-
-
Zhduket para 6 ditësh në Malin e Korabit duke mbledhur bimë medicinale, 200 burra në kërkim të 18-vjeçarit
I riu kishte dy ditë, që qëndronte në Bjeshkë, së bashku me babain dhe një të afërm të tij, ndërsa mblidhnin bimë medicinale në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut.
25 Maj 2020, 18:53 -
5 fëmijë që flenë në magazinën e rrënuar, nëna: Nuk kemi bukë të hamë
7 pjesëtarë të familjes Shera jetojnë brenda një magazine të rrënuar duke rrezikuar çdo ditë jetën e tyre. Kjo është historia e trishtë e familjes Shera, e cila u trajtua ditën e sotme në emisionin “Pa gjurmë” Report tv.
21 Maj 2020, 19:26 -
I dha çamçakëzin e fundit në skaf, ai i pagoi biletën e trenit drejt Romës. Historia e rrallë e 73-vjeçarit, që pas 22 viteve kërkon t’i kthejë borxhin të panjohurit
Ishte 16 qershori i vitit 1998, ku një grup emigrantësh mes të cilëve edhe Halim Hajdini, një 50-vjeçar asokohe u nisën nga Vlora për në Brindisi me skaf.
20 Maj 2020, 11:50 -
-
Dy javë i humbur, bashkëshortja i jep lajmin e hidhur: ‘Fëmijën nuk e shpëtova dot, të paktën kthehu’. Dëshmia e fundit, se është parë në Igumenicë
Ai u bë dy javë i humbur, ndërsa bashkëshortja humbi edhe fëmijën në bark. Martin Seleni nga Vlora u zhduk pasditen e 4 majit. Thirrjes së bashkëshortes gjatë një lidhje telefonike për Report TV, në emisionin 'Pa gjurmë' 34-vjeçari nuk i është përgjigjur, sa kohë nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
15 Maj 2020, 23:28 -
Shkon për të humburin e Vlorës, gjen një tjetër në kërkim Live në ‘Pa Gjurmë’ u denoncua një tjetër e zhdukur 3 ditë më parë
Merr një tjetër rrjedhë transmetimi live në emisionin ‘Pa gjurmë’, pasi dy denoncime te reja mbërritën në studio. Ndërsa vijojmë kërkimet për Martin Selenin që humbi nga Vlora, një tjetër denoncim mbërrin në studio.
15 Maj 2020, 23:24 -
-
-
Familja me 4 jetimë të mbetur pa baba apel për ndihmë në ‘Pa gjurmë', 38-vjeçarja: Shtëpia po na bie mbi kokë
Familja Ahmeti nga Peqini me 7 pjesëtarë jetojnë në kushte të vështira ekonomike. 4 fëmijë kanë mbetur jetim, pas ndarjes nga jeta të babait, në nëntor të 2019. Nëna e tyre, përballet me sfidat e jetës, e vetme për të rritur fëmijët në një shtëpi, që mezi mbahet në këmbë.
13 Maj 2020, 19:55 -
Detaje te reja nga zhdukja e gardistit, dëshmitari: E pash në Shëngjergj, ishte në gjendje jo të mirë
Në emisionin ‘Pa gjurmë’ një dëshmi e rëndësishme jep shenja jete të Ervin Dergutit, i cili u zhduk më 27 prill të këtij viti. Sipas dëshmisë më të fundit mësohet se i riu është parë ditën e premte, në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Sikundër pretendon ky dëshmitar Ervinin e kanë ndihmuar banorë të zonës duke i dhënë ushqim, ndërsa kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.
12 Maj 2020, 19:58 -
40-vjeçari nga Kukësi humb kontaktet me familjen që prej vitit 2007, nipi: A është gjallë, nuk duam gjë tjetër
Kjo është hera e dytë që kuksiani zhduket nga Belgjika. Gjatë një lidhje në skype nga Rumania nipi i tij Jeti Koboçi duke dashur të gëzojë familjen e xhaxhait, por edhe të atin i cili nuk reshti së kërkuari të vëllanë flet sesi Kujtimi humbi çdo kontakt për 13 vite radhazi.
11 Maj 2020, 18:43 -
Nderohet Major Klodian Tanushi, bashkëshortja në Report TV: S'e harroj puthjen e fundit që iu dha fëmijëve në gjumë
Bashkëshortja e major Klodian Tanushit, Semi Tanushi gjatë një lidhje live në studion e emisionit 'Pa gjurmë', nga shtëpia në Tiranë ku ajo rrit e vetme tre fëmijët e mbetur jetim, mes lotësh rrëfen takimin e fundit me Klodianin.
7 Maj 2020, 19:22 -
-
Humb kontaktet me babanë nga burgu në Gjermani, djali në 'Pa Gjurmë': Kemi marr kredi për të paguar avokatët
Humbi kontaktet nga burgu i Hamburgu në Gjermani një vit më parë, i biri është në kërkim të babait. Për Baki Kucaj nga Vlora, nuk është hera e parë shkëputja e kontakteteve me familjarët, pasi që prej vitit 1991 emigrimin i tij në Gjermani ka bërë që ai të kalojë më tepër kohë në burg sesa jashtë. Kontakti i fundit me familjen ishte një vit më parë nga burgu në Hamburg.
6 Maj 2020, 20:46 -
10 vjeçari me vrimë në zemër/ Nëna apel për ndihmë: Të gjithë agjërojnë 30 ditë, fëmijët e mi gjithë vitin! I gënjej se s'është bërë gjella që t'i vë në gjumë pa ngrënë
38-vjeçarja Flutura Deda bën thirrje për ndihmë pasi djali saj 10 vjeçar është me vrimë në zemër dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale. Por ky nuk është problemi i vetëm i kësaj nënë, me lot në sy ajo tregon së si fëmijët e saj flenë pa ngrënë dhe se që nga periudha kur ka rënë tërmet shtëpia e saj është bërë e pabanueshme!
4 Maj 2020, 20:00 -
-
70-vjeçarja e humbur prej tre ditësh, familjarët apel për ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Dëshmitarët: E pamë, vuante nga shëndeti mendor
Humbja prej 3 ditësh të 70-vjeçares Xhevrie Verlaci, ka bërë që familjarët t'i drejtohen emisionit 'Pa Gjurmë' duke apeluar për ndihmë për gjetjen e nënës. 70-vjeçarja nga komuniteti rom, humbi në zonën e fushës së mbetjeve në Fier, ku mblidhte mbeturinat për të blerë ilaçet e tensionit.
9 Mars 2020, 19:15 -
-
Babai donte ta vriste, u arrestua se ndiqte modën...mbeti shtatzënë 17-vjeç! Sot kërkon në 'Pa Gjurmë' vajzën që lindi në burg (VIDEO)
Rrëfen për herë të parë në “Pa gjurmë” sekretin e madh të jetës. E burgosur dhe më pas e internuar, një nënë nga Durrësi është në kërkim të vajzës që lindi 39 vite më parë prapa hekurave të burgut. Dashurie Begaj ka ardhur nga Italia për të rrëfyer një jetë në udhëkryq që nga dita kur me martesën e të atit pas vdekjes së nënës, njerka e dëboi nga shtëpia.
6 Mars 2020, 20:29
