-
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Ushtria serbe me 48 baza operacionale në vijën kufitare, rrezik real për ne
Armatimi i Serbisë nga Kina dhe Rusia dhe prezenca e 48 bazave operacionale të ushtrisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën përbën një rrezik real për Prishtinën zyrtare.
24 Shkurt, 15:08 -
Arrestohet shtetasi serb, mediet në Beograd: Spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe atij të Kosovës
Autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas serb sicc shkruajnë mediet vendase “me pretendimin se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë”.
23 Shkurt, 22:19 -
Gabriel Escobar: SHBA-të janë shqetësuar, Kosova nuk po na trajton si partnerë
I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara pasi Kosova nuk po i trajton si partner për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
23 Shkurt, 21:29 -
Vranë 18 vjeçaren në Ferizaj për të fshehur veprën penale të përdhunimit, Apeli kthen për rigjykim dosjen Dardan Krivaqës dhe bashkëpunëtorit të tij
Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut të cilët ishin dënuar për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, duke e rikthyer kështu çështjen për rigjykim.
23 Shkurt, 21:06 -
Osmani: Çështja e dinarit e zgjidhshme, s’është dashur të shkaktonte përplasje me aleatët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se çështja e ndalimit të dinarit serb në Kosovë mund të zgjidhet brenda vendit dhe se ajo nuk është dashur të shkaktonte përplasje mes Prishtinës dhe aleatëve të saj.
23 Shkurt, 15:01 -
Vjosa Osmani: Do të ndërtohet një qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të premten se, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit, në Kosovë do të ndërtohet Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
23 Shkurt, 12:42 -
Si përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan përmes Forumit Mysliman Evropian?
“Besohet se Rusia tani ndan 2 miliardë euro për operacione dezinformimi brenda vitit, derisa përgjigja e BE-së financohet prej 12 milionë eurove”, ka thënë Jakub Kalensky nga Qendra për Ndikim Hibrid COI, me bazë në Finlandë.
23 Shkurt, 11:18 -
Politikanët, mediat dhe institucionet fetare 'përhapin dezinformata në Ballkan në favor të Rusisë'
Rusia përhap propagandën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes politikanëve, institucioneve fetare dhe mediave, u konkludua në panelin “Dezinformimi në Ballkan”, i cili u mbajt më 22 shkurt në Prishtinë në kuadër të samitit ballkanik për dezinformimin.
23 Shkurt, 07:44 -
VIDEO/ Në kërkim nga Interpol-i për sulmin e Banjskës, Milan Radoiçiç shfaqet duke festuar ditëlindjen me pankarta e fishekzjarre
Edhe pse në kërkim nga INTERPOL-i pasi akuzohet si organizator i sulmit në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023, Milan Raidoçiç është shfaqur në rrjetet sociale duke festuar ditëlindjen e tij.
22 Shkurt, 19:31 -
BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin! Kritika ndaj Bislimit për sjelljen e tij ndaj Lajçak
Bashkimi Europian ka kritikuar sjelljen e zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi ndaj zyrtarëve europianë duke refuzuar takimin e ndërmjetësuar nga BE mbi heqjen e dinarit. Në një deklaratë, zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se sjellja e Bislimit, është e papranueshme.
22 Shkurt, 15:25 -
Molotovët kundër policisë në protestën e Rithemelimit, Braçe: Armë në ADN e Berishës! 1 javë më parë Vuçiç bëri thirrje të përdoren në veri të Kosovës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për molotovët që u përdorën në protestën e Rithemelimit ditën e djeshme. Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se që prej vitit 1998, molotovi përdoret si armë ndaj policëve nga militantët dhe mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
21 Shkurt, 21:00 -
Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për t’u siguruar që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se qeveria është duke hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë te qytetarët e komunitetit serb zbatimi i rregullores që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në para të gatshme.
21 Shkurt, 19:17 -
I kërkuar për vrasjen e një 20-vjeçari në Norvegji dhe i lidhur me ISIS-in, arrestohet 34 vjeçari nga Kosova
Një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e një 20-vjeçari në Oslo në tetor të vitit 2021 ka rënë në pranga në Kosovë. I arrestuar është Visar Avdyli i cili akuzohej dhe për lidhje me ISIS
21 Shkurt, 15:51 -
Shkoi në spital me shenja dhune, 4 vjeçarja në Gjakovë vdes në spital! Dyshohet të jetë rrahur nga familjarët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një 4 vjeçare ndërroi jetë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave të Kosovës dyshohet se shkak për ndarjen nga jeta të vogëlushes, është bërë rrahja e saj nga fëmijë të tjerë familjarë të saj.
