-
Sociale
‘I preva biletën, por nuk mundi të udhëtonte dot’. Zhduket i riu vlonjat, familja asnjë kontakt prej 9 muajve
Sokol Todi është 41-vjecari nga Vlora për të cilin që prej 2 shtatorit të vitit 2020 nuk ka asnjë gjurmë. Prej dy vitesh jetonte në Mal të Zi ku punonte në ndërtim, ndërsa në gusht të vitit 2020 ishte zhvendosur në në Rijekë të Kroacisë. Prej 9 muajsh familja nuk ka mundur të mësojë asnjë të dhënë për fatin e të riut. Ata kërkojnë ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
27 Maj 2021, 17:05 -
Kronikë
Urgjente/ Zhduket nga ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, alarmojnë familjarët: Është i rrezikshëm, i hapëm kartelën e shtrimit, por ai iku
Një 49-vjeçar nga Lushnja, që kërkohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ u zhduk paraditen e djeshme nga ambjentet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë.
27 Maj 2021, 16:59 -
Kronikë
Ekskluzive/Dëshmi dhe foto nga fushata e PD të autorit të dyshuar për vrasje! Gjykata e la në burg, flet nëna e viktimës: Më vrau djalin dhe ma hodhi në kanal, i lirë bënte fushatë
I vranë djalin natën e Bajramit, nëna nuk shkon dot ta qajë as tek varri, ku prehet i riu nga Tropoja. Dy vite pas vrasjes së 23-vjeçarit Florin Selimi, mbrëmjen e 11 gushtit të vitit 2019 në fshatin Sulaj të Fierit, nëna e të riut Dukate Selimi, për të cilën plaga mbetet e hapur, kërkon drejtësi. Ajo thotë se ndjehet e kërcënuar nga dy personat me iniciale S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në po të njëjtin fshat, të cilët u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Florinit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një kanal.
25 Maj 2021, 18:47 -
Sociale
Ekzekutohet me dy plumba ish-polici, dëshmitarët okularë dëshmuan ngjarjen. Familja: Shkurt Bocin e vrau vetë policia
Me 9 shtator te vitit 1999 një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Fanit në Mirditë, kur 30-vjeçari Shkurt Boçi u ekzekutua dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje rikthehet në qendër të vëmendjes, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV pas pretendimeve, që kanë familjarët, se i riu u vra nga policia gjatë një kontrolli në qendër të fshatit.
24 Maj 2021, 17:40 -
Sociale
’Molla e sherrit’ për 1 ha tokë! Pas konfliktit, djali i hallës hakmerret duke i zhvarrosur dhe zhdukur eshtrat e dy foshnjave (VIDEO)
Ky është një nga problemet me pronat, që në Shqipëri vijon të jetë një nga çeshtjet e pazgjidhura, ndërsa shpesh ka prodhuar edhe ngjarje të rënda. I pazakontë është edhe rasti i familjes Përlesi nga Fushë-Kruja,i bërë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ku për shkak të një konflikti me pronën brenda rrethit familjar, sot Pal dhe Angjelina nuk dinë ku ndodhen eshtrat e dy foshnjave, që humbën jetën njëra pas tjetrës. Ato u varrosën në të njëjtin varr, në tokën, që mbahej peng për 20 vite nga familja Lleshi.
21 Maj 2021, 18:01 -
Sociale
‘Nuk e do më për nuse, ndaj humbi pa adresë’. Vëllai rrëfen dyshimet për Guri Hoxhën, që shkëputi kontaktet nga Spanja
Guri Hoxha është një 49-vjeçar nga Berati i cili humbi kontaktet verën e vitit 2015 nga Madridi i Spanjës. Është ky një tjetër rast që sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ vëllanë e tij Luftar Hoxha, me të cilin Guri realizoi telefonatën e fundit.
20 Maj 2021, 17:25 -
Sociale
Largohet me të bijën në drejtim të paditur, familja e ish-burrit në ’Pa Gjurmë’ : Mohoi atësinë e fëmijës, nuk e dimë nëse është gjaku ynë (VIDEO)
Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjeçe e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë thirrje publike ish-kunatës, Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit ka bllokuar komunikimin me babain e fëmijës, duke mos lejuar që ai të takohet me të bijën.
19 Maj 2021, 18:08 -
Kronikë
E rrëmbejnë në moshën 15 vjecare, humb kontaktet me familjen. Suela Broshka zbulon ekskluzivisht në 'Pa Gjurmë' të vertetën e rrëmbimit dhe trafikimit (VIDEO)
Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi.
19 Maj 2021, 17:44 -
Kronikë
Zhduket i riu nga Elbasani, ’Pa Gjurmë’ gjen Irid Kolën në një burg të Zvicrës. Nëna: Iu drodh zëri kur thirri o ma…
Prej 2 muajsh rezultonte i humbur falë ’Pa Gjurmë’ gjendet në një burg të Gjenevës Irid Kola. 28-vjeçari nga Elbasani u ndalua nga policia zviceriane, një ditë pasi foli në telefon me familjarët, më 22 mars të këtij viti.
