-
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit/ Rama në Petrelë e Stermas në Tiranë, rindërtohet shkolla dhe shtëpi për familjet e dëmtuara
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i pranishëm në dy fshatra të kryeqytetit, duke parë nga afër procesin e rindërtimit të një shkolle në Petrelë dhe të shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.
24 Nëntor 2020, 10:51 -
Rikonstruktimet rrugët 'Hamdi Çullhaj' dhe palestër në shkollën 'Kongresi i Manastirit', Veliaj: Partitë që mbjellin panik e përçarje, nuk janë për punë
Kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Balluku inspektuan edhe palestrën e re të shkollës “Kongresi i Manastirit”, si dhe kantierin e hapur për rindërtimin e shtëpisë së familjes Zeneli, e cila do të jetë gati para Vitit të Ri.
23 Nëntor 2020, 18:38 -
Ahmetaj sulmon opozitën: Qytetarët të mos harrojnë se kush punon për ta dhe kush tenton të vijë në pushtet duke luajtur me hijen e vdekjes
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka sulmuar opozitën pas akuzave për fshehjen e numrit të viktimave me COVID por dhe për publikimin e fotove nga morgu i Tiranës, duke thënë se qytetarët dinë të bëjnë ndarjen se kush punon për ta dhe se kush është ai që me "politikat e vjetra kërkon të vijë në pushtet mbi trupat e vdekur dhe frikën e vdekjes".
22 Nëntor 2020, 16:51 -
Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Ditë e mirë për arsimin, kushte optimale për fëmijët
Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit.
22 Nëntor 2020, 14:41 -
Qytetari në Kavajë: Shkolla po, spitali po...Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë
Kavaja është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ku inspektoi punimet për banesat e prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se 1000 banesa individuale do të përfundojnë brenda 31 dhjetorit, teksa pjesa tjetër në muajin maj.
19 Nëntor 2020, 17:18 -
'Fitoren e PS e nisim nga Durrësi i ri', Rama ia pret shkurt punonjësit: Lëre partinë se s'kemi ardhur për të, rindërtimi është demokrat e socialist
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës në zonën e ish-Kënetës ku po inspekton punimet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
18 Nëntor 2020, 16:18 -
Rama inspekton rikonstruktimin e pallateve në Durrës: Do jenë më të sigurt se natën tragjike të 26 nëntorit
Rama inspekton rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai thotë se aktualisht po rikonstruktohen dhe po meremetohen në pjesët e brendshme 458 pallate të dëmtuara
18 Nëntor 2020, 14:52 -
Rama batuta teksa u jep çelësat e shtëpive 2 familjeve në Durrës: Futu me të djathtën se për këto raste duhet, kurse e majta gjithë kohës! Jepi ëmbëlsirë Ahmetajt se ai është i hidhur
Kryeministri Edi Rama, u ka dorëzuar çelësat e shtëpive të rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, 2 familjeve në Xhafzotaj në Shijak.
17 Nëntor 2020, 17:05 -
-
Rindërtimi në Lezhë, Ndreu: Brenda javës nis shembja e ndërtesave! Do realizohen 9 projekte
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë me dije se brenda javës së ardhshme në Lezhë fillon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për ti hapur rrugë rindërtimit të 9 projekteve me vlerë rreth 45 milionë dollarë.
15 Nëntor 2020, 10:34 -
-
Rindërtimi/ Ahmetaj: S'jam i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga donatorët! Po bëhem grindavec me to
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se nuk është i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga donatorët.“Unë jam shumë i kënaqur me fondeve të vendosura në dispozicion nga donatorët pot nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga ata. Ne po i përfundojmë shkollat me fonde
10 Nëntor 2020, 12:04 -
Rindërtimi/ 900 banesa individuale gati deri më 31 dhjetor! Ahmetaj: 260 shtëpi nuk ndërtohen si pasojë e terrenit malor, iu japim lekë në dorë
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë ka bërë me dije se 900 banesa individuale përfundojnë deri në 31 dhjetor. Nga ana tjetër Ahmetaj tha se janë mbi 1300 familje që vijojnë të jetojnë nëpër çadra, ndërsa ka prezantuar në zëra buxhetor që kanë marrë programet e rindërtimit.
10 Nëntor 2020, 11:34 -
Rindërtimi/ PD: Lagjja e re në Kombinat nuk duket, veçse në propagandën e qeverisë (VIDEO)
Sipas zëdhënëses së PD, banorët nuk e dinë se si do të jetë fati i tyre dhe se nuk kanë asnjë kontratë të lidhur me bashkinë apo me ministrinë e Rindërtimit për ndërtimin e banesave të tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit.
8 Nëntor 2020, 14:11 -
-
Basha me qytetarë që i ankohen se janë lënë në harresë, Rama: Eh mër Lul, ata që të çojnë te 'hallexhinjtë' po të bëjnë qesharak (VIDEO)
‘Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë se nuk ke pse zgjohesh kot, po ata që të çojnë tek "hallexhinjtë" pse të bëjnë kaq qesharak xhanëm me këta aktorë që të nxjerrin në pritë’, shkruan kryeministri Rama.
6 Nëntor 2020, 17:24 -
-
Akuza për privatizim të shkollës 'Sami Frashëri', Rama i përgjigjet Kryemadhit me fjalët e Rilindasit: Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm
Në videon e postuar nga kryeministri Rama në rrjetin social Facebook duken punimet që vijojnë për ndërtimin e shkollës Sami Frashëri të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të cilën ai thotë se do të rilindë më e sigurt.
4 Nëntor 2020, 16:01 -
Rindërtimi/ Sako për Report Tv: 904 shtëpi në Durrës do të ndërtohen nga e para! 9300 kanë marrë grantet e rikonstruksionit dhe 4800 bonusin e qirasë
Rindërtimi ka qenë kryefjalë e ditës së sotme dhe në kuadër të kësaj, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në një lidhje për Report Tv detaje mbi këtë proces.
3 Nëntor 2020, 17:31 -