-
Vrasje në Vaun e Dejës, 37-vjeçari vret me breshëri kallashnikovi 51-vjeçarin pas një sherri në lokal! Pinë alkool deri në 3 të mëngjesit
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se një 51-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri nga një 37-vjeçar pas një sherri në lokal. Autori i dyshuar Alfons Palushani është shpallur në kërkim.
23 Gusht 2022, 07:20 -
-
Velipojë/ Futi skafin në zonë të ndaluar, drejtuesi nuk pranon të japë dokumentet! 50 mijë lekë gjobë dhe i bllokohet mjeti
Policia Kufitare e Shkodrës ka bllokuar një skaf dhe ka gjobitur pronarin 42-vjeçar me 50 mijë lekë për shkak se mjeti ka hyrë në një zonë të ndaluar dhe për më tepër drejtuesi ka refuzuar të tregojë dokumentet.
12 Gusht 2022, 14:59 -
Conference League/ Vllaznia mirëpret nesër kundërshtarin në ‘Loro Boriçi’, ja masat e marra nga policia
Ditën e nesërme stadiumi i Shkodrës ‘Loro Boriçi’ do të presë ndeshjen e Conference League mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiova (Rumani). Ndeshja do të luhet në orën 21:00, ndërsa policia ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Duke nisur nga ora 17:30 do të bllokohen edhe disa akse rrugore.
20 Korrik 2022, 16:31 -
Bombë në makinë, Drejtoresha Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër u paralajmërua me mesazh për eksplozivin: Ishte numër i panjohur, s'kam konflikt me askënd
Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Suida Kuka ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj.
29 Qershor 2022, 13:08 -
Bombë me telekomandë makinës së drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër, do të shpërthente kur zyrtarja të futej në mjet
Lënda plasëse e vendosur në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kukës, ishte eksploziv me telekomandë, thonë burime për Report Tv, nga grupi i forcave xhen
28 Qershor 2022, 21:19 -
Lënda plasëse në makinën e drejtoreshës së Shëndetit Publik, momenti pak pas shpërthimit të eksplozivit nga forcat xheniere në Shkodër (VIDEO)
Kanë dalë pamjet pak pas shpërthimit të kontrolluar të kryer nga forcat xheniere të lëndës plasëse të vendosur në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kukës.
28 Qershor 2022, 21:01 -
-
-
Bombë me telekomandë në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, bëhet shpërthim i komanduar! Autori me motor hodhi lëndën plasëse (VIDEO)
Një sasi tritoli është vendosur në gomën e parë të një makinë në afërsi të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, konkretisht në makinën e drejtoreshës së këtij institucioni Suida Kuka. Lënda eksplozive ka qenë me telekomandë, ndërsa dyshohet se lënda plasëse do të shpëthente sapo Kuka të futej në makinë
28 Qershor 2022, 18:52 -
-
-
-
-
-
-
Digjet makina e efektivit në Shkodër, autori i vë flakën, por rrezikon edhe veten, largohet pasi mjeti përfshihet nga zjarri
Makina e një efektivi në Shkodër është djegur gjatë natës, ndërsa zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur autori i vë flakën mjetit. Ai është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç. Në video shihet sesi autori rrezikon edhe v
14 Maj 2022, 09:13 -
Digjet mjeti i efektivit të policisë në Shkodër, autori i veshur me të zeza dhe kapuç në kokë i vë flakën dhe ikën me vrap, rrezikon edhe veten (VIDEO)
Makina e një efektivi policie është djegur qëllimisht gjatë natës në Shkodër. Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur autori ka djegur mjetin. Ai shihet se është i veshur me të zeza dhe mban një kapuç në kokë. Pasi i vë flakën makinës largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.
14 Maj 2022, 08:36 -
Po transportonte 30 emigrantë drejt Malit të Zi dhe tentoi të korruptonte policët, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër
Një 21-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte 30 emigrantë drejt Malit të Zi. Në pranga ka rënë Ardit Bami i cili tentoi t’i transportonte emigrantët përmes një kamionçine kundrejt fitim.
17 Prill 2022, 14:40 -
Vau i Dejës, i vihet tritol në portën e banesës një 66-vjeçari në fshatin Stajkë
Një 66-vjeçari i është vënë një sasi tritoli në portën e shtëpisë. Mësohet se sasia e tritolit është vënë në portën e rrethimit të jashtëm të banesës në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale
24 Mars 2022, 14:56
