-
Akuzat për devijimin e Lanës/ PD: Plani ndryshoi me firmën e Ramës dhe Veliajt, Begos i është miratuar faza e parë e ndërtimit, leja formalitet
PD thotë se plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar, dhe për këtë PD, merr si referencë faktin se projekti i Lanës në vitin 2013, zinte një pjesë të konsiderueshme të Ish-serave.
26 Dhjetor 2018, 16:30 -
Bashkia Tiranë nxjerr bllof PD për devijimin e Lanës/ Pashako: Sistemimi i Lanës sipas planit, s'ka lidhje me Unazën
Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Tiranë, Frida Pashako, thekson se në terren nuk ka asnjë ndërhyrje, dhe se Lumi Lana vijon të jetë në rrjedhën e tij natyrore. Pashako sqaron se nuk ka asnjë leje për të ndërtuar në zonën ku pretendon PD.
26 Dhjetor 2018, 15:17 -
Dita e 52-të e protestës te 'Unaza e Re', banorët: Krishtlindjet për ne janë të plagosura
Banorët e "Unazës së Re" po protestojnë edhe këtë të hënë për projektin "Unaza e Madhe", që prek shtëpitë e tyre. Në ditën e tyre të 52-të të protestës, ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tyre. Pranë tyre është vënë re sikurse më parë edhe prania e kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit Klevis Balliu.
24 Dhjetor 2018, 17:56 -
‘Pagoi 1.5 mln Euro për privatizimin te Unaza e Re’/ Ministria e Financave: S’kemi kontratë me Begon, procesi nisi në 2007
PD akuzon gjithashtu se ishte “trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave”. Endrit Duçka thotë se ministria nuk mund të ndërhyjë apo të përfshihet në marrëdhëniet private mes individëve duke mbyllur reagimin me fjalët se “Nuk kemi lidhur asnjë kontratë me Edmond Begon”.
24 Dhjetor 2018, 16:23 -
'Unaza e Madhe', PD: Afera e projektit 60 milionë euro me ndërtues Edmond Begon, e ka pikënisjen nga Arben Ahmetaj
Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në përfshirjen e figurave socialiste në "aferën korruptive" të "Unazës së Madhe". Sipas kësaj force politike, i përfshirë në ndërtimin e një projekti rezidencial prej 60 milionë eurosh të trafikantit të drogës Edmond Bego, është krahas Erion Veliajt dhe Edi Ramës, edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.
24 Dhjetor 2018, 14:49 -
Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për mikun trafikant, ndaj s’e duan vettingun në politikë (VIDEO)
Lideri i PD ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.
23 Dhjetor 2018, 10:07 -
PD akuza Veliajt: Mashtrove, i dhe leje projektit të Edmond Begos që devijoi rrjedhën e Lanës (VIDEO)
PD publikoi një video, ku sipas PD provohet se prona ku është planifikuar të ndërtohet kompleksi rezidencial me pallate nga Bego. Ina Zhupa tha se në sistemin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, rezulton se është dhënë leje ndërtimi për zonën TR/228, që sipas PD është zona ku biznesmeni Edmond Bego do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 milionë euro.
22 Dhjetor 2018, 15:03 -
'Basha i dha vetes leje për të ndërtuar kat të 13-të', PD: Valë sulmesh e shpifjesh, për të mbuluar superskandalin e 'Unazës së Re'
Pas denoncimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se Lulzim Basha në kohën kur ka qenë kryetar bashkie ka firmosur një leje ndërtimi për veten e tij, ka ardhur menjëherë reagimi nga ana e Partisë Demokratike.
21 Dhjetor 2018, 20:13 -
PDIU bashkon votat me PS, miratohet buxheti i Bashkisë së Tiranës, rritje me 12%
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për 2019, me një bashkim votash midis grupit të këshilltarëve të PDIU me ata të PS-së. Përpara së të merrej ky vendim, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka hedhur poshtë denoncimet e bëra nga PD dhe ka deklaruar se nëse gjendet një dokument që e vërteton dicka të tillë, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës
21 Dhjetor 2018, 17:00 -
'Bego do ndërtojë te Unaza e Re'/ Ministria e Financave: Trualli i privatizuar nga Qeveria e PD, ja pronarët (Dokumentet)
Ministria e Ekonomisë dhe Financave sqaron se kërkesa për privatizimin e truallit ku PD pretendon se do ndërtojë Edmond Bego në zonën e Unazës së Re, është bërë dhe miratuar në vitin 2007 kur qeveriste PD, me firmë të ministrit Genc Ruli.
19 Dhjetor 2018, 18:32 -
-
Unaza e Re, Basha vijon akuzat: Rama-Veliaj ndryshuan planin për Edmond Begon, nesër protestë para Parlamentit
Basha ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj ndryshuan planin për urbanizimin e Unazës së Re, për t'i dhënë Edmond Begos 30 000 m2 sipërfaqe me qëllim ndërtimin e komplekseve të banimit. Basha ftoi qytetarët që të protestojnë nesër përpara Parlamentit.
19 Dhjetor 2018, 17:48 -
Bashkia Tiranë-Bashës: Liro ashensorin e zaptuar në pallat. I dhe leje vetes, shtove 1 kat për vete afër Liqenit (Dokumentet)
Në një reagim për mediat, Bashkia Tiranë hedh poshtë akuzat e ngritura nga PD për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës dhe i quan qesharake, pasi sipas Bashkisë, nuk ka asnjë leje ndërtimi të lëshuar në këtë zonë për biznesmenin Edmond Bego. Bashkia i kujton Bashës ashensorin e zaptuar dhe lejen që i dha vetes për 1 kat shtesë në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.
19 Dhjetor 2018, 17:11 -
'Unaza e Madhe'/ Denoncimi i PD: Rama dhe Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e një rezidence luksoze të Edmond Begos
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë projektin "Unaza e Madhe", duke e cilësuar si mashtrim të stisur nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për t'i ardhur në ndihmë ambicies së trafikantit Edmond Bego për të ndërtuar një projekt rezidencial luksoz.
19 Dhjetor 2018, 14:26 -
'Nesër denoncojmë aferën'/ Basha në protestë me banorët e 'Unazës së Re': Edmond Bego do ndërtojë pallat këtu
Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron se nesër PD do denoncojë një tjetër aferë, siç e quajti ai, te Unaza e Re në kryeqytet. Sipas kreut demokrat, Edmond Bego njeriu që u bë i njohur në media si i dënuar për trafik drogë që kishte miqësi me Taulant Ballën dhe kishte përfituar tendera nga qeveria, do të ndërtonte një pallat në "Unazën e Re". Banorët protestuan edhe sot në ditën e 45-të, duke bllokuar rrugën.
18 Dhjetor 2018, 17:28 -
-
Mosdekretimi i Lleshit, Balla tek ‘5 pyetjet’: Meta shkeli 'padashje' Kushtetutën
Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla preku një sërë cështjesh që janë në qendër të vëmendjes së publikut, që nga akuzat për Dakon e deri tek teoritë 'konspirative' që qarkullojnë në media se ishte Xhafaj që publikoi të dhënat e sistemit TIMS për Ballën.
5 Nëntor 2018, 21:56 -
-
-
'Charteri'/ PD sërish akuza Ballës: Ku i gjeti 30 mijë euro për avionë? Deputeti i PS: Padi edhe për Strazimirin
Deputeti demokrat Gent Strazimiri, ka thënë se Balla hesht dhe nuk jep shpjegime lidhur me paratë që sipas PD, Balla ka shpenzuar për udhëtime me Charter me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego.
17 Tetor 2018, 16:52
