-
-
Korçë, 25-vjeçari e kthen lokalin e fshatit në pikë bastesh...Me një celular plotëson loto në grup
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular, i cili përdorej nga 25-vjeçari, për vendosjen e basteve sportive.
15 Janar 2020, 11:39 -
Pas Shqipërisë, edhe Kosova i thotë stop bixhozit
Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova ka ndaluar bixhozin. Me 74 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti i Kosovës ka miratuar një projektrezolutë që pezullon për 1 muaj bixhozin, për t’i dhënë kohë qeverisë të prezantojë në Kuvend një projektligj që do t’i ndalojë pikat e basteve dhe kazinotë për një afat 10 vjeçar.
22 Mars 2019, 12:26 -
Lojtarët fanella me logon e basteve/ Pas denoncimit të Braçes hetim administratorit të Kastriotit, verifikim vëzhguesit të FSHF-së
I proceduar nga Krimi Ekonomik është Gazmend Vogli 30-vjeç, banues ne Krujë, administrator i Kastriotit, ndërsa gjithashtu po verifikohet për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje, i cili 'ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve' njofton policia e Tiranës.
10 Shkurt 2019, 09:08 -
‘Plas bixhozi në të katër anët‘/ Berisha del sërish blof, skedina është luajtur në Kosovë (Ja provat)
Opozita vijon të kërkojë hapësira për ta prezantuar mbylljen e llotove si iniciativë si të dështuar. Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë një skedinë të luajtur në Kosovë të cilën e denoncon si të vendosur në Tiranë dhe të miratuar nga Ministria e Financave.
27 Janar 2019, 18:22 -
-
Urdhri i AKEP-it: Të mbyllen të gjitha adresat që ofrojnë baste on-line (Lista me 476 website)
Zbardhet lista e plotë me adresat online që Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it dhe kërkon mbylljen e tyre. Për të gjitha kompanitë e huaja që ofrojnë baste on-line nuk do të lejohet aksesi nga Shqipëria, ndërsa faqet shqiptare mbyllen përfundimisht.
12 Janar 2019, 17:57 -
Mbyllja e llotove, Rama: Nga 1 janari shqiptarët kanë fituar 1 mln euro çdo ditë
Shqiptarët kanë kursyer rreth 1 mln euro çdo ditë duke nisur nga data 1 janar 2019 pas mbylljes së llotove sportive. Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama, i cili komentoi efektet e para që ka sjellë ndalimi i aktiviteteve të basteve në të gjithë vendin.
6 Janar 2019, 10:49 -
-
Nuk mbyllën llotot pas 1 janarit, policia procedon dy pronarë bastesh në Tiranë
Pronarë të dy salloneve të llotove sportive në Tiranë janë proceduar nga policia pasi kanë vijuar aktivitetin edhe pas datës 1 janar kur hyri në fuqi ligji që ndalon lojërat e fatit. Ushtrimi i aktivitetit në lokalet e tyre është konstatuar nga një kontroll i policisë së kryeqytetit.
3 Janar 2019, 16:05 -
-
Viti 2019 pa lloto dhe kazino, mbyllen në të gjithë Shqipërinë
Reklamat për llotot sportive janë hequr dhe shumica e bizneseve janë kthyer në lokale normale. Një pjesë tjetër i ka nxjerrë ambientet me qera. Megjithatë, Policia ka konstatuar se shumë kompani bastesh do të vijojnë aktivitetin, kryesisht online, e prandaj do të kryhen kontrolle të vazhdueshme.
1 Janar 2019, 13:05 -
Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve, qytetarët përshëndesin aksionin: Të ishin hequr më parë
Mbyllen thuajse të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë në vend. Në Tiranë shumë prej tyre kanë bllokuar aktivitetin. Mbyllja e basteve edhe në rrethe. Në Vlorë, Fier e Lezhë, këto pika kanë ulur qepenat.
29 Dhjetor 2018, 15:49 -
-
Fundi i basteve sportive, lotot ulin qepenët, disa kthehen në bare/ Ja çfarë mendojnë qytetarët
Shumë biznese e kanë mbyllur aktivitetin e tyre si pika bastesh, ndërsa një pjesë tjetër e tyre ka vendosur që t'i mbajë ambientet si barë-kafe.Ndaj vendimit të qeverisë për t'ua ulur qepenët sallave të basteve sportive, banorët shfaqen të ndarë në mendime.
29 Dhjetor 2018, 11:59 -
Mbyllen 3 mijë sallone bastesh sportive, kompanitë zhvendosin aktivitetin në Kosovë dhe Maqedoni
Pikat e basteve që kanë operuar në Shqipëri kanë nisur zhvendosje masivisht drejt Kosovës dhe Maqedonisë. Mësohet se kompanitë e basteve kanë marrë ambiente në këto vende për zhvillimin e aktivitetit. Kreu i Shoqatës së Basteve në Shqipëri, Artan Shyti thotë për Report Tv se deri më sot janë mbyllur rreth 3 mijë pika në të gjithë vendin, ndërsa afati i fundit është 31 dhjetori.
19 Nëntor 2018, 17:11 -
-
Britania i 'shpall' luftë varësisë ndaj bixhozit, kufizon maksimalisht reklamat
Pas vendimit të marrë së fundi nga kryeministri Edi Rama, se me datë 1 dhjetor do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe të lojrave të fatit në vend, duket se 'lufta'' ndaj varësisë së bixhozit është shtrirë përtej kufijve. Media britanike "Sky" ka vendosur që të kufizojë maksimalisht reklamat e lojërave të fatit. Një ndërmarrje e tillë do të aplikohet edhe nga kanalet e tjera që do të blejnë të drejtat e transmetimit të sinjaleve të eventeve sportive të prodhuara nga "Sky".
4 Nëntor 2018, 12:43 -
'Gratë janë heroinat e kësaj shoqërie', deputeti socialist mesazh pas nismës së ndalimit të lojrave të fatit (Video)
Deputeti socialist, Ervin Bushati, gjatë një takimi me gra e vajza në Elbasan, ka folur për vlerën e nismës së ndalimit të lojrave të fatit. Bushati është shprehur se gratë janë heroinat e kësaj shoqërie.
25 Tetor 2018, 20:42 -
'Bastet'/ Tabaku-Ramës: Do monopolizoni lojërat e fatit, skuadra Dixhitale do drejtohet nga kompania që i monitoron online
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka reaguar pas kalimit në Kuvend të ligjit që ndalon lojërat e fatit. Në një deklaratë për mediet, Tabaku thotë se qeveria e kaloi me shpejtësi këtë ligj për të monopolizuar këtë treg. Tabaku hedh akuza se skuadra dixhitale që do të merret me mbylljen e aksesit për bastet online, është e njëjta që kompani që tashmë po monitoron online lojërat e fatit.
25 Tetor 2018, 18:53
