-
Akuzat, Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e biznesmenit Edmond Bego
Report Tv mëson se nuk ka një provë apo dyshime për pasurinë e tij, por hetimet, sqarojnë burimet kanë nisur sipas parashikimeve të ligjit Antimafia, që për rastet e denoncimeve publike duhet të kryhen verifikime kryesisht.
26 Gusht 2018, 13:14 -
-
Debati/ Kompania e Mond Begos fitonte tendera që në kohën e qeverisjes së PD (Dokumenti)
Ndalimi i biznesmenit Edmond Bego në Greqi shkaktoi debat politik në Tiranë në ditët e fundit, pasi PD e ktheu në një çështje politike. Selia blu akuzoi se Bego kishte lidhje me pushtetin dhe Taulant Ballën dhe se kishte përfituar tendera miliona lek
23 Gusht 2018, 18:58 -
-
-
‘Mori tender në Librazhd’/ Balla i përgjigjet PD për çështjen ‘Bego’: Jemi zgjedhur për punë, jo llafe
Taulant Balla nga Elbasani ku mori pjesë në inspektimin e punimeve për rikonstruksionin e dy rrugëve u është përgjigjur sërish akuzave nga PD për lidhje me biznesmenin Edmond Bego.
22 Gusht 2018, 17:55 -
-
Hoxha i del në mbrojtje Mond Begos: Ia bënë gjyqin, po a do të gjejnë falje pasi abuzuan me dinjitetin e tij?
Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar pas lirimit të biznesmenit, Edmond Bego, nga autoritetet greke. Kalaja shprehet se rasti i Mond Begos është abuzuar nga njerëzit të cilët ia bënë gjyqin pa marrë parasysh se ai i ka paguar gabimet e veta.
22 Gusht 2018, 13:03 -
Lirimi i Begos, avokati flet për 'Report Tv': Ndalimi i tij, faji i autoriteteve greke, ndodh shpesh me shqiptarët
Greqia merr provat nga Italia, lë të lirë biznesmenin shqiptar, Edmond Bego. Report Tv siguron dokumentin e Interpol Romës për biznesmenin shqiptar: Nuk ka asnjë çështje të hapur. Ardian Leka, avokati i tij, flet për 'Report Tv'.
22 Gusht 2018, 12:04 -
-
-
-
‘Ortakë në biznes me Begon’, Balla sqaron: Njohje familjare, s’ka mburojë politike. Paloka: Gënjeve prapë, ç’të lidh me trafikantin?
Deputeti Taulant Balla ka sqaruar akuzat e opozitës për lidhje me Edmond Begon. Balla ka thënë se me Begon ka njohje familjare. Pak orë pas deklaratës, Paloka doli në një konferencë për mediat, ku përsëriti akuzat drejtuar numrit 2 në PS.
21 Gusht 2018, 13:46 -
-
Arrestimi i Begos, reagon Policia e Shtetit: S'ishte në kërkim, ka shkuar 3 herë në Itali në 2017
Policia e Shtetit ka reaguar pas debateve në media për arrestimin e Edmond Begos në Greqi. Policia sqaron se Bego nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar e as kombëtar dhe se vetëm gjatë vitit 2017, ka shkuar 3 herë në Itali.
20 Gusht 2018, 18:11 -
Ekskluzive/ Ndalimi i Edmond Begos në Greqi, zbardhet urdhër arresti i Interpol
Report Tv zbardh urdhër arrestin e Interpolit të Greqisë për arrestimin e biznesmenit të ndërtimit Edmond Bego. Ky urdhër-arresti është i bazuar në vendimin për dënimin e tij nga Gjykatat italiane, për vendimin që më pas është njohur dhe konvertuar
20 Gusht 2018, 16:52 -
“Burgun e kam bërë në Shqipëri”, fjalët e para të biznesmenit Edmond Bego pas arrestimit në Igumenicë
“Është e vërtetë që unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar identitetin, por për akuzat që ju më keni ndaluar unë e kam bërë burgun në Shqipëri”, ka deklaruar 48-vjeçari në komisariatin e Igumenicës
20 Gusht 2018, 16:29 -
Arrestimi i Begos/ PD pyet Ballën: A ishe sekser i trafikantit? Sa herë folët në telefon?
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar një sërë pyetjesh socialistit Taulant Balla, ku mes të tjerash e pyet sa herë ka komunikuar në telefon me trafikantin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego dhe nëse ka bërë rolin e sekserit për të.
20 Gusht 2018, 15:38 -
Greqia lë në burg biznesmenin shqiptar/ Si i mbylli 'hesapet' me drejtësinë italiane në Shqipëri, Edmond Bego
Në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 15 shtator 2010, gjyqtari Fatos Lulo arsyetonte sesi dënimi me 21 vite i shtetit italian ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.
20 Gusht 2018, 09:24 -
Greqia vendos sot për ‘fatin’ e Edmond Begos, shqiptarin që po trazon politikën në Tiranë (Detaje)
Shqiptari Edmond Bego 48-vjeç është arrestuar në Igumenicë. Ish-drejtori i klubit lushnjar është një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëmarrës në një organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.
19 Gusht 2018, 20:25
