-
‘PD duhet të lexojë veten’, Çollaku: Ankesat për vjedhje zgjedhjesh, turpëruese! Votat e Berishës s’mjaftojnë për të kënaqur dembelët dhe për të ardhur në pushtet
Çollaku kërkon riformatim të PD-së. Teksa shpreh kritikat për ankesat e njëpasnjëshme të PD për vjedhje zgjedhjesh, ai thotë se votat e Berishës nuk mjaftojnë për të kënaqur ambiciozët apo dembelët e partisë apo për të marrë pushtetin. Revoltat imagjinare për mbrojtjen e votës, shton Çollaku, nuk sjellin gjë tjetër veçse një vetëshpallje ‘opozitë e përjetshme‘.
14 Korrik 2025, 11:17 -
Ylli Pata: Rikthimi i 'dashnorëve të molotovit' në Theth, a do ta ngjallë opozitën?
Edhe pse me vonesë, kreu i qarkut Luçiano Boçi, së bashku me Bardh Spahinë-ish-kryebashkiakun, dolën në mejdan para kamerave, duke u përleshur me policët, ku rikthyen sharjet me libër shpie live, duke bërë të ditur para të gjithëve se ata “janë gjallë dhe siç kanë qenë këtu e 34 vite njësoj”
12 Korrik 2025, 19:22 -
Jakin Marena: Salianji ‘hero’ në burg, jashtë gati ta ‘shqyejë’ garda e Berishës
Nuk e dimë nëse në përfytyrimin e Berishës, Salianji ishte me shkop në dorë si më 8 janar brenda selisë së PD, por e rëndësishme është që në perceptimin e demokratëve, dukej sikur të gjithë mezi e prisnin daljen e Ervinit nga burgu!
11 Korrik 2025, 18:41 -
Ndërtimet pa leje në Theth, Spartak Ngjela për Report Tv: S’duhet të lejoheshin, kanë shkelur ligjin! Berisha ka hall se Salianji do t'i marrë drejtimin e PD
Avokati Spartak Ngjela, tha se ndërtimet që janë pa leje në Theth dhe në shkelje të ligjit duhet që të shemben. Sipas tij, këto ndërtime pa leje nuk duhet që të lejoheshin që të ndërtoheshin.
11 Korrik 2025, 18:19 -
Xhaferraj: Para se Berisha të thotë se Suel Çela ndihmoi Sara Milen, duhet të shpjegojë përse ai u nda me të? I vuri gurin e Rithemelimit në Elbasan
Ferdinand Xhaferraj sot në Report TvIsh-deputeti Ferdinand Xhaferraj i quajti pretendimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për vjedhjen e votave nga grupet kriminale si në rastin e Elbasanit si histori dhe retorikë politike, një q
11 Korrik 2025, 15:20 -
Xhaferraj për Report Tv: Fshehja ndaj Salianjit, ditë turpi, e kanë frikë! PD kasolle dhe çetë e kryetarit, duhen zgjedhje! Berisha si ‘Windows 95’, me viruse të Gërdecit e 21 janarit
Ish-deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj komenton braktisjen e Ervin Salianjit nga drejtuesit e PD-së ditën e lirimit nga burgu. Thotë se Berisha është kthyer si kapiteni që po fundos anijen dhe po drejton një çetë që njëherë shkon poshtë ballkonit dhe njëherë te SPAK, për interesat e tij personale. kërkon të bëhen zgjedhje të reja në PD në vjeshtë dhe Berisha të largohet për të mirën e opozitës
11 Korrik 2025, 15:11 -
Berisha: Do ulemi me PS-në për reformën zgjedhore, por jo me Ramën për territorialen! S’e njohim qeverinë e dalë nga farsa elektorale!
Kreu i selisë blu dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar. Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë, duke lënë të kuptohet se i intereson kontrolli politik i partisë së tij nëpërmjet vendosjes së deputetëve, por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale
11 Korrik 2025, 13:29 -
Berisha ‘kapet’ me drejtësinë e re, i sulmon nëpërmjet Raportit të KE për të mbrojtur veten: KLP, KLGJ dhe ILD qeverisin si koorporata!
I vendosur nën akuzë dhe i pandehur në gjyqin e dosjes së aferës ‘Partizani’, Berisha sot e 'harroi' përkohësisht ‘trenin bullgar’ për zgjedhjet e 11 majit dhe u mor më shumë me Drejtësinë e re. Akuza KLP, KLGJ dhe ILD se veprojnë si koorporata. Lexon pjesën e raportit për rrethimin e SPAK-ut nga qeveria në muajin shkurt për rastin Veliaj, por harron ato që bën vetë dy herë në muaj, duke sulmuar Prokurorinë e Posaçme dhe kreun Altin Dumani
11 Korrik 2025, 13:04 -
Salianji nis 'fushatën brenda PD' me kandidatin më të votuar të Primareve, që u përjashtua nga Berisha
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjete sociale një foto me kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu. Ai thekson se Kadiu është i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik.
10 Korrik 2025, 22:04 -
Ylli Pata: 'Guximi' i tepruar i Vangjel Dules për të 'shqetësuar' Berishën
Por Vangjel Dule, del në një ditë të keqe, një nga më të rëndat për aleatin e tij të madh dhe i vë gishtin në plagë. Duke mos bërë ndonjë deklaratë para militantëve të mërzitur të OMONIA-s apo PBDNJ-së, në ndonjë kënd “minoritar” të jugut, por në selinë qëndrore të partisë së tij. Për ta formalizuar edhe më shumë qëndrimin.