20 Shkurt, 22:11 -
Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për destabilizuar Evropën! Përmendet edhe Kosova
Rusia është duke rindërtuar kapacitete për t’i destabilizuar shtetet evropiane dhe për të zgjeruar ndikimin në Lindje të Mesme dhe Afrikë, duke krijuar kështu kërcënim strategjik për NATO-n dhe anëtarët e saj, të cilët janë të fokusuar te lufta në Ukrainë, vlerëson një institut me bazë në Mbretëri të Bashkuar.
20 Shkurt, 16:41 -
Nisma Evropiane për Stabilitet: Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë 'spastrim etnik' të serbëve në Kosovë
Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë ndërkombëtare përfshirë ato të sigurisë nuk ka parë prova për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”, po mungesa e provave nuk u ka dhënë fund pretendimeve nxitëse.
20 Shkurt, 14:10 -
Gjermania e prerë: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit
Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka theksuar përmes një interviste për DW se “qëllimi është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE.”
19 Shkurt, 09:40 -
Vuçiç: Është shumë e çuditshme që INTERPOL-i lëshoi urdhër-arrest për Radojçiçin
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se INTERPOL-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
18 Shkurt, 16:09 -
16 vjetori i pavarësisë së Kosovës mes tensionesh me Uashingtonin
Ndërsa Kosova përgatitet të festojë 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të shtunën, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe qeverisë së vendit që shpesh është konsideruar si ndër më pro-amerikanët në botë, janë në pikën më të ulët
17 Shkurt, 22:55 -
Borrell takon në Mynih Kurtin dhe Vuçiçin: Stabiliteti dhe paqja në rajon arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në kuadër të konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentim serb Aleksandër Vuçiç.
17 Shkurt, 20:55 -
16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez uron në gjuhën shqipe
Deputeti kanadez Kyle Seeback, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 16-vjetorit në gjuhën shqipe. Gjatë fjalimit të tij ai përmend se Kosova ka pasur një rrugë të gjatë dhe aspak të lehtë për të fituar pavarësinë e saj. “Më 17 shkurt Republika e Kosovës feston vitin e 1
17 Shkurt, 13:54 -
Kosovë/ Seancë solemne për 17 shkurtin, Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë
Në Kosovë po mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.Seanca nisi me himnin shtetëror, teksa të pranishëm janë mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike. Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputet&
17 Shkurt, 12:41 -
Blinken uron Kosovën për Pavarësinë: Keni SHBA në krah, por ecni para me dialogun me Serbinë dhe zbatoni marrëveshjet
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Blinken thekson se ShBA-të vlerësojnë partneritetin mes dy vendeve.
17 Shkurt, 11:36 -
Kosova 16 vjet shtet i pavarur, Bardhi: Rrugëtim i ngritur mbi sakrifica, sfidat zgjidhen me mbështetjen e aleatëve
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se sfidat e Kosovës do zgjidhen me mbështetjen e partnerëve strategjikë.“16 vjet shtet. Një rrugëtim i ngritur mbi sakrifica. Kosova është krenari e çdo shqiptari dhe burim sh
17 Shkurt, 10:43 -
16-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Nikolla: Kosova prioritet i Shqipërisë, dialogu me Serbinë rruga e vetme drejt paqes
Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndarë një mesazh urimi. Nikolla shkruan se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, ndërsa thekson se dialogu mes Kosov&
17 Shkurt, 09:47 -
VIDEO/ 16 vjet e pavarur, ministri Hasani: Festojmë sot lirinë e Kosovës, Shqipëria gjithmonë krah saj
Ministri i jashtëm Igli Hasani uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa shkruan se Shqipëria do jetë gjithmonë krah saj.Krahas urimit, Hasani ka ndarë edhe një video me momente nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe momente nga mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Shqipërisë.
17 Shkurt, 09:39 -
16-vjetori i Pavarësisë, Basha: Kosova ka ende sfida, me mbështetjen e partnerëve do ia dalë me sukses
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Kosova ka ende sfida përpara, por me mbështetjen e partnerëve
17 Shkurt, 09:35