndërsa materialet e ndërtimit u rritën me 6.7%.
7 Shtator 2022, 16:36 -
Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja
Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë dhënë afro 750 leje ndrërtimi, një shifër kjo që i afrohet rekordit të ndërtimeve të reja shënuar 16 vite më parë, me 860 leje. Edhe pse në krizë çmimesh, sipas një raporti të INSTAT listën e ndërtimeve të reja e kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
31 Gusht 2022, 18:30 -
Kompensim ndërtuesve në kohë krize, Braçe: Akti i duhur, qeverisja e Berishës i mbyti me borxhe! Të jemi transparentë, ja kompanitë që s’duhet të fitojnë
Deputeti socialist Erion Braçe e ka konsideruar një veprim të duhur aktin normativ për kompensimin e çmimeve të ndërtimit. Braçe ka krahasuar qeverinë e Edi Ramës me atë të Sali Berishës, ku tha se ky i fundit në kohën e krizës në vitin 2008-2009 i përplasi kompanitë në dyert e bankave për të marrë kredi pasi i detyroi për të plotësuar kontratat që kishin me qeverinë. Braçe tha se qeveria në atë kohë shkoi edhe me tej, duke miratuar një VKM që ndalonte kompanitë që nuk kishin plotësuar 70-75% të kontratës të konkurronin në kohë krize, ndonëse ne kohë krize.
30 Qershor 2022, 12:23 -
Shtrenjtimi i lëndëve të para nuk ndal ndërtimet në vend, në tre muajt e parë të 2022 numri i lejeve u rrit me 58%
Pavarësisht çmimeve të rritura të materialeve të ndërtimit, puna nuk ndalet në vend. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë 397 leje ndërtimi me një rritje prej më shumë se 58% në raport me vitin e kaluar. Vetëm në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 800 mijë metër katror.
30 Maj 2022, 17:01 -
Ndërtuesit do kompensohen me 30% për çmimet e rritura! Hyn në fuqi akti normativ për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontrata publike
Të gjithë operatorët ekonomikë që kanë një kontratë publike të lidhur me institucionet në vend do të kompensohen deri në 30% për çmimet e rritura të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë. Akti normativ i publikuar në fletoren zyrtare do jetë në fuqi deri në përfundim të situatës së krijuar në treg, ndërsa përfitues janë subjektet kanë lidhur kontrata publike pas 1 janarit 2020
24 Maj 2022, 08:31 -
-
Në 2021 u dyfishuan skemat e pastrimit të parave! 5 zyrtarë të përfshirë, sektori i ndërtimit ‘i preferuari’! 10 raste të dyshimta në hetim (Raporti)
Skemat e pastrimit të parave në vitin e kaluar u dyfishuan, ndërkohë që sektori kryesor ku janë konstatuar më shumë raste ka qenë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka denoncuar 10 raste, ku mes personave të përfshirë janë edhe 5 funksionar e ish-funksionar shtetërorë.
21 Prill 2022, 16:25 -
-
-
-
3 muaj rënie/ Në nëntor ndërtimi rriti besimin te ekonomia! Tregtia ul pritshmëritë, do të ketë rritje të çmimeve
Besimi në ekonomi është përmirësuar në muajin nëntor i ndikuar më së shumti nga sektori i ndërtimit, i cili thotë se ka rritur punësimin dhe aktivitetin. Edhe konsumatorët janë shprehur më optimist për të ardhmen, ndërsa industria dhe tregtia thonë se është ulur prodhimi dhe do rriten më tej çmimet e produkteve.
7 Dhjetor 2021, 20:58 -
Ekonomi
‘Ndërtimi, sektor vulnerabël për pastrimin e parave’, drejtori DPPPP, Koçi: Bëhen transaksione marramendëse! Braçe e pyet: Si ndahet 'torta' mes deputetëve e ministrave
Deputetët debatuan deri në fyerje në Komisionin e Ekonomisë kur diskutohej për ligjin e ri të pastrimit të parave. Deputetët kërkuan llogari nga drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi për sektorin e ndërtimit me akuzat se aty po qarkullojnë transaksione në vlera marramendëse
24 Nëntor 2021, 19:33 -
Bota
-
Ekonomi
Paratë e dyshimta po shtrenjtojnë apartamentet, ekspertët: Ndërtuesit nuk kanë prioritet shitjet! Ardhja e studentëve rriti me 20% çmimet
Çmimet e apartamenteve po rriten përpos kërkesave që u ulën në muajin shtator. Shkak për këtë shtrenjtim sipas ekspertëve po behet investimi i parave të dyshimta në ndërtim. Ekspertët sugjerojnë që institucionet të verifikojnë burimet e parave të ndërtuesve.
9 Tetor 2021, 14:45 -
Ekonomi
Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, por pritshmëritë për rritjen e çmimeve mbeten në nivele rekord
Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
8 Tetor 2021, 07:58 -
Kronikë
Dëmtohen aksidentalisht dy punëtorët e ndërtimit në Tiranë, nën hetim drejtuesi teknik dhe administratori i një firme
Dy punëtorë ndërtimit, janë dëmtuar aksidentalisht, gjatë kohës që kanë qenë duke punuar në një pallat në ndërtim në Tiranë. Shtetasit A. L dhe R. P, kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën
25 Shtator 2021, 11:28 -
Politikë
Braçe nxjerr pamjet e rrezikshme të dy punëtorëve në maj të vinçit në Tiranë dhe reagon i alarmuar: Kaq pak vlen jeta e njeriut
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka publikuar pamjet e një vinçi në kryeqytet, pranë një pallati i cili është në ndërtim. Pa asnjë masë mbrojtëse, në mes të ditës në kryeqytet, në fotot e publikuara nga Braçe shihen dy punëtor, në maj të vinçit, të cilët rrezikojnë dukshëm jetën e tyre, por edhe të qytetarëve që lëvizin poshtë
19 Shtator 2021, 21:07 -
Ekonomi
'Bum' ndërtimesh në vend, në 6 muaj u miratuan 598 leje! INSTAT: Shumica në Durrës dhe në Tiranë, shkak edhe procesi i rindërtimit
589 leje ndërtimi janë miratuar nga bashkitë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke pësuar një rritje të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT shumica e këtyre lejeve janë dhënë në Durrës dhe në Tiranë, si pasojë edhe e procesit të rindërtimit.
30 Gusht 2021, 22:22 -
Kronikë