10 Korrik 2025, 19:14 -
Berisha vlerëson Ramiz Alinë: E quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte person shumë interesant
Sali Berisha ndodhej këtë të enjte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët guxuan të futeshin brenda ambasadave për t'i shpëtuar regjimit komunist.
10 Korrik 2025, 19:10 -
Nuk u prit nga drejtuesit e PD, Kikia për Report TV: Salianji s'duhet të presë që t'i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta
Kikia thotë se Salianji nuk duhet të ketë pritshmëri nga PD, pasi situata brenda partisë mbetet e njëjta sikurse atëherë kur shkoi në burg. Sipas tij, Salianji nuk do të shihet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e partisë, ndërsa shtoi se pa hapur ‘krahun’ Berisha, askush nuk mund të marrë iniciativa në PD.
10 Korrik 2025, 14:38 -
‘Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar!’ Myslim Murrizi ironizon krerët e PD: Spurdhjakë, bythecë e palaço që u mbyllën në lista si qentë në stan! Pushime të mbara
Kandidati i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka ironizuar drejtuesit e partisë për pushimet verore, duke i “uruar” edhe për arritjet. Murrizi shprehet kritik me sjelljen e drejtuesve të partisë pas humbjes së thellë të 11 majit dhe për atë që e cilësojnë “farsë elektorale” apo “masakër zgjedhore” që do zbulonin pas rinumërimit
10 Korrik 2025, 11:40 -
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Skenar i përsëritur, kemi nevojë për një reformë tërësore të kontrollit të territorit
Tabaku theksoi nevojën urgjente për reforma të plota dhe tërësore në kontrollin e territorit, si dhe për një reformë të plotë në vlerësimin e pronës, duke kërkuar drejtësi për pronarët dhe një rol më të fuqishëm të pushtetit lokal.
10 Korrik 2025, 10:55 -
Berisha i sigurt: Në shtator do rifillojnë protestat dhe këtë herë Ramaduro nuk do shpëtojë! (VIDEO)
Pas humbjes së thellë të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike ka nisur një fushatë jo vetëm të pretendimeve për farsë elektorale, por edhe të nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Lajmëron një tjetër stinë protestash në vjeshtë dhe shprehet i sigurt se këtë herë do e rrëzojë "Ramaduron"
9 Korrik 2025, 20:20 -
Dash Sula për Report Tv: Salianjit i kërkuan të ngujohej në seli, u hidhëruan që u lirua dhe asnjë s’doli ta priste! PD një tragjedi, e vetmja opozitë e lumtur që humbi
Deputeti demokrat Dashnor Sula analizon për ‘Studio Live’ atë çfarë ndodhi dje pas lirimit me kusht të ish-kolegut Ervin Salianji, që u dënua për dosjen “Babalja” me 1 vit burg. Thotë se ish-deputeti i ka trembur drejtuesit e PD, pasi u rrezikon postet dhe se do e mbështesë nëse do krijojë qasje dhe frymë të re në parti. Mbështet dhe aksionin e Ramës për hapësirat publike dhe shkarkimin e drejtorëve
9 Korrik 2025, 18:14 -
‘Ndryshe nga ai, unë nuk kam frikë!’ ‘Gjeli i Peqinit’ kap ‘Bufin e kënetës’, deputeti Dash Sula surprizon me postimin e radhës
Deputeti Dashnor Sula bën postimin pikant në Facebook, ku pozon me një buf në dorë. Shprehet se e hasi diku mes dritës së mëngjesit dhe terrinës, i përhumbur si simbol rezistence që nuk do as të ikë dhe as të ecë përpara. Por ndryshe nga bufi, Sula shprehet se “ai nuk ka frikë”
9 Korrik 2025, 16:25 -
A është ndjerë i tradhtuar nga PD? Kalaja për Report TV: Rrugët për të shkuar te rinumërimi janë të shumta...
Aulon Kalaja, gjatë intervistës për Report TV, u pyet edhe nëse është ndjerë i tradhtuar nga PD pasi nuk e mbështeti në betejën ligjore për të kërkuar rinumërimin e votave të qarkut të Durrësit. Kalaja kërkoi rinumërimin me firmën e Partisë së Legalitetit, e cila ishte në koalicion m
9 Korrik 2025, 14:53 -
Protestoi para KQZ, Kalaja për Report TV: Rinumërimi i Durrësit u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave! Do bëj dy kallëzime në SPAK
Për Report TV, Kalaja thotë se protestoi para KQZ për shkak se nuk u rinumëruan të gjithë kutitë e Durrësit që ishte vendosur për t’u rihapur. Ai thekson se do të depozitojë dy padi në SPAK, një për të kërkuar rinumërim të plotë të qarkut të Durrësit dhe e dyta, një padi për shpërdorim detyre ndaj anëtarëve të KAS.
9 Korrik 2025, 14:41 -
S'e priti në PD pas lirimit nga burgu, Berisha justifikohet: Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me Salianjin, pres ta takoj! Vijon akuzat për 11 majin
Në konferencën për mediat, teksa vijoi me akuzat për farsë elektorale, Berisha komentoi edhe lirimin e Salianjit. U pyet se pse nuk e priti pas daljes në selinë blu dhe nëse do të ketë një post për të në radhët e partisë.
9 Korrik 2025, 13:41