-
Familja Duqi në fshatin Pëllumbas merr pronësinë e shtëpisë së re! Veliaj: Asnjë parti nuk i imponohet qytetit dhe as vjedh dot gëzimin e fëmijëve
Një tjetër familje nga fshati Pëllumbas hyri sot në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit. Sami Duqi mori dokumentet e pronësisë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e uroi për shtëpinë e re dhe premtoi se si kjo familje do të përfitojnë të gjitha familjet e tjera
17 Dhjetor 2020, 17:53 -
Batutat/ Leh qeni i shtëpisë, Rama në Farkë: E paskeni një analist, ju jep komentet e ditës çdo mëngjes (VIDEO)
Në vizitën që zhvilloi sot në Farkë, ku së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj i dorëzoi çelësat e shtëpive të rindërtuara 4 familjeve në Farkë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me njërin prej banorëve.Teksa futej në shtëpinë e rindërtuar kryeministri Edi Rama
16 Dhjetor 2020, 12:32 -
4 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit marrin çelësat dhe futen në shtëpitë e reja, eksponenti i lartë i PD-së në Farkë falenderon Ramën e Veliajn
Një prej 4 familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i PD-së në zonë dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë.
16 Dhjetor 2020, 12:30 -
'Rindërtojmë banesa më të mëdha e më të forta', Rama: Familja Tokuli dhe Gashi hyjnë në shtëpitë e reja (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ai ka postuar një video në Facebook ku familja Tokuli dhe Gashi kanë hyrë në banesat e tyre të reja.
16 Dhjetor 2020, 08:18 -
Protestat/ Veliaj: Fëmijët e tyre i çojnë në Angli e Hollandë, kurse fëmijët e shqiptarëve i përdorin mish për top për politikë
Puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar nuk është ndalur në Kashar. Sot familja e Dalip Kamberit hyri në banesën e re, ku edhe do të festojë Vitin e Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i dorëzuan kryefamiljarit dokumentet e pronësisë së shtëpisë. Veliaj theksoi se kjo banesë e rindërtuar është treguesi më i qartë cila është skuadra që ndërton dhe cila ajo që dhunon e prish.
15 Dhjetor 2020, 15:34 -
Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me FSHF-në: Do rindërtojë 4 banesave individuale në Durrës, Shijak e Bubq
Federata Shqiptare e Futbollit do të rindërtojë 4 banesa individuale në Durrës, Shijak e Bubq. Për ndërtimin e këtyre banesave individuale u nënshkrua ditën e sotme dhe marrëveshja mes FSHF-së dhe ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.
14 Dhjetor 2020, 17:03 -
Rindërtohet shkolla në Shijak, gati për të pritur fëmijët! Rama publikon fotot: Nga 3D në realitet, shumë më e mirë nga ajo që shkatërroi tërmeti
Shijaku do të ketë gati për pak ditë shkollën e re, e cila është ringritur nga e para pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
13 Dhjetor 2020, 12:06 -
Rindërtimi, Rama në Durrës krah pronarit të Burj Khalifa: Dua t'u them shqiptarëve se ky është njeriu që vuri flamurin tonë në ndërtesën më të lartë në botë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spitallë të Durrësit së bashku me Muhammed El Alabbar, drejtuesin e kompanisë së famshme EMAAR Group, për rindërtimin e apartamenteve të reja të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit të kaluar.Ndërsa kanë folur për projektin &l
12 Dhjetor 2020, 16:11 -
Rimëkëmbja ekonomike dhe rindërtimi pas tërmetit, Banka Botërore 80 mln dollarë për Shqipërisë
Rimëkëmbja ekonomike dhe rindërtimi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të ndihmohen edhe nga një hua prej 80 milionë dollarësh nga Banka Botërore. Përmes një njoftimi, vetë Banka Botërore shprehet se do të ndihmojë Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta, të zgjerojë burimet për rimëkëmbje e rritje dhe të mbështesë sektorë kyç që ofrojnë mundësi për rritje të qëndrueshme në të ardhmen.