18 Maj 2021, 17:41 -
Sociale
Niset për kurim në shtetin gjerman, 64-vjecarja Kristina Dauti humb kontaktet. Kunata: Ishte në gjendje të rënduar përfundoi në një karrocë me rrota (VIDEO)
Kristina Dauti ka humbur kontaktet me familjen në Shqipëri prej datës 4 nëntor të vitit 2020. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej 1 viti jetonte në Hamburg të Gjermanisë e vetme, ku kishte shkuar për t’u kuruar.
17 Maj 2021, 17:21 -
Sociale
23 vite i humbur mbërrin dëshmia e parë në 'Pa Gjurmë', dëshmitari: E kam takuar në Kanada, Ilir Manuka është gjallë
Gjurmë jete për Ilir Manukën i cili rezulton i humbur, që prej nëntorit të vitit 1998. Ai u largua nga banesa në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku jetonte së bashku me prindërit e tij.
12 Maj 2021, 17:14 -
Sociale
Lë vajzën 6-muajshe dhe niset për punë në Kroaci, zhduket pogradecari. Loton nëna: Dikush më telefonoi dhe më tha…
Lë vajzën 6-muajshe dhe bashkëshorten në banesë, Mikael Baçi u zhduk nga Kroacia. 20-vjeçari nga Pogradeci rezulton i humbur për familjarët që prej datës 19 prill të këtij viti.
11 Maj 2021, 17:08 -
Sociale
-
Sociale
Përballje live/ 45 vjeçari: E kapa duke më tradhëtuar, por vazhdoj ta dua akoma. Ish-gruaja: Kam krijuar familje, nuk mbaj dot dy burra!
Edhe pse e tradhëtoi disa herë radhazi, një 45-vjecar nga Dibra, Nebi Kukiçi i bën thirrje publike ish-bashkëshortes, në emisionin 'Pa Gjurmë', në Report TV, duke i kërkuar që ajo të kthehet për hir të fëmijëve.
10 Maj 2021, 17:47 -
Sociale
‘Dal tek porta dhe iu flas fëmijëve në varreza’. Rrëfimi rrëqethës i një nëne që ka humbur dy fëmijët: Ngrihuni bijtë e mi! (VIDEO)
Natasha dhe Simon Çepele, janë çifti 55-vjecarë nga një fshat i Urës-Vajgurore, historia e së cilëve të kthen pas në kohë. Dhembja e dy prindërve që kanë humbur nga kjo jetë dy fëmijët e saj, vajzën 5 vjeçe dhe djalin 18-vjeçar.
7 Maj 2021, 17:34 -
Kronikë
Gjendet pas 4 ditëve në Tiranë, Lirie Manjani, bashkëshorti: E gjeta në trotuar dhe nuk më njohu, më kërkoi vetëm bukë
E humbur që prej datës 2 maj të këtij viti, nga Tirana falë emisionit ’Pa gjurmë’ në Report TV gjendet Lirie Manjani. Pa mbushur ende 24 orë nga gjetja e Sajmir Shijakut, nga një tjetër familje në Tiranë përcjellim lajmin e mirë.
6 Maj 2021, 17:37 -
Kronikë
Gjendet Sajmir Shijaku, babai konfirmon lajmin në “Pa Gjurmë”: Zbritëm nga makina dhe nga larg tha: Ky është babai im!
Rezultonte ihumbur, që prej 27 shkurtit të këtij viti gjendet Sajmir Shijaku. 51-vjecari u denoncua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga babai i tij Shefqeti, ndërsa ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Astirit në kryeqytet.
5 Maj 2021, 18:04 -
Sociale
‘Do të vras, prindërve do t’u them u mbyt’! Burri e kishte denoncuar si të zhdukur, shokon nëna e 4 fëmijëve (VIDEO)
Flogerta Kopani 33-vjeçarja nga Durrësi, e cila gjendet në udhëkryq i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV këtë të martë, jo vetëm për të rrëfyer historinë e jetës, por edhe për të gjetur drejtësinë e munguar në ece-jaket e dyerve të gjykatave.
4 Maj 2021, 17:34 -
Kronikë
Doli nga shtëpia dhe iu fsheh bashkëshortit! Zhduket Lirie Manjani nga 'Siri Kodra' në Tiranë (VIDEO)
55-vjecarja nga Tirana, Lirie Manjani rezulton e humbur, që prej mesditës së 2 majit. Të shqetësuar edhe për shkak të shëndetit të saj, pasi prej 17 vitesh vuan nga skleroza, familjarët iu drejtuan këtë të hënë për ndihmë emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV.
3 Maj 2021, 17:27 -
Sociale
Pa Gjurme/ Zhduket nga Zvicra Irid Kola, prindërit: Në burg nuk ndodhet, nuk e dimë çfarë i kanë bërë djalit
Dy vite u panë vetëm në skype, prej më shumë se një muaji nuk ia dëgjojnë më as zërin. Me brengën e një nëne dhe frikën për fatin e djalit të humbur, Natasha Kola iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë, në kërkim të Irid Kolës, i cili humbi gjurmët nga Zvicra më 22 mars të këtij viti. Kërkesa e prindërve drejtuar ambasadës zviceriane nuk zbuloi gjurmë të elbasanlliut, ndërsa emri i tij nuk figuron në asnjë burg.
29 Prill 2021, 17:15