12 Dhjetor 2020, 14:38 -
Rindërtimi në Durrës/ Rama inspekton punimet: 2084 familje hyjnë në shtëpi të reja, vijnë përfaqësuesit i EBA. Porti do të jetë nga më të bukurit e Mesdheut
Kryeministri Rama në Durrës ka inspektuar sot nga afër një kantier ndërtimi në Durrë, ku ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara.
12 Dhjetor 2020, 13:52 -
Familja Shabanaj në Baldushk do festojë Vitin e Ri në shtëpi, Veliaj: Bonus qiraje për çdo familje, derisa të marrin çelësat e banesës së re (VIDEO)
Familja Shabanaj nga Baldushku la përfundimisht prapa një vit të vështirë, pas natës tragjike të 26 nëntorit 2019, dhe iu gëzua sot një banese të re, më të fortë se ajo që kishte para tërmetit. Ademi dhe Elvira udhëtuan nga Greqia, ku edhe punojnë, për të marrë sot dokumentet e pronësisë së shtëpisë së rindërtuar nga kryebashkiaku Veliaj.
9 Dhjetor 2020, 15:33 -
PD: Po vidhen fondet e rindërtimit! 1 shkollë me çmim 3 herë më të lartë se BE
PD përmes një deklarate të bërë nga ish-deputeti Luçiano Boçi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij po buzon me fondet e rindërtimit. Sipas Boçit, fëmijët e vegjël të klasave të para e të dyta, mësojnë me 2-3 e 4 turne dhe e lënë shkollën në orën 8 të darkës
7 Dhjetor 2020, 14:31 -
Veliaj në konviktin e shkollës profesionale në Golem: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për godinën e re të konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, e cila ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
5 Dhjetor 2020, 14:15 -
Rama batuta me Ndreun në shkollën e rindërtuar: I kam thënë vër gra kryetare njësish dhe më ka dëgjuar! Ahmetaj: Palestra s'ka top basketbolli, tmerr
Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë e cila është rindërtuar, ka bërë batuta me kryetarin e bashkisë Lezhë , Pjerin Ndreu dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj
4 Dhjetor 2020, 17:12 -
Kreu i PD në Durrës: Shkollat po rindërtohen me 2-fishin e çmimit
Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka bërë një denoncim lidhur me rindërtimin në Durrës, duke e quajtur aferë korruptive me rindërtimin e shkollave Sipas tij qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë. Ai thotë se Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, ndërsa qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.
4 Dhjetor 2020, 16:26 -
Marikaj me shkollë të re pas rindërtimit, Rama i jep leksione basketbolli Spiropalit dhe Ahmetajt në palestrën e re
Për të ‘testuar’ palestrën e re në këtë shkollë Rama ka ftuar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të bëjnë kosha, në zonën e basketobllit.
3 Dhjetor 2020, 21:16 -
Rama në shkollën e re në Vorë: Do evitojë mësimin me 2 turne! Tani forca me pallatet
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në shkollën e re Ahmetaq në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se me hapjen e kësaj shkolle tanimë do të evitohet mësimi ne 2 turne.
3 Dhjetor 2020, 17:09 -
Rama bën bilancin e rindërtimit në Kurbin dhe i përgjigjet akuzave të opozitës: Shumëkush, krejt gabimisht mendon se politikanët janë njësoj
Kryeministri Edi Rama, ka bërë bilancin e rindërtimit për Kurbin, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të një viti më parë. Puna në Kurbin ka nisur për ndërtimin e lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi. Siç shkruan Rama në bilanc së shpejti nisin 211 banesa individuale, ndërsa 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje.
2 Dhjetor 2020, 18:58 -
-
Buxheti i Tiranës 2021/ Veliaj, bashkëbisedim online me të rinjtë: Po ndërtojmë më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet
Në buxhetin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë janë parashikuar një sërë investimesh vetëm për rininë. Ky është premtimi që i ka dhënë sot gjimnazistëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një bashkëbisedimi që zhvilloi online me ta.
2 Dhjetor 2020, 14:51
